Recension: Rrahje grashë në sheshin Maqedonia – tre persona përfunduan në spital

FireShot-Женска-тепачка-на-плоштад-Македонија-–-три-лица-завршија-во-болница-–-think_mk-crop-resize

Artikulli është i ilustruar me fotografi joadekuate. Është theksuar përkatësia gjinore me çka është shkelur parimi i barazisë ndërmjte gjinive, ndërsa informata në tërësi është marrë nga raporti policor. Këto janë vërejtjet kryesore për këtë artikull, i cili nuk do të mund të quhej produkt gazetaresk, por informatë e vendosur në tabelën e shpalljeve.

Рецензија: Женска тепачка на плоштад Македонија – три лица завршија во болницаLinku deri te artikulli origjinal: Rrahje grashë në sheshin Maqedonia – tre persona përfunduan në spital

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2013

Data e recensionit: 22.11.2013

Recensues: Тoni Dimkov

Vërtetësia: Faktet mbi të cilat bazohet artikulli janë marrë, kopjuar ose vetëm janë transmetuar nga raporti policor. Nuk ka arsye të dyshojmë në vërtetësinë e tyre.

Burimet e informatave: Burimi i vetëm që mund të evidentohet në artikull është policia. Informatat nga burimi janë përdorur në mënyrë adekuate në artikullin e publikuar.

Përmbajtësia: Теksti në tërësi është bazuar në raportin policor. Niveli minimal i gjithëpërfshirjes është plotësuar, edhe pse nuk ka deklarata nga dëshmitarë okularë ose nga pjesëmarrës në veprën e konstatuar. Emrat e pjesëmarrësve në këtë vepër janë shënuar në mënyrë adekuate, me iniciale.

Anshmëria: Nuk ka përpjekje për shtrembërim të së vërtetës. Artikulli vetëm e përcjell informatën e marrë nga burimi.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk mund të përcaktohet se artikulli a është kopje e plotë e raportit policor ose kopje e plotë e ndonjë artikulli të publikuar në ndonjë portal tjetër. Përveç datës, nuk është theksuar koha e saktë kur është publikuar informata. Informata e njëjtë në datën e njëjtë është transmetuar në disa portale të tjera. Artikulli është publikuar pa e theksuar autorin.

Kualiteti i titullit: Titulli është i qartë dhe adekuat për informatën e publikuar. Dilema shkakton potencimi i përkatësisë gjinore të pjesëmarrësve në veprën e përmendur.

Fotografia: Përdorimi i fotografisë joadekuate është shkaku më i madh për recensimin e këtij artikulli. Mungesa e fotografisë autentike e cila do ta ilustronte ngjarjen ka mundur të kompensohet me ndonjë fotografi neutrale. Në këtë rast është përdorur fotografi ku është paraqitur një përleshje ndërmjet policisë dhe një grupi qytetarësh që marrin pjesë në protestë, që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me informatën e publikuar. Prandaj, në këtë mënyrë është bërë një manipulim i vrazhdë me fotografinë. Gjithsesi, nuk është publikuar as autorësia e fotografisë, as burimi i saj. Fotografia e përdorur është nga protesta e organizuar për shkak të vrasjeve te Liqeni i Smillkovës në prill të vitit 2012.

Gjuha e urrejtjes: Potencimi i përkatësisë gjinore të pjesëmarrësve në këtë vepër e suspendon parimin e barazisë ndërmjet gjinive. Në qoftë se do të bëhej fjalë për rrahje “meshkujsh”, kjo me siguri nuk do të përmendej në titull. Në këtë rast, barazia gjinore është shkelur me përpjekjen për të arritur senzacion.

Përfundimi: Мediat nuk janë tabelë për shpallje ku mund të publikohen njoftimet e institucionеve shtetërore pa përpunim gazetaresk. Në atë mënyrë vetëm devalvohet gazetaria si profesion. Manipulimi me fotografi joadekuate është akt joetik që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.