Recension: Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir

22-0987098-098-crop-resize

 

Aman me tituj të këtillë. Qëllimi i tyre i vetëm është ta mashtrojnë publikun nëpërmjet qasjes senzacionaliste, ndërsa përmbajtja, zakonisht, ose nuk ka lidhje ose është jashtë kontekstit, ose, sikurse në rastin konkret, është me “dimension të gabuar kohor”.

2Linku deri te artikulli origjinal: Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2014, 22:48

Data e recensionit: 19.12.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

KUR TITULLI DE MASHTRON PUBLIKUN

Nëse në titull thoni në mënyrë bombastike se “Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir”, e pastaj në një tekst shumë të shkurtër të përbërë vetëm prej dy fjalish sqaroni se bëhet fjalë për një ngjarje nga e kaluara e bujshme e aktorit, atëherë, sipas meje, ky është manipulim i pastër dhe shtrembërim i të vërtetës. Më saktë, kjo është nxjerrje nga konteksti i dimensionit kohë e tashme dhe aktualitet, të cilin çdo lajm, qoftë edhe i shkurtër, duhet ta plotësojë. Është e vërtetë se titulli i mirë e shet informatën, mirëpo këtu nuk bëhet fjalë për këtë. Kemi një konstruksion senzacionalist të titullit që nuk e pasqyron situatën reale. Domethënë, shoumeni e ka “ngrënë” që moti në qytetin e konsujve, mirëpo nuk është precizuar se kur dhe kjo gjithsesi nuk përkon me titullin, i cili, siç thamë, e huton publikun, dhe e çon që të klikojë dhe me këtë ta rrisë numrin e viziatve të ueb-faqes konkrete. Mirëpo, me këtë rast, pala tjetër – publiku shumë shpejt e vëren se është mashtruar dhe është orientuar në një faqe krejtësisht nga gjendja e vërtetë, e cila është se “Aktori nuk është rrahur në Manastir”, por se “është rrahur ndonjëherë në të kaluarën”. Dallimi është shumë i madh, do të thoja me kilometra. Ja se cilat janë udhëzimet e shkollës për gazetari të universitetit prestigjioz “Kolumbia” për krijimin e konstruksioneve të titujve:

Katër imperativet për shkruarjen e titullit:

  • duhet të jetë i saktë;
  • duhet të kuptohet lehtë;
  • duhet ta tërheqë vëmendjen;
  • duhet të jetë në përputhje me tonin e tekstit.

(Paralajmërim gjatë shkruarjes së titujve: Asnjëherë mos lejoni që titujt е lezetshëm, kreativë ta verbërojnë nevojën për saktësi dhe precizitet. Kini kujdes ndaj titujve që kanë domethënie joadekuate.)

Mendoj se u tha mjaft. Nga ajo që u tha më lartë, titulli konkret e plotëson vetëm një kriter – e tërheq vëmendjen dhe asgjë tjetër.

Kjo, nuk është hera e parë, e si duket as hera e fundit, që të paraqiten materiale me tituj tendenciozë, shpeshherë edhe të pavërteta, jashtë kontekstit dhe vetëm me një detyrëа – pa argumente dhe pothuajse në baza të rrejshme t’i mashtrojnë lexuesit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.