Recension: Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrim politik

FireShot-Screen-Capture-152-Н-I-NetPress-netpress_com_mk_nemirite-vo-gjorche-dobivaat-2-crop-resize

 

Recensojmë një tekst në të cilin për trazirat në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, të cilat ndodhën pas vrasjes së maturantit Angele Petkovski, janë akuzuar opozita dhe LSDM-ja.

“Grupet e tifozëve të cilët janë nën kontroll të opozitës dhe të Lidhjes socialdemokratike janë pjesë e protestave që në këtë moment janë duke u zhvilluar në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit… me qëllim që të shkaktohet përleshje me policinë”…..

FireShot Screen Capture #152 - 'Н I NetPress' - netpress_com_mk_nemirite-vo-gjorche-dobivaat 2Linku deri te arikulli origjinal: Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrim politik

Data dhe koha e publikimit: 20.05.2014, 21:25

Data e recensionit: 21.05.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

SI RAPORTOHET NGA DEMONSTRATAT DHE PROTESTAT

Puna e parë dhe më e rëndësishme të cilën duhet ta ketë parasysh gazetari kur raporton për protesta, demonstrata dhe trazira është: se ai atje nuk është dërguar nga redaksia që të marrë pjesë në demonstrata dhe të gjykojë se kush është në të drejtë, por të raportojë nga ngjarja dhe ta pasqyrojë në mënyrë sa më reale, duke u bazuar në fakte, burime të sigurta, biseda transparente me pjesëmarrësit, duke e ndjekur me kujdes atmosferën, transparentet dhe ikonografinë gjithë ngjarjen para publikut. Me një fjalë, ngjarjet e këtilla gazetari duhet t’i ndjekë “nga lartësia”, pa bërë tifo dhe pa mbajtur anën e dikujt.

Në këtë rast është bërë mu e kundërta. Nuk ka deklarata nga pjesëmarrësit, nuk ka deklarata nga policia, nuk ka komunikatë zyrtare nga MPB-ja se tubimi ësht keqpërdorur për qëllime politike. Ka vetëm manipulim dhe spin me qëllim që të akuzohet dhe të satanizohet opozita dhe LSDM-ja.

 “më agresivët, ata që më së shumti provokojnë janë të njohur si pjesë e grupeve të tifozëve që kanë lidhje të afërta me socialdemokratët”… Lexuesit nuk kanë konfirmim në bazë të të cilave fakte është konstatuar kjo dhe a ka mundësi kjo të dëshmohet që të merret si informatë e vërtetë.

 

KONSTRUKSIONI NUK ËSHTË E VËRTETA

“Grupe që janë nën kontroll të opozitës dhe të Lidhjes Socialdemokratike janë pjesë e protestave, përpiqen të shkaktojnë konflikt me zyrtarët policorë me qëllim që protestat të shndërrohen në protesta të dhunshme dhe të eskalojnë”… Këto janë akuza serioze pa argumente, me qëllim të vetëm që të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në ngjarje të amnestohen nga përgjegjësia dhe faji, me konstruksione në tekst, t’i hidhet opozitës si faktor që e destabilizon shtetin. Nga fotografitë e bashkangjitura nuk shihet ikonografi partiake e LSDM-së ose e opozitës në bazë të së cilës gazetari ka mundur të nxjerrë një përfundim të këtillë. Kjo çon në përfundimin se informata nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për manipulim.

Ka edhe akuza të tjera serioze dhe të rënda në llogarit ë opozitës të cilat me asgjë nuk mund të dëshmohen: …”Direktiva dhe instruksione partiake të cilat me çdo çmim duhet të shkaktojnë përleshje me policinë dhe se në protestë janë të pranishëm me të vetmin qëllim që të shkatktojnë përleshje me policinë, të krijohet incident i cili pastaj do të mund të shfrytëzohej për qëllime partiake”…

Thuhet se demonstrantët kanë ardhur me direktiva partiake, e nuk sqarohet se kush i ka dhënë ato, a kanë marrë demonstrantët instruksione me shkrim deri te të cilat gazetari ka mundur të vijë, dhe nëse është ashtu, është dashur që në mënyrë eksplicite ta citojë porosinë nga direktiva partiake.

Nuk e përjashtojmë mundësinë që në mesin e demonstrantëve të ketë pasur pjesëtarë të grupeve të tifozëve ose të grupeve të tjera të cilat janë vërejtur edhe në tubimet partiake të opozitës, por në gjithë këtë ngjarje ajo është periferike, për shkak se në këtë rast me asgjë nuk e kanë treguar ose demonstruar përkatësinë ose simpatitë partiake ndaj ndonjë opcioni të caktuar politik.

 

“NJOFTIM” I DISTRIBUAR

Është i qartë koordinimi në transmetimin e raportit identik në të gjitha mediat proqeveritare, të cilat edhe në këtë rast në mes rreshtash i qërojnë hesapet edhe me kolegët e tyre: …“Edhe nëpër media u paraqitën tituj që bazohen në dezinformata se paska 50 të lënduar… ndërsa të dhënat zyrtare flasin se policia përpiqet ta mbajë nën kontroll dhe se nuk ka qytetarë të lënduar”…  Nëse këto informata janë zyrtare, është dashur të theksohet se prej ku janë marrë (policia, ndihma e parë, spitali).

Ky raport është publikuar i pari, një orë pas fillimit të trazirave, e pastaj është transmetuar si “komunikatë” në të gjitha mediat e afërta me pushtetin aktual, me ndryshime të vogla vetëm në titull:

A u përzi politika në protestat në Gjorçe,

Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrim politik,

Trazirat në Gjorçe fitojnë ngjyrë politike,

A u përzi politika në protestat në Gjorçe

A duhet t’i besohet kësaj informate – me çka dhe me cilat fakte media i mbështet këto teza. Nuk ka burim, nuk ka faktografi, nuk ka deklarata të dëshmitarëve okularë, në fotografi nuk mund të vërehet ikonografia partiake që do të çonte në këtë përfundim. Bëhet fjalë për manipulim të pastër, që të hiqet përgjegjësia për atë që ndodh dhe të fitohen pikë politike.

…”Të pranishmit në protestë thonë se vazhdimisht dëgjohen direktiva dhe instruksione partiake”…
Raporti gazetaresk duhet të bazohet në të vërtetën, e vetë teksti në fund zbulon se është bazuar në burime jo të sigurta: …“Në protestë vazhdimisht dëgjohen spekulime dhe dezinformata politike”…

Është keqpërdorur profesioni për qëllime politike që të manipulohet me qytetarët në një moment të ndjeshëm. Gazetaria është veprimtari komunikative, porositë e së cilës për çdo ditë arrijnë deri te lexuesit. Me këtë përgjegjësia për informatën e transmetuar është e madhe dhe në përputhje me këtë, gazetarët me të drejtë prezantohen si fuqi e shtatë, por ajo “fuqi” duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe të së vërtetës.

Nuk është respektuar neni 1 i Parimeve kryesore dhe vlerave etike të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Neni 1.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.