Recension: Qytetarët, e jo Bujar Osmani vendosin për çështjet kyçe me interes nacional
Dikush sikur ka dashur të dërgojë porosi politike deri te koalicioni i partnerit dhe kjo është bërë nëpërmjet këtij teksti. Është e paqartë se si një “sinjal i këtillë politik” është shndërruar në produkt gazetaresk dhe madje është plasuar si infofmatë ditore, e në fakt, bëhet fjalë për koment. Në këtë mënyrë janë shkelur një sërë standardesh profesionale. Këtu nuk bëhet fjalë për atë se është kuptuar ndonjë informatë ekskluzive nga tabori i “partisë më të madhe në pushtet”, por për keqpërdorim klasik të medies, si një lloj foltoreje për qortimin e BDI-së dhe zëdhënësit të saj, dhe e gjithë kjo është mbështjellë me parullën – “interesat e popullit”.
Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët, e jo Bujar Osmani vendosin për çështjet kyçe me interes nacional
Data dhe koha e publikimit: 17.12.2013, 18:40
Data e recensionit: 19.12.2013
Recensues: Vlladimir Mirçeski
Vërtetësia: Teza kryesore mbi të cilën teksti përpiqet të bazohet është deklarata e zëdhënësit të BDI-së, të cilën e ka dhënë për një medie tjetër se “Qytetarët presin zgjidhje, e jo zgjedhje, prandaj e gjithë energjia shoqërore duhe të orientohet drejt zgjidhjes së çështjeve madhore, si për shembull kontesti i emrit” e cila në fakt është e vërtetë. Problemi qëndron në atë se si kjo deklaratë e Bujar Osmanit në këtë artikull është (keq)përdorur që partisë së tij të përcillet haberi se nuk është ajo që vendos për çështjet madhore të vendit, në këtë rast për çështjen më të ndjeshme – për emrin, por gjithsesi populli. Frazë e njohur populiste, që është veçanërisht aktuale në vitet e fundit. Por, këtë është dashur ta thotë ndonjë politikan e jo media, e cila me këtë tekst “pretendon” të informojë, e faktikisht del se e ka komentuar qëndrimin e politikanit tëë BDI-së.
“Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.”
thotë neni 13 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.
Burimet e informatave: Në dy vende qartë janë precizuar burimet. E para është kur citohet deklarata e zëdhënësit të BDI-së, ndërsa e dyta kur “përkujtohet” qëndrimi popullor për emrin që është thënë nga kryetari i Qeverisë. Në pjesën tjetër të tekstit kur “qortohen” Osmani dhe BDI-ja janë të pranishëm njohës dhe ekspertë politikë, të cilët, si gjithmonë janë anonimë. Qëndrimet e këtyre “ekspertëve” të paemërtuar”, në fakt janë të njëjta me pozitat politike të partisë më të madhe që merr pjesë në pushtet.
Përmbajtësia: Artikulli nuk mund të lavdërohet me ndonjë dozë serioze të përmbajtësisë. Deklarata kyçe për të cilën “kapet” teksti është marrë nga një medie tjetër, që është shënuar qartë, e poashtu citohet edhe deklarata e kryeministrit e një dite mëë parë. Pjesa tjetër janë formulime që nuk janë bazuar në argumente konkrete, ose në bashkëbisedues kredibilë.
Anshmëria: Siç pritet nga “produktet” e këtij lloji, që janë të shumta, anshmëri ka – edhe atë shumë. Ajo shkon në vijë të çekuilibrit të qartë politik dhe qartazi shihet dështimi për të siguruar distancë adekuate dhe të barabartë nga qendrat partiake.
Komentimi: Мund të thuhet se pjesa më e madhe e tekstit janë komente, që nuk janë të ndara qartë, janë përdorur në mënyrë joadekuate dhe bëhet përpjekje që ato të fshihen prapa paravanit të “njohësve”. Vetëm një shembull:
“Njohësit konsiderojnë se nuk është me rëndësi se çka mendon Osmani, për atë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe a do të zgjidhet çështja e emrit. për shkak se për këtë mund të vendosin vetëm qytetarët, e jo Osmani ose cilido qoftë përfaqësues i ndonjë partie politike”.
Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Nuk është identifikuar autori. Përmbajtja e tekstit dhe “porositë politike” që i përcjell ai, paralajmërojnë se ka pak gjasa që teksti të jetë produkt autorial.
Kualiteti i titullit: “Qytetarët, e jo Bujar Osmani vendosin për çështjet kyçe me interes nacional” është titull që do të tolerohej në qoftë se do të bëhej fjalë për koment klasik. Për shkak se dikush është përpjekur me këtë tekst të na “shesë” lajm, informatë, atëherë titulli i këtillë është joadekuat dhe do të thoshim tendencioz.
Fotografia: Në mënyrë korrekte është përdorur një fotografi e zëdhënësit të BDI-së, si ilustrim për tekstin.
Përfundimi: Përshtypja është se qëllimi kryesor i këtij teksti ka qenë “në rrënjë të pritet” pozita e partisë shqiptare në pushtet se, kundrejt deklaratave gjithnjë e më të zëshme për bashkimin e zgjedhjeve presidenciale me ato të jashtëzakonshme parlamentare, Maqedonisë i duhet impuls për emrin, e jo për deklarim të ri të popullit. Absolutisht është e palejueshme që një medie ta zbatojë agjendën e ndonjë partie, për shkak se ajo është përgjegjëse ndaj publikut, e jo ndaj elitave politike. Së paku ështu duhet të jetë në teori. Por, për fat të keq, në praktikë haset krejtësisht e kundërta:
“Republika e Maqedonisë është demokraci parlamentare, që ka Kushtetutë dhe ligj, sipas të cilave, për çështjet kyçe siç është emri duhet të vendosin qytetarët dhe askush tjetër”.
Askund në Kushtetutë nuk shkruan se për çështjen e emrit duhet të vendosin qytetarët. Kjo qëndron në programin e partisë në pushtet.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari