Recension: Shkupjanët mund të flejnë të qetë – MPB-ja e arrestoi vrasësin e njohur

0506-2014-Maxim-Poznat-ubie-crop-resize

Me vetëm një fjali, një qytetar, pa asnjë bazë, është etiketuar si vrasës “i njohur”, e fakti se është arrestuar nga policia, do të thotë se shkupjanët mund të flejnë të qetë. Asgjë në atë fjalo nuk e konfirmon pohimin e dhënë në titull se bëhet fjalë për vrasës “të njohur”, e as se, për shkak të tij në qytet ka mbretëruar pagjumësi për shkak të frikës.

Një veprim krejtësisht i papërgjegjshëm që është rezultat i mospasjes së vetëdijes se madje edhe njerëzit e dënuar nuk janë të privuar nga të gjitha të drejtat dhe se përgjegjësia për këto të drejta të tyre mbetet edhe më tej si obligim për të gjithë, e kështu edhe për gazetarët.

0506-2014-Maxim-Poznat-ubieLinku deri te artikulli origjinal: Shkupjanët mund të flejnë të qetë – MPB-ja e arrestoi vrasësin e njohur

Data dhe koha e publikimit: 05. 05. 2014, 12:52

Data e recensionit: 07. 05. 2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Ajo që është më tragjike është se ky titull, e cili në mënyrë krejtësisht joadekuate i ngjet një etiketë një njeriu, është nxjerrë nga një fjali nga buletini policor, e cila me asgjë, thjesht me asgjë, nuk bën me dije se bëhet fjalë për ndonjë kriminel “të njohur”. Ja fjalia nga buletini, e pastaj vlerësoni vetë:

“SPB-ja Shkup e privoi nga liria 45 vjeçarin Goran G. nga Shkupi, i cili është kërkuar për ta shërbyer dënimin me burg në kohëzgjatje prej nëntë muajsh, për vepër të kryer penale ‘vrasje nga pakujdesia’.”

Nuk ka asnjë element që autori i veprës penale “vrasje nga pakujdesia” të emërtohet si kriminel “i njohur”, e as, që ka elemente që bëjnë me dije se qyteti i Shkupit ka qenë i shqetësuar deri në pagjumësi.

Madje edhe sikur të ketë nevojë që të elaborohet vepra e të akuzuarit, faktet se bëhet fjalë për dënim prej 10 muajsh dhe se bëhet fjalë për vepër penale “vrasje nga pakujdesia”, vetëvetiu flasin se bëhet fjalë për ngjarje me pasoja të vdekjes që nuk janë shkaktuar me paramendim ose me motiv që padyshim ka pasur për pasojë vdekjen e dikujt.

Lartësia e dënimit dhe baza e veprës penale bëjnë me dije se bëhet fjalë për rrethana që zakonisht janë rezultat i ndonjë fatkeqësie komunikacioni me pasoja të rënda, ose për rrethana të tjera, ku, tragjikisht dhe për fat të keq, janë shkaktuar pasoja për vdekje nga pakujdesia.

Por, këtu do ta ndërpresim elaborimin tonë që të mos e bëjmë as për së afërmi gabimin e njëjtë që është bërë në tekstin që e recensojmë – të nxjerrim të përfundime dhe tituj për të cilat nuk ka asnjëfarë baze.

Në raste të këtilla, në qoftë se ndonjë medie dëshiron të elaborojë diçka nga buletini i policisë, atëherë patjetër kualifikimet për rastet e këtilla duhet t’i japë ndonjë person i profesionalizuar ose i autorizuar.

Këtu nuk e kemi këtë, por kemi tallje me fatkeqësinë e njerëzve.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.