Recension: VIDEO: Detaje ekskluzive për materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë

ВДИЕО-Ексклузивни-детали-за-материјалите-со-кои-се-фалел-Заев-дека-ќе-ја-сруши-владата-Press24-crop-resize

 

Në këtë artikull, ekskluziv është vetëm titulli. Edhe pse me të paralajmërohen detaje nga “materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë”, nga ato detaje nuk ka asnjë gjurmë. Teksti bazohet vetëm në supozime dhe në teoritë e dy gazetarëve, të cilët me mendimet e tyre i shprehën në emisionin debativ në RTM, si dhe në deklaratat e burimeve anonime nga LSDM-ja. Për shkak të kësaj, vërtetësia e pretendimeve nuk mund të konstatohet.

ВДИЕО  Ексклузивни детали за материјалите со кои се фалел Заев дека ќе ја сруши владата   Press24Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Detaje ekskluzive për materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015

Data e recensionit: 04.02.2015

Recensuese: Аna Аnastasovska

Ky tekst bën pjesë në serinë e artikujve të cilat këto ditë iu servuan publikut në Maqedoni, përplot me spekulime për materialet e pretenduara, gjegjësisht “bombat” me të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, i është kërcënuar kryeministrit Nikolla Gruevski, për ta detyruar të formojë qeveri teknike. Edhe pse akoma me siguri nuk është vërtetuar se a ekzistojnë ato materiale dhe çka përmbajnë ato, mediat menjëherë u vërshuan me teori nga më të ndryshmet. Autori i këtij teksi, me titullin bombastik, paralajmëron detaje nga materialet e Zaevit, mirëpo duke e lexuar artikullin, lexuesi e ka të qartë se nga ato materiale nuk ka asgjë.

“Thënë në mënyrë metaforike, Zaevit dikush i ka dhënë bazukë. Dhe në vend që të shkojë të gjuajë, ai në mëngjes e merr bazukën dhe shkon nëpër mëhallë, shëtitën, lavdërohet, dikujt ia ka djegur vetëshërbimin. Dhe tani kur vjen radha të vijë me bazukën para kryeministrit dhe të thotë: arma është këtu, ose do të të vras ose pushtetit i ka ardhur fundi – ai nuk di çka të bëjë”, deklaroi redaktoi i Sitell-it, Dragan Pavlloviq Llatas, për RTVM-në.

Nga pjesa hyrëse e artikullit shihet se janë përcjellë qëndrime dhe mendime të redaktorit të televizionit “Sitel”, i cili mori pjesë në emisionin debativ “Akcent” në RTVM, të emituar më 1 shkurt 2015, në temën aksioni “Grushtshteti”. Në këtë pjesë të debatit, nga e cila është dhënë edhe një video-inçizim,  është e qartë se nuk ka asnjë detaj nga materialet të cilat gjoja i posedon Zaevi, por vetëm supozime, dhe, siç thotë vetë Llatasi, paraqitje metaforike të situatës.

Teksti përmban edhe deklarata të transmetuara nga një gazetë tjetër, nga burime anonime të LSDM-së, të cilat kanë vërtetuar se inçizimet dhe materialet qenkan të sistematizuara në gjuhën angleze dhe se me to Zaevi u është kërcënuar atyre dhe kryeministrit.

“Më tha – mos merr hov, rri urtë që të mos pendohesh, edhe ti je në këto materiale, prit, ngadalë, do t’i rrëzojmë, gati janë nga kjo që e kemi nga të huajt – thonë kandidatët për deputetë nga lista e LSDM-së.”

Vetë fakti se bëhet fjalë për burime anonime, e vë në pikëpyetje vërtetësinë e deklaratave. Në fakt, këto deklarata lehtë mund të vlerësohen si të pavërteta për shkak se prapa tyre nuk qëndron ndonjë emër dhe mbiemër konkret, e as për to nuk ka konfirmim nga LSDM-ja.

Në situatat e këtilla, siç është tani aksioni aktual “Grushtshteti”, shumë lehtë është të spekulohet dhe të publikohen informata të paverifikuara që të tërhiqet numër sa më i madh e lexuesve. Mirëpo, duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit, gazetarët duhet të përmbahen nga senzacionet dhe të presin ndonjë person ose organ zyrtar të publikojë disa detaje konkrete. Gjithçka tjetër që pbulikohet në bazë të supozimeve dhe të deklaratave nga burimet anonime, lehtë mund “të bjerë në ujë” dhe të vlerësohet si e pavërtetë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari