Recension: Rritet interesimi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

“Qytetarët tregojnë interesim të madh për blerje të banesës nëpërmjet projektit qeveritar “Blej shtëpi, blej banesë”, të cilën gjë e vërtetojnë rreth 200 paraqitje të qytetarëve të interesuar në gusht, prej të cilëve, vetëm për një ditë janë konfirmuar dy aplikime për blerje të banesës sipas këtij modeli, thonë nga kompania “Adora Inzhenering”, e cila e përkrah këtë projekt”.

Kjo është një pjesë nga artikulli në portalin që është i paramenduar si udhëzues nëpër qytet dhe një lloj përfaqësuesi i aktiviteteve që janë karakteristike për Shkupin. Por, në qoftë se dëshironi të fitoni informata të vërteta dhe të pastra nga interesat politike, do të ballafaqoheni për të bërë përzgjedhje gjatë leximit. Ky tekst është shembull se si kujdesi i tepruar për agjendat propaganduese të qeverisë ndonjëherë përfundojnë me – kundërezultat!

Linku deri te artikulli origjinal: Rritet interesi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

Зголемен интересот за проектот „Купи куќа, купи стан“Data dhe koha e publikimit: 03.09.2013

Data e recensionit: 03.09.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Nuk ka dyshim se autori i tekstit ka pasur mundësi të jetë në kontakt me ato rrethe që kujdesen që ky aksion ekonomik-social i qeverisë së RM-së të ketë sukses. Fundi fundit, ata që janë të interesuar për të blerë shtëpi/banesë, nëpërmjet gjoja beneficioneve që ofrohen për çiftet e posamartuara, gjithmonë duhet të përfundojnë atje ku është instanca e fundit e interesit: te ndërtuesit e kulmit mbi kokë.  

Burimet e informatave: Аutori ka shfrytëzuar një burim të sigurt – “Аdora inzhenering”, njëra nga kompanitë më të mëdha ndërtimore te ne që merret me ndërtimin e banesave dhe e cila e përkrah aksionin e pushtetit në këtë sferë. Është e njohur se kjo kompani ka numrin më të madh të banesave në vend, dhe mu ajo duhet të përfitojë nga veprimi i paradokohshëm i qeverisë – investimi i saj që është 50% e kredisë së atij që merr pjesë në aksion të bëhet e pakthyeshme, gjegjësisht të bëhet një lloj dhurate e pushtetit, që në të njëjtën kohë shkaktoi kontraverza!

Përmbajtësia: Теksti është indikator i parë për atë se sa ky veprim i qeverisë e ka rritur interesin e klientëve potencialë pas dispozitave të ndryshuara. Të paraqiten 200 të interesuar, e vetëm dy të tregojnë interes më të madh për kushtet për të aplikuar, gjithsesi është koeficient i suksesit që lehtë mund llogaritet – 1 për qind! Në tekst thuhet se “interesi është rritur dukshëm” pas kushteve të reja që i promovoi qeveria, por në periudhën paraprake ka pasur 15 marrëveshje, ndërsa pas dispozitave më të volitshme, eventualisht dy!

Domethënë në tekst ka ngatërrim të shumë termeve – paraqitjet në telefon nuk janë ndarë në mënyrë të qartë nga “interesi serioz” dhe çka nënkupton kjo. Ka qenë e domosdoshme të përfshihen edhe investitorë të tjerë në banesa, pa marrë parasysh që “Аdora” është me gjasë ndërtuesi më i madh i banesave në vend dhe gjithsesi firma me kokëdhimbje më të mëdha për shkak të banesave të pashitura. Nuk është e qartë “pozita” as e 16 marrëveshjeve të përmendura – a janë atë nga periudha para se qeveria t’i fusë masat e reja në këtë fushë? Thjesht sikur autori të kishte problem me përmbajtësinë, gjegjësisht me dëshirën që një aksion propagandues të mbështetet me fakte relevante dhe precize.

Anshmëria: Аutori tregon, nëse mund të thuhet ashtu, anshmëri naive ndaj një aksioni të pushtetit, kur me qëllim të mirë e tregon dështimin e përgjithshëm të projektit “Blej shtëpi, blej banesë”. Sipas të dhënave zyrtare,nga 2.000 kreditë e parapara për këtë qëllim janë ndarë 110. Siç mund të shihet, tani ai trend është edhe më i keq, pavarësisht nga qëllimet e autorit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është i pari që e prek këtë temë pas ndryshimit të kushteve nga pushteti dhe gjithsesi është burim i vlefshëm për analizë të politikave qeveritare.

Kualiteti i titullit: Në titull shihet thelbi i matricës së harxhuar propaganduese të aksionit – gradacioni i një aksioni të tipit “shumë, më shumë, më së shumti” ballafaqohet me realitetin e vrazhdë të numrave që gjenden në tekst, e madje mund të duket edhe ironike në raport me promovuesin, zëvendëskryeministrin Stavreski.

Fotografia: Fotografia është e ilustruar, por tregon se si një lagje e re është krejtësisht e zbrazët, edhe pse bëhet fjalë për një sërë ndërtesash të bukura, të sapondërtuara. Askund shenjë gjallërie, gëzimi për banesën e fituar, banorësh që do të jenë ardhmëria e shoqërisë… Edhe fotografia, sikurse edhe titulli, besojmë me qëllim të mirë, e shndërrojnë një reklamë të pushtetit në – karikaturë.

Përfundimi: Nuk ka dyshim se bumi ndërtimor, që ishte edhe njëri nga indikatorët e shumtë të vegjël të pulsit ekonomik në trupin e vdekur të ekonomisë, tani ngulfatet në aneminë e përgjithshme ekonomike dhe sociale. U ndërtuan banesa që tani presin blerës të cilët nuk janë askund. Firmat ndërtimore pa blerës nuk do t’i paguajnë obligimet e tyre ndaj bankave, ato futen në humbje ose në rrethin e harxhimeve të rrezikshme… Kolapsi i aksionit për të cilin, vetëm në vitin e parë qeveria investoi 4 milionë euro për propagandë, sipas të dhënave zyrtare, tani nuk mund të mbulohet në asnjë mënyrë duke shfrytëzuar të dhëna, gjegjësisht fakte. Në këtë kuptim, paraqitja e këtij teksti, nga aspekti shoqëror, madje edhe në një ueb-faqe që ndoshta nuk është ndër më të lexuarat, është shumë e rëndësishme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.