Recension: Qeveria nuk u gjunjëzua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë

www.alfa_mk_Newsaspx_ID84428VFlPiPnF9qV1-crop-resize

Kontributi me titull spinues “Qeveria nuk u nënshtrua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë”, është shembull tipik për përmbajtje manipuluese mediatike, ku nëpërmjet shtrembërimit të plotë të tezave madhërohet qeveria. Mënyra në të cilën është përgatitur dhe është plasuar ky produkt gazetaresk tregon se qëllimi nuk ka qenë që publikohet t’i ofrohet informatë objektive dhe e saktë.

www.alfa.mk_News.aspx_ID=84428#.VFlPiPnF9qVLinku deri te artikulli origjinal: Qeveria nuk u gjunjëzua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2014, 18:08:17

Data e recensionit: 03.11.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

LAVDËRIME NË TË GJITHA ANËT

Materiali bazohet në konferencën e përvashkët të zëvendës-kryeminsitrit të angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dhe të ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Nurhan Izairi, mirëpo pikët janë prezantuar në mënyrë manipulative. Kështu, në fillim thuhet: “Мakstili i dha fund prodhimtarisë, ndërsa Jugohromi e përgjysmoi atë”, dhe menjëherë në vazhdim, në fjalinë e dytë, (e njëjta është futur edhe në nëntitull), ka lavdërime të mëdha në adresë të qeverisë:

Qeveria vendosi të fusë rend ekologjik. Nuk iu nënshtrua argumenteve sociale dhe ekonomike, vetëm e vetëm që ta mbrojë shëndetin e qytetarëve.

Kjo duket qesharake në situatë kur është e njohur se dy ndotësit e mëdhenj me vite janë toleruar nga pushteti.

Nga ana tjetër, “Makstil”-i nuk i ka dhënë fund prodhimtarisë, por përkohësisht mbylli një pjesë të prodhimtarisë  – repartin për përpunimin e çelikut. Ndërsa puna në repartin për dërstilim, gjegjësisht dërgesat e llamarinave dhe përmbushja e obligimeve ndaj blerësve do të vazhdojë pa pengesa.

Nga ana tjetër, vendimi i “Makstil”-it që përkohësisht ta ndërpresë punën në repartin për përpunimin e çelikut (pas kalimit të afatit për futjen e standardeve ekologjike, më 31 tetor 2014) që në publik të paraqitet si vendosmëri e qeverisë, i ngjan manipulimit të pastër.

 

VEPRIM HEROIK!

E assesi nuk mund të trajtohte si veprim maestral – heroik i qeverisë vendimi që “Jugohromi”-t t’i jepet afat plotësues për futjen e filtrave ekologjike. Veçanërisht, për shkak se vetëm para dy javësh ministri kompetent i bëri kritika publike kombinatit nga Jegunovca, për shkak se aspak nuk ka filluar procedura për vendosjen e filtrave ekologjike. Me këtë rast, ai i ftoi përgjegjësit e “Jugohromit” “të jenë solidarë dhe vetë ta mbyllin fabrikën, në të kundërtën Ministrai do të duhet të veprojë sipas Ligjit”.

Mirëpo, edhe përkundër porosive të këtilla paralajmëruese nga qeveria, faktet flasin se ajo i lejoi ndotësit më të madh të ajrit në Tetovë, që edhe dy vite me 50 përqind të kapacitetit t’i rrezikojë tetovarët. Mu për këtë arsye, lëvizja qytetare “Eko-guerila” paralajmëroi se do ta kontestojë para Gjykatës Kushtetuese vendimin e përmendur të qeverisë.

 

PUSHTETI U KUJDESSHËM

Është interesante se kontributi, njëkohësisht, e paraqet qeverinë si të paluhatshme në vendosmërinë që ta mbrojë mjedisin jetësor të tetovarëve dhe si të kujdesshme ndaj të punësuarve të “Jugohromit”. Në këtë frymë, autori konstaton:

Qeveria ka mbajtur llogari edhe për punëtorët.

 

Në këtë mënyrë është arritur marrëveeshje që punëtorët të punojnë, ndërsa ndotja është zvogëluar.

Qëllimi që të theksohet roli dhe angazhimi i qeverisë shihet edhe në zgjedhjen e sekuencave tonike nga deklaratat e dy ministrave.

Në të dyja kompanitë nuk presim që të ketë zvogëlim të dukshëm të të punësuarve në këtë periudhë. Presim që të dyja kompanitë të vazhdojnë me aktivitete dhe t’i përfundojnë të gjitha punët që i kanë filluar dhe thjesht të vazhdojnë me punë normale. Qeveria, njësoj sikurse edhe deri tani, do të vazhdojë të insistojë në plotësimin e standardeve ekologjike(Vlladimir Peshevski)

 

Me vendimin e këtillë të qeverisë për “Jugohromin”, janë marrë parasysh vërejtjet tona nga aspekti ekologjik, si dhe aspektet sociale dhe ekonomike. (Nurhan Izairi)

Kështu, ky tekst jashtëzakonisht i anshëm, ku kanë dështuar standardet profesionale gazetareske, madhërimi i qeverisë është bërë në mënyrë aq të theksuar, sa që shikuesi neutral nuk ndjehet rehat për shkak të turpit të tjetër kujt!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari