Recension: Ratko Mladiqi dhunohet në burg!?

Ратко-Младиќ-силуван-во-затвор-MKnews-crop-resize-mk

Zoti e mallkoftë kush i përdori për herë të parë termet “kuptojmë”, “nga burime të sigurta”, transmeton”… Historia e gazetarisë me siguri mund të gjejë këtë, mirëpo për këtë do të shkruajmë në ndonjë rast tjetër dhe në rubrikë tjetër.

“Larja e duarve” nga vërtetësia e informatave, ose diçka si Ponti Pilat në kohën e fshatit global (komunikues) e ka fjalën magjike “transmeton”. Dhe ja, ne jemi të pastër, e nëse nuk u besoni informatave, shihni te ata prej të cilëve e transmetojmë lajmin. Lehtë vërtetohet se burimi, më së paku thënë, është diskutabil…

Ратко Младиќ силуван во затвор     MKnews.mkLinku deri te artikulli origjinal: Ratko Mladiqi dhunohet në burg!?

Data dhe koha e publikimit: 19.08.2014

Data e recensionit: 21.08.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Faktet e këtij teksti nuk mund të vërtetohen. Vërtetësia e tyre gjendet te një burim i paemërtuar, me siguri i shpikur, për shkak se është “paketuar” në mënyrë të tejdukshme:

“Një shtetas holandez me prejardhje nga Sarajeva, i cili punon si rojtar në burg, ka zbuluar se krimineli i luftës Ratko Mlladiq është dhunuar në mënyrë shtazarake nga ana e pesë të burgosurve në Tribunalin e Hagës, transmeton portali “Saraevo365″.”

Edhe kontrollimi sipërfaqësor i burimit të informatave, sugjeron se bëhet fjalë për portal joserioz, pa t; dhënat kryesore për pronarët dhe redaktorët e tij, të cilit nuk i ka penguar që të bëjë edhe një follow up të lajmit të shpikur. D.m.th. kemi të bëjmë me një lajm në seri?!

E lajmi që është marrë në mënyrë jokritike, vazhdon në stilin e njëjtë: i pakonfirmuar, i paverifikuar, me një fantazi shumë të ndytë, si kreativitet. Në qoftë se reshtat e mëposhtëm mund të quhen kreativitet:

“Pritën të vijë nata e pastaj me orë, në mënyrë shtazarake, e dhunuan pesë të burgosur, kjo është e gjitha që mund t’ju zbuloj, ka thënë rojtari.

Ky incident ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ndërsa krimineli Mladiq momentalisht gjendet nën kujdes intensiv në njërin nga spitalet e Hagës.

Sipas informatave fillestare, dhunuesit kanë qenë nga Ruanda.”

Lajmi i marrë ka anshmëri politkke dhe në mënyrë të integruar e komenton aktin që pretendohet se ka ndodhur. Çdo lexues mesatar e di se personi për të cilin shkruhet aspak nuk është i adhuruar në mjedisin prej ku vje “burimi” i informatave (Bosnja dhe Hercegovina). Me të drejtë, ashtu siç me të drejtë gjendet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në Hagë.

Edhe transmetuesit e lajmit do të duhej t’i dijnë kurthet e mosdurrimit nacional. Mladiqi akoma është në proces gjyqësor. Por, edhe sikur të gjykohet se është fajtor për krime lufte dhe gjenocid, as “burimi”, as transmetuesit nuk duhet të bëjnë koment favorizues në lajm:

Portali i cili ka ardhur deri te këto informata shkroi “U dërgojmë urime të përzemërta dhunuesve dhe shpresojmë se kanë përdorur tel me gjemba në organet e tyre seksuale gjatë kryerjes së aktit.”

Titulli është tendencioz dhe senzacionalist, e artikulli nxit dhunë.

Ky tekst, në fakt, paraqet një surfim të llojit të vet në valën e efekteve në lidhje me një akuzë tjetër për keqtrajtim seksual dhe vrasje brutale. Bëhet fjalë për Tijana Juriqin, e për të dyshuarin për këtë akt, Dragan Gjuriq, në portalet serbe, tashmë disa ditë po qëndisen skenare për atë se çfarë maltretime hakmarrëse (do ta) e presin atë në burg.

Ose, shkrut thënë, kundërshtarët e zemëruar të akteve të këtilla, – prej vrasjes e deri te gjenocidi – kanë kapacitet të madh për të shpikur krime të reja.F

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.