Recension: Rrëfimi i një vajze: Si u bëra prostitute e shtrenjtë në Shkup!

ispoved-na-edna-devojka-kako-stanav-skapa-prostitutka-vo-skopje-crop-resize

“Jeni e bukur dhe zakonisht studente në Shkup. Me rëndësi është hyrja në shoqërinë e lartë. Më me rëndësi është se kush është promovuesi-kontakti juaj në atë shoqëri. Në qoftë se jeni shumë e bukur provoni të hynë estradë dhe do të përfundoni në krevatet e politikanëve dhe biznesmenëve të njhour dhe të pasur. Reçeta është e thjeshtë.”

Kjo është vetëm hyrja e artikullit me titull senzacionalist “Rrëfimi i një vajze: Si u bëra prostitute e shtrenjtë në Shkup!”, i cili pa përmendur asnjë burim, lexuesve u ofron një “rrëfim personal dhe reçetë për t’u bërë zonjë VIP”:

“Futja ima në ato qarqe ishte e thjeshtë. Një deputet i një partie të vogël, tip i njohur, ka kërkuar seks me dy femra. Shoqja ime nga Negotina kërkoi ndihmë nga unë, për shkak se ishte vetë, por kishte përvojë të madhe.”

Përmbajtja, stili dhe mënyra në të cilën është plasuar teksti e zbulojnë qëllimin primar që të shokojë dhe ta tërheqë vëmendjen e publikut lexues. Pavarësisht se “gazetaria” e tillë është në kundërshtim me parimet kryesore dhe standardet për përcjelljen e informatave.

FireShot Screen Capture #017 - 'Исповед на една девојка_ Како станав скапа проститутка во Скопје! I За Се' - zase_mk_ispoved-na-edna-devojka-kako-stanav-skapa-prostitutka-vo-skopjeLinku deri te artikulli origjinal: Rrëfimi i një vajze: Si u bëra prostitute e shtrenjtë në Shkup! 

Data dhe koha e publikimit: 25.10.2013 – 13:14

Data e recensionit: 29.10.2013

Recensuese: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia: Текстот е така срочен што сите наводи изнесени во него целосно висат. Па и покрај тоа што е „збогатен“ со низа детали и пикантерии не делува уверливо, туку оддалеку мириса на измислен. Потсетува на фрагменти од книгата „Крив правец“ или некое слично четиво.

Burimet e informatave: “Rrëfimi” tashmë një kohë të gjatë qarkullon nëpër rrjetet sociale, ndërsa është publikuar në, së paku edhe dy ueb-faqe, në pothuajse formë të njëjtë. I gjithë materiali bazohet vetëm në “përvojën e zonjës elitare për shoqërim, pronare e disa dyqaneve të modës në Shkup”, siç thuhet në njërin nga portalet, ku është publikuar kjo letër.

Përmbajtësia:  Artikulli nuk bazohet në burime, por megjithatë gjatë përshkrimit jepen detaje:

“Oferta ishte, në qoftë se jemi dy dhe të bukura do të japë 100.000 denarë vetëm për një natë.”

Që tregimi të jetë më tërheqës për sytë, në të është futur një politikan , “deputet i mëparshëm i një partie të vogël”. Dhe nënkuptohet, qëllimisht përdoret një përshkrim i tillë i gjerë që nuk zbulon asgjë. Pastaj, përshkruhen disa momente mjaft pikante të “argëtimit”:

“Deputeti ishte i çmendur, thjesht i çmendur. Nga seksi pothuajse asgjë. Kishte merak t’i lëpinte gishtërinjtë e këmbëve. Seksualisht i mbrapshtë, e me seksin – impotencë e plotë. Pas 4 orësh të lëpirjes dhe ligavitjes së gishtërinjve të këmbëve, fituam 100.000 denarë. Këtë e përsëritëm disa herë deri në zgjedhjet parlamentare kur ai nuk arriti të futet në parlament”.

Poashtu, jepen të dhëna për “klientelën” dhe hotelet:

“Biletën për shoqëri të lartë e kishim, i njoftuam të gjitha fytyrat kryesore nga televizoni me tempon e njëjtë, disa këngëtare dhe shumë lidhje nëpër hotele, e veçanërisht ato më të shtrenjtit Holiday Innd dhe Alexander Palace, pastaj disa biznesmenë të afërt me televizionin dhe marketingun e një birrarie”,

që duhet ta forcojnë përshtypjen për rrethin elitar dhe “çmimin e  lartë” që e kanë arritur vajzat.

“Tregimi me takimin e parë përfundoi me konto prej 7.000 eurosh vetëm për mua edhe atë pa kontakt seksual, por gishtërinj të lëpirë mirë të këmbëve. Dhe ajo që është më e rëndësishme, kontakti me këngëtarin maqedonas. Ai u realizua në një pranim të amabasadorit australian në hotelin Holiday Inn. U bëmë shumë të afërt, aq sa të na kërkojë të marrim pjesë në të gjitha zbavitjet e tij”

Anshmëria:  Duke u fshehur prapa paravanit se e informon – alarmon publikun për një temë të ndjeshme të natyrës shoqërore, me vetëdije futet fjala “rrëfim” që të rritet lexueshmëria dhe vizitueshmëria e portalit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në ueb-faqen e përmendur si burim nuk ka opcion për kërkim, kështu që nevojitet pak më tepër këmbëngulje dhe kohë për të kërkuar nëpër internet që të gjendet ueb-faqja me me informatën e kërkuar. Nga ana tjetër, ky portal i referohet rubrikës së letrave të një portali tjetër prej ku e kanë marrë tekstin.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist dhe në shikim të parë duket shokues.

Fotografia: Artikulli është i ilustruar me dy fotografi, ku janë paraqitur dy vajza të zhveshura. Fotografitë janë marrë nga interneti dhe duhet ta rrumbullakësojnë rolin manipulues të “rrëfimit”.

Gjuha e urrejtjes: Тeksti është shkruar me gjuhë të ulët, të pahijshme që e kalon kufirin e shijes së mirë. Ka shumë fjalë ofendues dhe stereotipe gjinore të llojit: „peshk i shtrenjtë”, “quski”, “vajza province”, si dhe elemente diskriminuese të natyrës sociale. Për një kategori të caktuar sociale është përdorur termi “prostituta”, në vend të shprehjes tashmë të miratuar “punëtore seksuale”.

Përfundimi: Lexuesve, u është ofruar një informatë skajshmërisht manipulative, veçanërisht titulli. Teksti është joghithëpërfshirës, nuk ka burime dhe është bërë pa pikë profesionalizmi. I ngjan një gjysmëfabrikati gazetaresk të llojit të vet, që publikut i servohet si tregim mediatik. Gjatë kësaj vërehet tendenca që nëpërmjet një rasti të trilluar të krijohet mendim i keq dhe ë etiketohen studentet nga brendia e vendit. Kjo më së paku paraqet arrogancë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.