Recension: Shilegov e ka përfshirë edhe djalin e tij të mitur në fushatën partiake

25-09876-0099870-crop-resize

Ky tekst meriton të recensohet, të paktën për, të themi, tre arsye formale – shkeljen e qartë të neneve të mëposhtme të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Neni 11

Gazetari do t’i respektojë standardet gjerësisht të pranuara shoqërore të mirësjelljes dhe të respektit për diversitetin etnik, kulturor dhe fetar në Maqedoni;

 

Neni 13

Gazetari duhet të bëjë dallim midis faktit dhe opinionit, lajmit dhe komentit;

 

Neni  16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, nxit solidaritetin reciprok dhe diversitetin e mendimeve dhe nuk do të përdorin medium e tij/saje për pastrim të llogarive me personalitete, duke përfshirë edhe kolegët e tij/saj.

 

Më tej radhiten mungesat kryesore: se më shumë duket si prodhim partiak se sa medial, se në lojën partiake me qëllim përfshihen adoleshentë, se ka përplot mesazhe që janë larg nga të qenit të këndshme, se në disa momente përdoret gjuhë ofendues që i drejtohet një 14 vjeçari – të cilit për “mëkat” i merret ajo se ka komentuar në rrjetet sociale në lidhje me aferën financiare ku është përfshirë një gazetare e njohur televizive dhe fakti se ai i mitur është djali i zëdhënësit të partisë më të madhe opozitare.

2Linku deri te artikulli origjinal: Shilegov e ka përfshirë edhe djalin e tij të mitur në fushatën partiake 

Data dhe koha e publikimit23.01.2014

Data e recensionit25.01.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Shkruan se “Shilegov e ka përfshirë edhe djalin e tij të mitur në fushatën partiake”. Askund nuk dëshmi valide  se babi e ka urdhëruar djalin, edhe pse ai është adoleshent 14 vjeç, prapë se prapë nuk është fëmijë që të përfshihet në aktivitet partiak dhe në Facebok, të pyes dhe të komentoj ku gazetarja është involvuar në aferë financiare dhe ku kanë përfunduar partë që kompania e saj i ka fituar në tender shtetëror. Nuk është e lejueshme që në këtë mënyrë  pretendim serioz që babai abuzuar djalin e tij për nevojat e partisë, duke mos ofruar asnjë argument. Prisni pak, a mundet nga vet fakti që babi është zëdhënës parie, i cili e zbardhi aferën me gazetaren, e ndalon djalin të flas për ngjarje që e prek atë si qytetar e këtij vendi? A nuk ka të drejtë djali të pyes, si qindra të tjerë që pyesin dhe komentojnë në rrjetet sociale? Jo! Ka të drejtë të pyes, mirëpo dikush këtë e problematizon vetëm për shkak të emirit të babait të tij. Besojmë nëse Shilegov nuk do të ishte babai i tij, atëherë postimet e tij do të kalonin pa u vënë re. E këtu “shkaku”. Mbiemri dikujt i është duk interesant, e shfrytëzuar këtë jo vetëm të sulmojë Shilegovin të vjetërin, por edhe më keq, të ofendojë edhe djalin. Nuk besojë se ka prind, sa do që të jetë i lidhur me ndonjë parti, kush do të donte që fëmija e tij, në emër të tij ti udhëheq betejat e e tij partiake. Kështu që jo vetëm nuk ka fakte precize se babai e “përkrahur” djalin, siç shkruhet, të angazhohet në parti, kështu nuk ka arsyetim për formulimet

“Kampanja të tilla të fëlliqura ka pasur edhe më herët, por, askush deri tash nuk ka lejuar që në fushatë për nevojat e veta ti përfshi fëmijët adoleshentë dhe të shpërndajnë qëndrime të partisë së tij, askush deri tek Petre Shilegov, i cili preku fundin e kufijve moral dhe etik të skenës politike publike të Maqedonisë, deri në baltë”

Për arsye se nuk ka konfirmim se janë të vërteta.

Burimet e informataveBurim kryesor i informatave janë postimet në Facebook të adoleshentit nga ku është konstruar i gjithë rasti. Që do ë thotë se nuk është e diskutueshme se djaloshi ka shkruar dhe ka pyetur, çka është edhe e konfirmuar, mirëpo problemi është se me qëllim është spekuluar dhe është dhënë jo vetëm kontekst partiak, por edhe përshtypje të keqpërdorimit prindëror

Përmbajtësia: Të mos ishte aq fyese, përmbajtja do të ishte e verdhë, tablloid dhe për n rubrikën me titull: “Çfarë bëjnë fëmijët e personave të famshëm në kohën e lirë”. Por, konteksti politiko-partiak që i është dhënë artikullit, në asnjë rast nuk bie në kategorinë zbavitje.

“Aq të vogël dhe aq të talentuar për politikën në Maqedoni deri tash nuk ka pasur. Ai e di ku është milioni, por nuk di ku është Ivona … Çfarë do të bëhet me këtë fëmijë kur do t rritet? Kryetar i LSDM-së, të realizojë ëndrrën  e babait të vetë”.

Formulimet e tilla “për nga përmbajtja”, sipas meje janë shumë serioze, që aq lehtë të kalojnë pa asnjë lloj reagimi nga asociacionet gazetareske.

Anshmëria: është prezent në masa të MËDHA. Pahamendje se është nga natyra politike dhe ashër më se dukeshme se aspak, me të vërtetë aspak nuk është bë kujdes në minimum për balancim.

“Fushata e re e SDSM-së për hapje të frontit kah gazetarët dhe mediumet të cilët nuk janë në shërbim të tyre shkoi më tej nga metodat  e tyre të deritanishme dhe manipulimet. Edhe djali adoleshent i zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, 14-vjeçi I.SH. është përfshirë në kampanjën e LSDM-së dhe babait të tij, në Facebook ndanë kualifikime politike dhe nota”.

Por, sikur ndonjëri të tentonte të vinte kontakt me prindin, para se kjo të shkruhej

 

Komentim: Njeriu kur e lexon tekstin, nuk e di se çka është, lajm, raport ose komentim. Mirëpo sipas fjalive:

“Shilegov për propagandat e tij në të cilat nuk ka fakte, por vetëm manipulime dhe  fyerje do të përgjigjet në gjyq. Do të ketë kërkesë për procedurë dhe në dhomën avokatëve, të shihet nëse avokati a mund të ketë funksion paralel publik në parti përderisa kryen punën e avokatit … Do të ketë edhe procedurë penale për vepër penale diskriminim të gazetarëve në bazë profesionale … Do të ketë edhe procedurë tjetër para publikut dhe para vetës, është turp prindëror për përfshirje të adoleshentit në fushatën e tij partiake dhe propaganda”

Del se është komentim, qartë se nuk është thënë sipas normave të Kodeksit të gazetarëve: “Gazetari duhet të bëj dallim në mes të fakteve dhe opinioneve, në mes lajmit dhe komentimit”.

 

Origjinaliteti/Plagjiatura: Од авион се гледа дека текстот е оригинален. Некој седнал и тоа го напишал, со силна доза на извитопереност, но, за жал, на крај не се потпишал.

Kualiteti i titullit: Konstrukti i titullit është i keq, por hiq më pak e keqe se ajo çfarë është shkruar në përmbajtjen.  Çka do të thotë titulli but “paralajmëron” se çfarë pason.

Fotografia: Pranë fotografisë së zëdhënësit të partisë opozitare ja shfrytëzuar postimet e në Facebook të djalit të tij. Mirë, që teksti është larg nga i vëmendshëm, ka pasur vëmendje për identitetin e adoleshentit.

Përfundimi:

Tekst politikisht i motivuar i cili në prapavijë  nuk ka motiv informativ por,  motiv partiak për qërim hesapesh me ato që mendojnë ndryshe edhe atë nëpërmjet fëmijëve të tyre. Me të vërtetë çka mund të thuhet për një artikull që lejon të thuhet:

“Turp. E ulët. Mizore … sa turp dhe mizore për një adoleshentë i cili në mungesë të kuadrove të LSDM-së ka vendosur punën në duart e veta, edhe më turp për babain, gjatë ditës avokatë, kurse pasdite funksioner i LSDM-së – Petre Shilegov”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.