Recension: Studentja vetëvritet para Fakultetit Filozofik

yu-098765-0980-crop-resize

Gazetaria është përgjegjësi dhe asnjë lexues nuk është i obliguar të jetë viktimë e teknikave manipulative për tërheqjen e tij. Në këtë rast në mënyrë skandaloze manipulohet me aspektin e “afërsisë” si kriter për publikimin e një tregimi. Në fakt, që një lajm të jetë i vlefshëm për publikim, duhet të plotësohen disa kritere për “vlerë-lajmi”. Prej këtu edhe del rregulli se sa më afër vendit ku jeton lexuesi të ketë ndodhur ngjarja, aq më i rëndësishëm do të jetë ai lajm për të, më tërheqës për lexim dhe më i dobishëm.

yuLinku deri te artikulli origjinal: Studentja vetëvritet para Fakultetit Filozofik

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2014

Data e recensionit: 18.05.2014

Recensuese: Мirosllava Burns

 

FOTOGRAFITË JANË SHUMË TË RËNDËSISHME

Edhe nga fotografia me të cilën ilustrohet teksti, edhe nga vonesa për ta theksuar lokacionin se ku ka ndodhur ngjarja, vihet në përfundim se lexuesi manipulohet dhe hutohet. Tek në paragrafin e dytë theksohet se vetëvrasja nuk ka ndodhur në Maqedoni, por në Serbi. Është krejtësisht joprofesionale dhe jokorrekte që të ilustrohet Fakulteti Filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, për një rast që aspak nuk ka ndodhur atje. Është obligim profesional që kur raportohet për ndonjë ngjarje, teksti të ilustrohet me fotografi adekuate, gjegjësisht me ofotografi që nuk do të përcjellë porosi krejtësisht të gabuar. Kur shihet ky tekst, mendimi i parë është se vetëvrasja ka ndodhur në Fakultetin Fiolozofik. Tek në pasusin e dytë theksohet lokacioni. Manipulimi i këtillë i qartë menjëherë u vërejt nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale. Tërheqja e pandershme e publikut ndoshta do të sjellë më tepër klikime, por do të bjerë kredibiliteti dhe besimi.

Kur më në fund do të kuptohet se vetëvrasja ka ndodhur në Beograd, nuk mund të arrihet deri te burimi i informatës. Kjo bëhet lehtë në platformat onlajn, ku mund të linkohet infomata origjinale, gjegjësisht lajmi nga media prej ku është marrë.

Studentja ka vendosur të vetëvritet dhe e ka bërë këtë duke qenë në fakultet.

Me këtë shtyrje pretencioze të lokacionit dhe me këtë orientim jopërmbajtësor bëhet manipulim edhe më i madh.

 

KLIKIMET NUK ËSHTË E THËNË TË PARAQESIN GAZETARI TË PËRGJEGJSHME

Titulli është tregim i veçantë për të cilin vlejnë vërejtjet e njëjta sikurse për tekstin. Bëhet fjalë për titull jo të plotë, i cili dezinfomon. Në mënyrë shumë profesionale ka mundur të shtohet “në Beograd” në fund të titullit, por kjo nuk është bërë. Fotografia ka efekt plotësues që e çon lexuesin në interpretim të gabueshëm.

Kur raportohet për vetëvrasjet, kjo duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme dhe pa manipulim. Lexuesit mund të kalohen njëherë përtej detit për t’i çuar në përfundime të gabueshme, por me këtë do ta humbin besimin. Preferohet që kur raportohet për çfarëdo lloj viktimash, të mendohet mirë për pasojat që mund t’i ketë për familjet e të gjithë të involvuarve. Në rastin konkret, si janë ndjerë prindërit e studentëve të Fakultetit Filozofik në Shkup kur e kanë lexuar këtë informatë? Thjesht për çdo lajm, është lexuesi ai që vendos se sa do të lexohet. Jo manipulimet.

SOS_linija_3136-400

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.