Recension: UPS, Presidente!!!
Dëshira për senzacionalizëm dhe gjëra të pahijshme mund të vërehet edhe te kjo fotografi që është shoqëruar me një tekst të shkurtër gazetaresk. Foto-informata, poashtu, është publikuar edhe në faqen e parë të të përditshmes.
Linku deri te artikulli origjinal: UPS, Presidente!!!
Data dhe koha e publikimit: 26.09.2013
Data e recensionit: 30.09.2013
Recensues: Тoni Dimkov
Vërtetësia: Faktet në informatën e publikuar janë të sakta. Teksti gazetaresk është nxjerrë nga fotografia, por theksi është vënë në një detal që esencialisht nuk është i lidhur me ngjarjen kryesore. Renditja e fakteve sipas rëndësisë së tyre bëhet me një logjikë të shtrembëruar, tinzake.
Burimet e informatave: Në lajmin e shkurtër është potencuar se infortamën e “transmetojnë protalet shqiptare”. Nuk janë theksuar emrat e portaleve (burimeve), e as se a bëhet fjalë për portale nga Republika e Shqipërisë, ose për portale që publikojnë informata në gjuhën shqipe, e që gjenden në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose në ndonjë vend tjetër. Nga teksti nuk mund të konstatohet vërtetësia e thënies se shumë portale e kanë publikuar këtë informatë.
Përmbajtësia: Teksti dhe fotografia e publikuar aspak nuk kanë për qëllim që objektivisht të informojnë për thelbin e ngjarjes. Në artikull ka shtrembërim të arsyes së vërtetë për ndjekjen e informatës dhe fokusi është vënë në një detal që është jashtë kontekstit të ngjarjes. Nuk mund të përcaktohet se cilit zhanr i takon kjo informatë dhe vështirë është të sqarohet se abëhet fjalë për lajm agjencie apo për foto-lajm. Është e qartë se qëllimi ka qenë të shkaktohet senzacion. Informata nuk fsheh fakte, por zbulon fakte të pahijshme të cilat nuk duhet të jenë me interes për publikun. Edhe pse kjo informatë ka të bëjë me person publik, është shkelur në mënyrë të pahijshme privatësia e personit.
Komentimi: Në artikull nuk ka elemente të drejtpërdrejta të komentimit, por publikimi i tij mund të kuptohet si koment për veshjen e një personi publik.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Është vështirë të përcaktohet se a është marrë teksti së bashku me fotografinë, ose është shkruar në bazë të fotografisë. Të dy skenarët janë të mundshëm, ndërsa asnjëra nuk ka nënshkrim autorial.
Kualiteti i titullit: Titulli thërret në senzacion. Nuk informon për përmbajtjen e tekstit, por është përpiluar që ta tërheqë vëmendjen te fotografia. Ndoshta titulli është menduar mirë, por ai është përdorur në drejtim të gabuar. Lëshim serioz te titulli është bërë me përdorimin e shkrimit latin dhe gjuhës së huaj. Sipas Ligjit për përdorimn e gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë është gjuha letrare maqedonase dhe alfabeti i tij cirilik. Me qëllim që të mbrohet, të avancohet dhe të pasurohet gjuha maqedonase, mediet nëpërmjet shtypit radios dhe televizionit duhet ta nxisin kujdesin për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe t’i shmangen përdorimit të shprehjeve të huaja.
Fotografia: Fotografia është objektive, e vërtetë dhe është bërë në vendin e ngjarjes. Nga aspekti i fotoraportuesit detyra është kryer në mënyrë profesionale. Manipulimi me fotografinë ndodh më pas, duke e afruar (zoom) një detaj në fotografi dhe e duke intervenuar në vetë fotografinë. Nuk është theksuar autorësia as e autorit të fotografisë, as e autorit të intervenimit. Tendencat për senzacionalizëm në radhë të parë janë shprehur me intervenimin e mbi fotografinë.
Gjuha e urrejtjes: Тeksti nuk përmban gjuhë të urrejtjes, as që nxit diskriminim, por në mënyrë indirekte bën përpjekje për diskreditim të një personaliteti politik. Zbulimi i “veshjes së brendshme” të politikanëve më shpesh bëhet që të nënçmohet personaliteti i tyre. Dëshira për ta zbuluar privatësinë e tyre më shpesh lidhet me dëshirën për të shkaktuar senzacion. Shijet janë kategori etike për të cilën më shpesh gjykon publiku, në këtë rast, me reagime negative për tekstin e publikuar.
Përfundimi: Njëri nga parimet kryesore të sjelljes së gazetarëve është që gjatë transmetimit të informatave t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale. Është detyrë dhe obligim i gazetarëve që të përpiqen ta pengojnë shtrembërimin e lajmeve. Me rolin e tyre në shoqëri, gazetarët duhet ta mbrojnë dinjitetin e personaliteteve për të cilët shkruajnë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari