Recension: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe!
“Shih Venedikun dhe vdis”, apo ishte kjo për ndonjë qytet tjetër të bukur evropian?! Sido që të jetë, kjo thënie është përdorur për shumë vende deri tash, të paktën unë nuk kam dëgjuar të përdoret për Selanikun. Kemi dëgjuar për: „ Në Selanik një somun një metelik, deri në Selanik qindra somuna “, por jo edhe për atë se “Selaniku është si Venediku”. Pyetni se çfarë lidhje ka Venediku me Selanikun në tekstin konkret. Еdhe unë habitem. Pse? Për arsye se artikulli bën fjalë për Selanikun, kurse në fotografi kemi Venedikun.
Linku deri te artikulli origjinal: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe!
Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 9:05
Data e recensionit: 28.01.2014
Recensues: Vladimir Mirçeski
Vërtetësia: Në përgjithësi teksti që është marrë, është OK. Bëhet fjalë për hulumtim se a shkohet dhe sa shkohet në Selanik për shoping, pasi që edhe në Shkup janë hapur një varg dyqanesh, për të cilët më herët “nisej për në rrugë”. Qëllimi që don të plasohet është se tash në Selanik më tepër shkohet për kafe, se sa për shoping. Do të thonim se për një pohim të tillë ndoshta është e nevojshme të bëhet një hulumtim gjithpërfshirës, por, ajo që është ofruar – bashkëbiseduesit, informacionet e konfirmojnë atë që është thënë.
Burimet e informatave: Nuk ka problem me burimet. Janë përmendur përfaqësues të agjencisë turistike, ka edhe anketë me qytetarët të cilët konfirmojnë se më shumë merak e kanë kafen e Selanikut se sa të shkojnë në shoping.
Përmbajtësia: Mund të thuhet se është korrekte. Kjo është nga ashtu të quajtura leksione të “lehta”, nga njëra anë nuk e kanë barrën “politike, numrat, statistikat dhe të dhënat”, dhe tjera lehtë janë për tu “tretur”. Plus, ka gjithmonë lexuesve të gatshëm, shumica gra, kur përmendet kombinim Selaniku dhe shopingu.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Qartë është vënë në dije se bëhet fjalë për tekst të marr. Por, që të jemi të qartë, shihet se artikulli origjinal nuk është “kopjuar” në tërësi. Aty, këtu ka disa plotësime dhe ndryshime.
Kualiteti i titullit: Siç edh përmendëm, është përdorur një konstruksion “i fortë” me një konstatim të fortë, mirëpo në mënyrë të përshtatshme është mbështetur në tekst. Vetëm se është për tu habitur pikëçuditja në fund. Çfarë është dashur të potencohet?
Fotografia: Këtu vijmë tek arsyeja kryesore pse e recensojmë këtë tekst. Huqe e plotë. Dikush ka parë titullin e tekstit origjinal, në të cilin gjithashtu përmendet kafeja, dhe ka marrë fotografinë që i ka ra në dorë ku ka det deh filxhan. Mosdija dhe nxitimi janë kombinim shumë i keq, i cili ka çuar deri në katastrofë. Megjithatë, nuk është njëjtë të shihet Kupolla në Bazilikën San Marko në Venecia dhe Kulla e Bardhë në Selanik. Gabim i papranueshëm.
Përfundimi: Sapo lexova tekstin origjinal, do të thoja se kopja është më e keqe se sa origjinali e cila, të paktën nëse asgjë tjetër, i ka fotot e sakta.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari