Recension: SHBA-të u tërhoqën – kontesti i emrit u lihet Shkupit dhe Athinës

FireShot-Screen-Capture-062-САД-се-тргна-настрана-спорот-за-името-оставен-на-Ск-crop-resize

Sipas paralajmërimit në titull, tema qendrore me të cilën merret media do të duhej të ishte pozicioni i SHBA-ve në kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lexuesi pret informatë të kuptojë se a është e vërtetë se SHBA-të janë tërhequr nga kontesti i emrit dhe e ka ndonjë sqarim për këtë vendim. Për fat të keq, nuk mund të kuptojë asgjë dhe mbetet i hutuar se a tërhiqen me të vërtetë SHBA-të nga ky kontest ose mbeten që ta prëkrahin procesin.

FireShot Screen Capture #062 - 'САД се тргна настрана - спорот за името оставен на СкLinku deri te artikulli origjinal: SHBA-të u tërhoqën – kontesti i emrit u lihet Shkupit dhe Athinës

Data dhe koha e publikimit: 14.11.2-13 9:22

Data e recensionit: 18.11.2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Nga faktet e theksuara në informatë nuk mund të konstatohet se cila është e vërteta. Lajmi kryesor është se kontesti maqedono-grek për emrin nuk do të jetë në fokus të diplomacisë amerikane, as në mandatin e ndihmës-sekretarit të ri amerikan për Evropën, Viktoria Nuland. Media njofton:

“Në prezantimin e djeshëm të prioriteteve të saj , kontesti maqedoni-grek për emrin nuk do të jetë në fokus”…

Ashtu siç zhvillohet informata më tej, në paragrafin e ardhshëm nga informata e njëjtë kemi deklaratë për Viktoria Nuland, e cila njofton:

…”Gjithsesi do të vazhdojmë ta përkrahim procesin e Nimetz-it, ta mbështesim zgjidhjen e problemit, por vetëm ju mund të merrni vendim përkatës, deklaroi Nuland”.

Në një tekst të madh prej rreth gjashtëdhjetë rreshtash, vetëm kaq i është kushtuar temës që është paralajmëruar në titull. Gazetari pastaj shumë më tepër merret me problemin greko-qipriot, Bosnjën, raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Ukrainën, Lindjen e Afërt… Lexuesi mbetet i varfër për informatën të cilën e pret dhe i hutuar për atë se cila është e vërteta.

Burimet e informatave:
Nuk ka burime të informatave, përveç që në një fjali thuhet:

“Në fjalimin e saj para diplomatëve dhe ekspertëve të mbledhur në Këshillin Atlantik të SHBA-ve, Nuland foli”…

Besojmë se Nulandi ka folur, por si ka ardhur media deri te kjo informatë, a është marrë nga ndonjë medie tjetër, ndoshta autori ka qenë në takimin me diplomatët dhe ekspertët në Këshillin Atlantik të SHBA-ve. Asgjë nuk dijmë.

Përmbajtësia: ЈNuk e kemi përmbajten kryesore që është paralajmëruar në titull. Qëndrimi i SHBA-ve ndaj kontestit për emrin dhe а është e vërtetë se shteti më i fuqishëm në botë tërhiqet nga angazhimi i saj për zgjidhjen e tij. Nga dy konstatime kontradiktore: “Kontesti maqedono-grek nuk do të jetë në fokus të diplomacisë amerikane”… dhe “Gjithsesi do të vazhdojmë ta përkrahim procesin, të mbështesim gjetjen e zgjidhjes” nuk mund të kuptoni se çka ka dashur autori të komunikojë. Në vazhdim të tekstit, nuk ka arsyetim as për konstatimin e parë, as për atë të dytin.

Në vazhdim të teksti, media merret me pika të tjera nerualgjike të Ballkanit, me problemet e Qipros, raportet Kosovë-Serbi, Turqinë… Маqedonia nuk përmendet më. Lexuesi mbetet në dilemë a janë tërhequr SHBA-të nga kontesti ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, ose ai edhe më tej mbetet në fokus, duke pasur parasysh faktin se në pjesën e parë të informatës, lexuesve u komunikohet se Nulandi, megjithatë, ka folur edhe për Maqedoninë. 

Kualiteti i titullit: Titulli është tepër i gjatë dhe në formë të lajmit senzacional. Në tekst nuk ka elemente të mjaftueshme nga të cilat do të mund të nxirrrej një titull i këtillë. Pjesa e parë e titullit është e rrejshme, nuk e dijmë se SHBA-të a janë tërhequr me të vërtetë nga kontesti, ndërsa pjesa e dytë e titullit të gjithëve u është e njohur si konstatim – se kontestin gjithsesi duhet ta zgjidhin Shkupi dhe Athina, këtu nuk ka asgjë të re.

Fotografia: Nëse teksti është raport nga “fjalimi i djeshëm” i Viktoria Nulandit në Këshillin Atlantik të SHBA-ve, ku Nulandi ka folur për më tepër konteste, pritet që ta shohim fotografinë nga kjo mbledhje. Fotografia vetëm me kokën e nidhmës-sekretarit të ri amerikan për Evropën nuk e paraqet atmosferën që e përshkruan media.

Përfundimi: Në ditët e fundit gjithnjë e më tepër flitet për angazhimin e BE-së për zgjidhjen e kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kështu që autori i tekstit sikur ka dashur vetë t’i eliminojë SHBA-të nga kontesti. Këtë nuk e ka konfirmuar me fakte. Nuk kemi burim të informatave dhe nuk e dijmë se çka saktë ka folur Nulandi para diplomatëve dhe ekspertëve në Këshillin Atlantik të SHBA-ve.

Në këtë rast kemi të bëjmë me informatë-raport, e jo me lajm. Nëse sipas defincionit, lajmi vetëm paralajmëron diçka, ndërsa raporti përshkruan ndonjë zhvillim të debatit, ose jep rezultate nga takimi, ne në këtë raport nga Nulandi në Këshillin Atlantik nuk e kemi informatën esenciale ku është Maqedonia. Në raportin nga ky takim, gazetari nuk ka bërë përzgjedhje, nuk e ka ndarë atë që është e rëndësishme nga ajo që nuk është e rëndësishme për Maqedinë dhe për lexuesit. Pjesa më e madhe e tekstit ka të bëjë me angazhimin e Nulandit në zgjidhjen e problemeve në Bosnjë, Kosovë, Serbi, Ukrainë…, ndërsa nuk kemi arsyetim për Maqedoninë, edhe pse ajo si “problem” paraqitet edhe në titull edhe në pjesën hyrëse të raportit.

Gazetari nuk i është përmbajtur parimit kryesor të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë – neni 1:

“Saktësia e informatës duhet të verifikohet aq sa ka mundësi për këtë.”

Nuk është respektuar as neni 4 i Kodit:

“Gazetari do ta përcaktojë burimin e informatave.” 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.