Recension: Të falimentuarit optimistë se këtë herë do të kompensohen

ALFA-TV-www_alfa_mk_News_aspx_ID69493_UtirZBBdUXF-crop-resize

Tekstin që e kemi para nesh me titullin “Të falimentuarit optimistë se këtë herë do të kompensohen”, sugjeron  se të gjithë të falimentuarit në vend kanë shpresa se propozimi i fundit i qeverisë do t’i japë fund golgotës së tyre shumëvjeçare. Megjithatë, materialin që e shqyrtojmë fsheh informacion të rëndësishëm. Në të vërtetë, në pjesën shtesë janë dhënë deklaratat e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe ish-kryetarit të Shoqatës së punëtorëve të falimentuar. Por, nuk ka asnjë fjalë për të falimentuarit e Kumanovës dhe të Koçanës, të cilët nuk janë të kënaqur me zgjidhjen e ofruar dhe dyshojnë se ajo është një dredhi parazgjedhore. Reagimin e tyre e transmetuan një pjesë e mediave  dhe ajo i jep një pamje tjetër tregimit.

FireShot Screen Capture #185 - 'ALFA TV' - www_alfa_mk_News_aspx_ID=69493#_UtirZBBdUXF

Linku deri te artikulli origjinal: Të falimentuarit optimistë se këtë herë do të kompensohen

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2014, 16:30:21

Data e recensionit: 17.01.2014

Recensues: Olivera Vojnovska 

Vërtetësia: Në pjesën shtesë me saktësi janë dhënë deklaratat e ministrit Spasov dhe të Stojanovit. Megjithatë  mungon  deklarata e kryetares së Shoqatës së të falimentuarve “Unit” nga Kumanova, Lilijana Gjorgjieva:

Gruevski nga matematika di vetëm pjesëtimin, përsëri  do të zhgënjehemi, si me zgjidhjen paraprake ligjore! Atëherë u deklarua se janë zgjidhur të gjitha rastet deri në vitin 2004, mbetën punëtorët CIK-ut, “Kiro Fetak”, nga shumë organizata bujqësore dhe firma tjera. Sipas ndryshimeve të reja ligjore amendamenteve të reja, përsëri merren në konsideratë punëtorët të cilët kanë punuar në firma shtetërore, apo firma me kapital kryesisht shtetëror. Por në shumë raste, shteti më vonë zyrtarisht ka dalë nga struktura e kompanive dhe tani ata thonë se nuk kemi të bëjnë asgjë me këto kompani. Mirëpo, nuk është ashtu! Edhe kësaj radhe kryeministri i ndanë punëtorët e falimentuar.  Ne jemi 6.000, kurse ai vazhdimisht flet për 3000 punëtorë të falimentuar dhe atë se do të kompensojë vetëm ato që janë nga firmat shtetërore. Bëhet fjalë për marketing parazgjedhor dhe është për të ardhur keq se një kryeministër në këtë formë sillet ndaj nesh”.

Mungon reagimi i koordinatorit nga dega shoqatës “Unit”, Angel Arsov.

Për qytetin e Koçanit,  në qytetin tonë, në listë janë 529 punëtor të falimentuar, kurse me këtë propozim ligj nuk është përfshi asnjëri nga ato. Pra, e gjithë kjo është vetëm për periudhën e Nikolla Gruevskit, edhe pse ai e përmend vitin 2004, vlen për firmat e Shkupit, si Eurokompozit, EMO, Ohis, fabrika e lëkurës Kumanovë, ja pra këto janë 3000. Ata punëtor të falimentuar të cilët janë para vitit 2004, asnjë nuk do të përfshihet dhe shumë jemi të revoltuar” 

Në artikull janë prezantuar edhe përshtypjet e dy punëtoreve të falimentuara. Është e qartë se njëra nuk është optimiste, por haptazi thotë:

“Nuk shpresoj se do t’i marrim paratë”.

Që mund të shihet edhe nga inçizimi televizivi (pjesa tonike). Poashtu, ajo aspak nuk thotë se

“me paratë, sipas të gjitha gjasave do të mund të hapin biznesin të vetin ose diçka tjetër”, 

siç është shënuar në deklaratën e saj në ueb-faqen e televizionit.

Burimet e informatave: Burimi i informatës është ministri Spasov me ish-kryetarin e Shoqatës së punëtorëve të falimentuar, si dhe deklaratat e dy punëtoreve të falimentuara.

Përmbajtësia: Kontributi vetëm në dukje i ka përfshirë të dyja palët. Pala e dytë është prezantuar nëpërmjet ish-kryetarit të Shoqatës së punëtorëve të falimentuar, Stojanov. Nga Shoqata e të falimentuarve “Unit” e problematizojnë pjesëmarrjen e tij në takimin me ministrin Spasov. Kështu, qëndrimi i Stojanovit nuk mund të trajtohet si qëndrim i të gjithë të falimentuarve, siç thuhet në titull. 

Komentimi: Formulimi i titullit dhe intonacioni i tekstit tregon për anshmërinë politike në favor të partisë në pushtet.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është nënshkruar me emër dhe mbiemër të autorit.

Kualiteti i titullit: Titulli e përmban poentën kryesore të tekstit dhe manipulon me të vërtetën.

Fotografia: Мateriali është ilustruar me fotografi nga protestat e të falimentuarve, me inserte nga takimi me Spasovin dhe me pjesë tonike nga deklaratat.

Përfundimi: Ky kontribut televiziv tërësisht është vënë në funksion ta lavdërojë propozimin e qeverisë për zgjidhjen e problemit me të falimentuarit. Megjithatë, mediat si krijuese të mendimit publik kanë përgjegjësi të veçantë gjatë transmetimit tët informatave. Është e domosdoshme të ato paraprakisht të verifikohen, e jo t’i marrin dhe t’i plasojnë si të vërtetë të pakontestueshme! Në rastin konkret, një qasje korrekte gazetareske do të nënkuptonte të dëgjohen mendimet e përfaqësuesve të më tepër degëve të Shoqatës së punëtorëve të falimentuar me qëllim që publiku të mos fitojë pasqyrë të shtrembëruar për këto ngjarje.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.