Recension: Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë

Rritet-numri-i-artefakteve-të-vjedhura-nga-Muzeun-e-Maqedonisë-crop-resize

Artikull me titull dezinformues që nuk përkon aspak me brendësinë e informacionit. Ajo që pohohet të ketë ndodhur në titull, mbetet vetëm të supozohet më tej. Askund nuk ceket se numri i artefakteve të vjedhura është ritur. Në prononcimin e policisë vetëm bëhet i ditur numri i përgjithshëm i artefakteve të vjedhura gjatë një periudhe poashtu të pa cekur.

Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e MaqedonisëLinku deri te artikulli original:  Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë

 Data dhe koha e publikimit: 19.11.2013

Data e recensionit: 03.12.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Informatat në këtë artikull mund të mos jenë të vërteta, pasi që ato nuk thiren në burime konkrete. Madje, pas tyre nuk qëndron as një fakt I vetëm që I mbështet dhe kjo të çon të dyshosh se diçka nuk është në rregull me tekstin. Vërehet se ndodh krejtësisht e kundërta, ku autori mund të shpif të pavërteta dhe I implementon ato përgjatë tekstit, duke servuar më pas një informatë të pa verifikuar që thuhet se është liferuar nga burime të policisë.

 Burimet e informatave:  Pohimi kryesor, ai I cili me një pompozitet të madh figuron në titullin e artikullit, nuk arrin të vërtetohet askund. Burimet janë inekzistente. Autori cek se një nga informatat është bërë e ditur nga burimet policore, mirëpo ai nuk jep informata më të hollësishme rreth këtij burimi. Autori madje as nuk ka tentuar përshkruajë burimin sikur anonim. Në këtë frymë, nuk është transmetuar deklaratë e cila pasqyron konstatime e autorit.

Përmbajtësia: Artikulli përbëhet prej dy fjalive të vetme, të cilat nuk mjaftojnë për të kuptuar shumë. Përmbajtja është jashtëzakonisht e reduktuar dhe dështon të sjell informata relevante që I përkasin temës.

 Anshmëria: Anshmëria nuk është prezente në këtë artikull.

 Origjinaliteti/Plagjiatura: Një artikull jo shumë original, dhe atë mu për shkak të përmbajtjes së tij tejet të shkurtër. Ai rezulton si transmetim I një deklarate të vetme anonime. Në tekst nuk është bërë asnjë tentim tjetër për të sjellur informata më detajore.

Kualiteti i titullit: Titulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në titull theksohet se në Maqedoni po shënon rritje numri I artefakteve të vjedhura, ndërsa në tekst bëhet I ditur vetëm numri I përgjithshëm i vjedhjeve të tilla, pa cekur periudhën kohore, vendin etj. Në përgjithësi, një titull joadekuat dhe senzacionalist.

 Fotografia: Këtu janë paraqitur disa artefakte të renditura në një tavolinë. Megjithatë, nuk ka tregues konkret se këto janë artefakte të vjedhur, e aq më pak se numri I artefakteve të vjedhura është në rritje.

 Përfundimi: Këtu bëhet fjalë për një tentim të paaftë për të krijuar lajm nga një informatë e përtypur gjatë kohë dhe jo aktuale . Qasja jo profesionale ndaj informacionit, vërrehet te mënyra se si autori ka trajtuar lajmin. Ai, jo vetëm që nuk ka vazhduar të mbështet artikullin me informata shtesë, por edhe ka bërë interpretim subjektiv të atyre dy reshtave të cilët I ka paraqitur si informata nga burimet policore. E gjithë kjo ka rezultuar me pak fakte dhe shumë senzacionalizëm.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.