Recension: Rasti i Malajzisë tregon se edhe fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta
Këtu kemi një tekst që ka për qëllim, së paku siç thuhet, të na informojë së rasti me aeroplanin malajzian ka treguar se “as fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta”?! Me të vërtetë! Të mos e lexoja artikullin nuk do ta dija rrezikun e fluturimit me aeroplan, sikur edhe kjo të ishte “fluturim nga Shkupi“. Bëhet fjalë për, thënë së paku, një tekst joadekuat, që ka pasur për ambicie të sqarojë diçka në lidhje me zhdukjen misterioze të Boingut 777, mirëpo, asgjë nuk ka dalë si rezultat, përveç, gjithsesi, porosisë se “nuk ka fluturim të sigurt”, që nuk paraqet ndonjë lajm, por statistikë të njohur. Prandaj edhe parshtrohet pyetja: pse ka nevojë për një tekst të këtillë?
Linku deri te artikulli origjinal: Rasti i Malajzisë tregon se edhe fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta
Data dhe koha e publikimit: 18.03.2014
Data e recensionit: 22.03.2014
Recensues: Vlladimir Mirçeski
PËRFUNDIME TË ÇUDITSHME NË VEND TË STATISTIKËS
Teksti mund të lavdërohet me prezencë të dobët të faktografisë, statistikës, numrave, e kjo vetëvetiu tërheq edhe mungesën e çfarëdo qoftë informacioni. Nëse autori ka dashur të thotë se fluturimi me aeroplan, pas ngjarjes me fluturimin malajzian 370, është i rrezikshëm, atëherë është dashur të “punojë pak më tepër” në shqyrtimin e të dhënave të besueshme. Edhe fëmijët e dijnë se fluturimi ka rreziqet e veta, sikurse dhe vozitja e automobilit, prandaj nuk është ndonjë risi që të arsyetohet vendosja e këtij materiali në pjesën e lajmeve. Ja disa shembuj të mirë të teksteve që bazohen në numra, të cilat kanë çka të thonë dhe të cilat, në mes tjerash, tregojnë se më shumë udhëtarë e humbin jetën në aksidente trafiku se sa në fatkeqësi ajrore. Sipas këtyre të dhënave, gjasat që të vdisni në aeroplan janë 1 në 11 milionë, ndërsa gjasat që ta humbni jetën në automobil janë 1 në 5.000. Domethënë, numrat pamëshirshëm janë në anën e aeroplanave. Nëse këtë e sqaruam, t’i kthehemi konstatimit të plasua, i cili edhe ashtu ndërlidhet me atë që u tha më lartë, se “fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta”!!!. Kjo nuk mund të thuhet kaq thjeshtë për shkak se asnjë fluturim, sado që statistika e deritanishme është favorshme, nuk është 100 për qind i sigurt. Më saktë, asgjë në jetë nuk është e sigurt, përveç asaj se do të vdiset, por me faktorë të panjohur: kur, si, pse… Kështu që është e vërtetë se “as fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta”, por nuk është e vërtetë se këtë e tregon zhdukja e aeroplanit malajzian. Përkundrazi, statisika tregon se fluturimi ka dozë rreziku, sikurse edhe vozitja e automobilit.
Ndoshta teksti do të ishte më i mirë sikur të konsultoheshin burime të vërteta ose të precizuara në mënyrë të qartë apo bashkëbisedues përkatës.
“Çdo udhëtar i tetë tregon simptome të frikës nga fluturimi, tregojnë hulumtimet ndërkombëtare të vitit 2011”.
Cilat janë ato hulumtime të para 3 viteve? Nuk e dijmë e as që do ta marrim vesh.
TITULL PA LOGJIKË
Është e pritshme, mospasja e bazës së qartë informative, si dhe i burimeve të mira, shkakton edhe përmbajtje jokualitative. Gjithçka shndërrohet në përsëritjen e gjërave të njohura: se si akoma nuk mund të gjendet aeroplani, dobësia e sistemeve bashkëkohore, faktori njeri, etj. Prandaj, është vështirë të thuhet se teksti, që ka autor të shënuar, por jo edhe vulë autoriale, i plotëson nevojat elementare të lexuesve.
Pjesa më problematike është titulli, i cili imponohet edhe si përfundim i gjithë tekstit: „Rasti i Malajzisë tregon se edhe fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta”. Logjika nuk ka qenë ana e fuqishme gjatë konstruimit, për shkak se siç theksuam, numrat, e jo vetëm ky rast i veçantë, tregojnë se udhëtimi me avion ka një shkallë të caktuar rreziku. Shumë titull i keq, që përmban edhe elemente të shkaktimit të panikut te publiku, gjithsesi pa arsye. Përveç titullit, do të thoshim se edhe fotografia e përdorur është joadekuate – bëhet fjalë për një nga përfaqësuesit e autoriteteve malajziane që e koordinojnë kërkimin e aeroplanit të zhdukur, por askund nuk është sqaruaar se kush është ai njeri dhe cili është funksioni i tij. Domethënë, kot është vënë ajo fotografi, e cila në fakt nuk tregon asgjë.
Këtu nuk kemi as tekst informativ, e as tekst senzacionalist. Përkundrazi, tekst i gabuar i cili është udhëhequr nga ndonjë logjikë e çuditshme, gjithsesi gazetareske, dhe për këtë arsye rezultati përfundimtar është i tillë siç është.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari