Recension: Quo Vadis, Zoran Zaev

Ku-vadis-Zaev-skrinshot-final-crop-resize

Ky është një tekst me shumë pyetje, por pa asnjë përgjigje. Teksti plason teza, të cilat assesi nuk mund të lidhen njëra me tjetrën. Nuk ka asnjë pikë të përbashkët as me përgjigjet e mundshme, nëse janë. Domethënë kemi një qullë prej teksti, i cili nuk ka asnjë arsyetim.

Ku-vadis-Zaev-skrinshot-finalLinku deri te artikulli origjinal: Quo Vadis, Зоран Заев

Data dhe koha e publikimit: 03.05.2014, 14:10

Data e recensionit: 05.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TEKST I DËSHTUAR I ZANATIT

As që përpiqemi të kërkojmë vërtetësi në tekst, pasi që ai që ka ndërmend ta tregojë atë. Këtu recensojmë një tekst, që është shembull shkollor se nuk është zhanr gazetaresk, por ndonjë zhanr tjetër, për shkak se nuk janë respektuar rregullat e zanatit.

Nuk ka burime të informatës, por i gjithë teksti bazohet në spekulime. E për t’u bazuar spekulimet ka një – ASGJË të madhe. Tekste të këtilla, kemi thënë edhe më parë, shkruhen për 5-6 minuta. Në të ka teza të plasuara ose së paku ashtu duket. Por, i ngjan, për shembull, sikur të kërkoni në kontejner që të gjeni pemë të pastra dhe të freskëta.

 

ANSHMËRI TE QËLLIMI

I gjithë teksti është i anshëm, shihet nga aeroplani. Nuk mundet ndryshe të shkruhet një tekst i këtillë nëse nuk ka anshmëri te qëllimi për ta shkruar atë.

I gjithë “produkti gazetaresk” në fakt është koment. Por, teksti në mënyrë të “suksesshme” është vendosur në rubrikën Maqedonia.. Thënë të vërtetën, kjo nuk do të mund të kalonte as në rubrikat “Besoni ose jo”, e jo më në rubrikën e llojit të Komenteve ose Kolumnave.

Ky është një tekst origjinal, i shkruar shpejt e shpejt, nuk ka ndarje të tezave të plasuara, por në shpejtësi dhe shkel e shko kalohet prej një teze në tjetrën, që pak a shumë, kur ta lexoni tekstin deri në fund (nëse jeni të detyruar) të lodheni dhe të thoni se kot e keni humbur kohën tuaj.

Titulli përpiqet që tekstit t’i japë një lidhje intelektuale, por me fjalinë e parë të tekstit, ideja bie në ujë.

Fotografia është vënë sa për ilustrim.

Nuk ka se çka të përfundohet për një tekst të këtillë. Nuk ka nevojë. Mjafton edhe kjo pak kohë që ua morëm që ta lexoni recensionin. Sepse, çkado tjetër të thuhet për këtë tekst është e pakuptimtë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari