Recension: Vëllezërit muslimanë në çarshinë e Shkupit

Муслимански-браќа-во-скопската-чаршија-Република-Online-2013-11-30-08-38-33-crop-resize

Pika nismëtare gazetareske kur shkruhet ndonjë tekst dallon shumë. Në qoftë se ka elemente të reja të mjaftueshme e poashtu edhe elemente të reja kontraverze, të cilat gjatë përpunimit të tekstit do të mbështeten me burime dhe argumente adekuate, teksti vetëvetiu do të vendoset në letër, kur flasim për tekst gazetaresk të publikuar në magazin të shtypur javor. Por, nëse teksti mbështetet vetëm në dëshira dhe në motive pa burime adekuate dhe argumente që mund të vërtetohen, atëherë fitoni një tekst, të cilin sado që ta shtrini ne letër, sa do që të përpiqeni ta “ngjitni” në të, ai do të mbetet tradhëtar i të gjitha dobësive. Tema e këtij teksti është një nga temat kujdestare kur gazetarët mendojnë se mund të luajnë me arki-frikat dhe kur mendojnë se tekstet e tilla “nuk do të lexohen” si abetare e klasës së parë.

Муслимански-браќа-во-скопската-чаршија--Република-Online-2013-11-30-08-38-33Linku deri te artikulli origjinal: Vëllezërit muslimanë në çarshinë e Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2013 në botimin e shtypur të magazinit, 12.11.2013 në botimin onlajn

Data e recensionit: 30.11.2013

Recensues: Zoran Bojarovski 

Vërtetësia: “Së pari të shohim se çka ndodh te ne, e pastaj edhe ndikimin që vjen nga Lindja e Afërt, Afrika Veriore dhe Azia e Vogël…” thotë autori i tekstit. Epo ta shohim, thotë lexuesi i këtij teksti. Dhe çka shohim kur do ta lexojmë: se “vëzhguesit e kujdesshëm dhe krejtësisht të zakonshëm akoma nuk e kanë parë shenjën “r4bia” në muret e Çarshisë së vjetër…” dhe se në hapësirën Çair-Jaja Pasha-Çarshia e vjetër “ndodh diçka keqndjellëse” për shkak se shetiten djem me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtëa dhe të gjelbra, të cilët mund të vërehen në “pjesën ku shitet teknikë e llojllojshme” se si e lexojnë Kuranin e shkruar në gjuhën arabe. E çka tani? A i mjafton kjo dikujt që të fitojë pasqyrë reale për “çmendurinë egjiptase” dhe “organizatën e rrezikshme”? Gjithsesi, posaçërisht të fuqishme janë konstatimet gazetareske se radikalët muslimanë veçanërisht mund të vërehen në “pjesën ku shitet teknikë e llojllojshme” dhe se e lexojnë Kuranin në gjuhën arabe. A mjafton kjo që ky tekst të përfundojë me një fjali frikësuese siç është “Nga fituesi i asaj lufte varen shumë punë në Ballkan”.

Burimet e informatave: Nëse përjashtohen burimet në internet dhe identifikimi i gabueshëm i njërit nga ekspertët të cilëve u referohet autori (shih në pjesën “Përmbajtësia”), ky tekst nuk ka burime relevante dhe të identifikuara. Ka edhe një floskulë të zakonshme kur janë në pyetje tekstet e këtij lloji “bashkëbiseduesit tanë nga rrethet zbuluese…” . Thjesht, burime tejet sipërfaqësore. Nëse, nga ana tjetër, bëhet fjalë për burime me të vërtetë reale, konstatimet e tyre se në skenë është duke u zhvilluar një luftë për pushtet ndërmjte të maturve dhe ekstremistëve dhe vlerësimi i tyre se është “diskutabile se me çfarë suksesi e bëjnë atë (еkstremistët v.j.), janë akoma larg asaj për të konstatuar se ballafaqohemi me “çmenduri” dhe me “organizatë të rrezikshme”.    

Përmbajtësia: Nëse e përjashtojmë përkrahjen e theksuar të publikut konzervativ në Turqi dhe kryeministrit të saj Erdogan për lëvizjen “Vëllazëria muslimane” që është gjerësisht e njohur, argumentet për përmbajtësi të tekstit janë shumë të dobëta. Për shembull, autori i referohet rastit me ish-komandantin e UÇK-së dhe librashitësin Bekir Halimi, i cili pas një bastisjeje nga policia të shpëtisë së tij dhe librarisë, u emrërtua si udhëheqës i degës së “Vëllezërve muslimanë” në Maqedoni. Por, autori harron, ose nuk dëshrion t’i ripërtërijë ato pohime me atë që do të tregonte se kundër Halimit nuk u ngrit padi penale. Për asnjë bazë… Në përpjekjen për të fituar në përmbajtësi e me këtë të jetë edhe më bindës, autori i referohet edhe Don Perlmuterit,  “…profesionist i njohur për simbolizëm, tradita të pazakonshme, vrasje rituale dhe dhunë fetare…”, i cili thotë se simboli “R4bia” nuk qenka simbol i paqes, por i rezistencës… dhe se “prapavija e verdhë e simbolit dhe dora e zezë qenkan sikurse shenja për rrezik në autostradë”. Këtu problemi më i vogël është ajo se Don Perlmuter nuk është mashkull, por femër (Dawn Perlmutter), por se nuk ka asgjë thelbësore në vlerësimin “profesional” të këtij eksperti. Së pari, nënkuptohet se “R4bia” është simbol i rezistencës, e jo i paqes, për shkak se në sheshin Rabia Al Adavija në Kajro, në gusht të këtij viti pati përleshje të ashpra ndërmjet forcave egjiptase të sigurisë dhe ithtarëve të islamit konzervativ të udhëhequr nga lëvizja “Vëllazëria muslimane”. E dyta, si vlerësim për simbolin “R4bia” citohet një pjesë e deklaratës së Perlmuter ku ajo komenton, e kjo nuk është në rregul për dikë që pretendon të jetë në pozitë neutrale, të ekspertit.

Anshmëria: Тоni i gjithë tekstit është fobik në raport me me atë që në botë njihet si islam radikal. Kjo ia hap derën anshmërisë në pozitën e autorit, dhe për fat të keq, kjo nuk mund të fshihet.

Komentimi: Pothuajse nuk ka paragraf pa koment. Më interesante është pjesa ku komenti kalon në leksion: “…Vëllezërit muslimanë janë antipod i perëndimit dhe çdo shqiptar pak më i edukuar e di se çka do të thotë nëse populli i tij futet në konflikt me Evropën dhe SHBA-të”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nëse përjashtohen pjesët që janë “marrë” nga interneti, teksti është origjinal – i tillë siç është.

2013-11-30 21-51-29
Насловницата на текстот објавен во печатеното издание

Kualiteti i titullit: Vëllezërit muslimanë në çarshinë e Shkupit” ështëë një titull tendencioz nëse merret parasysh se sugjeron sе në Çarshinë e vjetër të Shkupit vepron lëvizja “Vëllezërit muslimanë”. Kjo me asgjë nuk është bazuar në tekst. Aq më tepër, manipulim plotësues ka në gjithë pjesën hyrëse të tekstit origjinal që është publikuar në botimin e shtypur të magazinës. Këtu përfshihen mbititulli (Çmenduria egjiptase përhapet nëpër Maqedoni), dhe nëntitulli (“Kjo organizatë e rrezikshme….) ku ka edhe çmenduri edhe rrezik. Në këtë mënyrë, kjo pjesë, aspak nuk është proporcionale me përmbajtjen e tekstit ku konstatuam se ka argumente të pamjaftueshme për t’i mbështetur tezat e titullit. Përveç kësaj, në këtë pjesë ka edhe koment.

Fotografia: Ilustruese për një pjesë të pikave për të cilat shkruan autori. Nuk janë të nënshkruara, as që është përmendur burimi prej ku janë marrë.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë të drejtpërdrejtë të urrejtjes, por ka pjesë dhe komente të cilat nxisin mostolerancë fetare.

Përfundimi: Shumë delikate është puna e shkrimit të teksteve gazetareske për tema të ndjeshme, siç janë raportet ndërmjet bashkësive fetare dhe çështjet tjera në bashkësitë multietnike siç është e jona, kur shumë relacione ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare janë përplot me frikësime dhe kërcënime reale dhe iracionale. Një mjedis i papjekur, i paemancipuar i bashkësive etnike, ku akoma, në masë të madhe, mbisundojnë memorjet dhe qëndrimet kolektive, kryesisht të mbushura me paragjykime. Pikat e ndritshme indivuale ende janë të rralla dhe në defanzivë para pozicioneve kolektive. Tekstet gazetareske të pamatura, të njëanshme dhe fobike vetëm i thellojnë dallimet dhe i largojnë bashkësitë e ndryshme etnike dhe fetare. Prandaj, mediat dhe gazetarët kanë përgjegjësi të veçantë sa i përket këtyre çështjeve. Në fakt, ndoshta në kushtet tona kjo duket e pamundur, por ja se çka porosit Alber Kamy në një ese të tij për lirinë e gazetarëve në vitin 1939:

“Para baticës së budallallëkut që është duke ardhur, patjetër duhet të kundërviheni me refuzime. Të gjitha detyrimet e kësaj bote nuk mund ta detyrojë shpirtin e pastër të pranojë pandershmëri.” 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.