Recension: Venizelos pas një muaji në Shkup: Dëshiron të tregojë sukses si ministër

TELEGRAF-MK-www_telegraf_mk_aktuelno_96763-venizelos-crop-resize

Ende nuk është konfirmuar data kur ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski do të jetë nikoqir i kolegut grek kah fundi i shkurtit. Nga MPJ për “Telegrafin” thonë ndoshta kah fundi i shkurtit ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski do të jetë nikoqir i kolegut grek.”

Portali me një hyrje të qetë sjell lajmin për njërën nga surprizat më të mëdha në skenën e politikës së jashtme në rajon: vizita e politikanit të lartë grek në Maqedoni. Lajmi është relativisht i saktë në aspekt të asaj që e kanë redaksitë e tjera, që do të thotë se ekziston diçka “nga dora e parë”, kurse në të njëjtën kohë ka tentim të qartë që lajmi të pasurohet me jehonë nga fqinjësia, vendi prej ku vin Venizelosi.

Ky artikull është një shembull se si duhet të trajtohen temat e politikës së jashtme, pa bërë përpjekje shtesë në këtë fushë, të paktën nga mediumet.

Linku deri te artikulli origjinal: Venizelos pas një muaji në Shkup: Dëshiron të tregojë sukses si ministër 

ВЕНИЗЕЛОС ЗА ЕДЕН МЕСЕЦ ВО СКОПЈЕ_ Сака да покаже успех како министер Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 12:42

Data e recensionit: 28.01.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Mund të thuhet se lajmi i “Telegraph-it” duhet të pranohet me saktësi të madhe, që, duke qenë se kjo është një çështje delikate si marrëdhëniet maqedonase-greke, është një hap i mirë përpara. Në njoftimet e mediumeve tjera vetëm thuhet  se Venizelos do të udhëtojë në pesë destinacione në rajon – Beograd, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup.

Burimet e informatave: Mediumi thirret në burim të MPJ. Këtë e kontrollon në kontekstin, tajmingut më pak të saktë  për vizitën dhe duke u thirrur në analistin Ioanis Mihaletis përtej kufirit, që është një udhërrëfyes shumë i përzgjedhur profesionalisht për arritur deri te e  vërteta.

Përmbajtësia: Interesant është krahasimi i pritjeve për këtë vizitë, nga citimi shumë simptomatik i Venizelosit, i cili ka deklaruar se në Shkup vjen si kryesues i Këshillit të BE-së, por nuk harron se është zëvendëskryeministër i qeverisë greke dhe ministër për punë të jashtme. Kjo konfirmon se bisedimet do të jenë “të vështira”, me çka mediumi shmang të komentoj çfarëdo që të jetë, duk eja lënë këtë lexuesit.

Prania e komentatorit grek gjithashtu është shumë e rëndësishme, për arsye se, ai ka emëruar me thjeshtësi analitike – qëllimin e vizitës dhe të arriturat. Pra, lajmi përhapet në një tekst begatë dhe interesant.

Anshmëria: Teksti absolutisht është nivelizaur mirë –  informon, nuk komenton, jep mundësi të nuhatet qëllimi i vizitës së Venizelosit, por nuk vihet “kripë në plagë të hapur”.

Një devijim i vogël në këtë drejtim është ndarja nga deklarata e Venizelos mes dallimeve për çështjen e emrit midis politikanëve shqiptarë dhe maqedonas në vend dhe për “pseudo gjuhën tonë” bullgarët të cilët nuk e njohin. Kjo me siguri se mund të japë një nxitje për ata që e kundërshtojnë vizitën, të cilët tashmë janë “ngritur”. Deklarata sigurisht se ekziston, edhe pse ajo mund të jetë më e dobishme në disa forma të tjera të gazetarisë, ku do të bëhet një qasje më e  plotë dhe objektive.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti ka nënshkrim dhe është e qartë se është autorial dhe sipas shenjave tjera.

Kualiteti i titullit: Titulli mbithekson rëndësinë e një prej objektivave të mundshme të vizitës, duket më pak e rëndësishme. E para Venizelos vjen me bagazh ndërkombëtare që duhet të jetë në dorë si përfaqësues i vendit – kryesues i BE-së. Më pas këtu, janë kushtet e komplikuara për përparim të integrimit në rajon (duke përfshirë edhe Serbinë, edhe pse ajo ka bërë progres), kurse titulli se donë të bëhet i “rëndësishëm” në marrëdhëniet maqedonase-greke nuk është i mundshëm në një formë të tillë të theksuar, për arsye se i gjithë teksti tregon se nga ku mision paraprakisht nuk duhet shumë të pritet!

Fotografia: Teksti përmban tri fotografi, nga të cilat dy janë portrete nga mysafiri i ardhshëm. Njëra nga ato e jep karakterin, personalitetin e Venizelos, e dyta është më zyrtare, ndërsa e treta më ilustrative, tregon tryezë bisedimesh me flamuj të BE-së dhe të dyja vendeve, me çka artikulli bëhet më kolorit.

Përfundimi:  Ndoshta siç dihet, në pritje të vizitës u paraqit një organizatë joqeveritare, e cila është e përbërë nga emra të shquar të jetës kulturore dhe publike në përgjithësi të cilët njoftuan protesta dhe kërkuan qeverisë të mos lejojë hyrjen e Venizelos. Prandaj këto tekste me konotacione të ndryshme e pasurojnë hapësirën tonë me një qasje normale, të qëndrueshme diplomatike. Për fat të keq, nuk ka përpjekje të tilla nga mediume të tjera.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.