Recension: Qeveria e ka falsifikuar raportin evropian për Maqedoninë?

http-plusinfo-mk_vest_837_vladata-crop-resize

Artikullin që e recensojmë është një shembull i mirë për atë që është vetëm me disa reshta. Kurse, nëpërmjet linqeve të dhëna për fjalët kyçe, publikut i lidhet vetë të vërtetohet për vërtetësinë e përmbajtjes së publikuar.

http___plusinfo.mk_vest_837_vladata-Link deri te linku origjinal: Qeveria e ka falsifikuar raportin evropian për Maqedoninë?

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2014, 14:06

Data e recensionit: 23.10.2014

Recensues: Olivera Vojnovska 

 

ÇELËSI ËSHTË NË DY LINQET

Burime të informatave për këtë material janë Raporti për progresin e asocimit të Republikës së Maqedonisë në BE  dhe teksti i përkthyer i këtij dokumenti i publikuar në ueb faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Gjegjësisht, bëhet fjalë për lajm të shkurtër i cili informon për:

“Në përkthimin zyrtar të raportit vjetor për progresin e Maqedonisë, të publikuar në faqen zyrtare të  Sekretariatit Shtetëror për Çështje Evropiane (SÇE), nuk janë faqet e para nga origjinali, të cilat në fakt janë përfundimet nga Brukseli.

Në ato përfundime përmenden termet backsliding (rënie të intensitetit të reformave) dhe backward (kthim prapa në sferën e mediumeve, gjyqësorin dhe lëmi tjera). “

Për t’u konstatuar në artikull janë linqet direkte të dhëna deri tek dokumentet e përmendura (përkthimi zyrtar dhe origjinali), që lexuesit të mundin vetë t’i lexojnë dhe vinë në përfundim  se ajo që pohohet a është e vërtetë apo jo.

Sipas publikimeve në faqen zyrtare të Sekretariatit për Çështje Evropiane (aplikacioni “dokumente” i cili gjendet në pjesën e mesme të faqes kryesore ku mund të hapet Raporti i progresit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2014), shihet se në versionin në maqedonisht me të vërtetë mungojnë tre faqe, që janë në dokumentin origjinal. Çfarë tregon se përkthimi dhe origjinali dallojnë.

Pra, ky “hendek në përkthim” autorit të lajmit i ngjall dyshimin se “SÇE praktikisht bënë falsifikimin e raportit shtetëror.”  Të njëjtin qëllim ai e thekson edhe në titullin provokativ:

“Qeveria e falsifikon raportin evropian për Maqedoninë?”

Por, prapë se prapë, publiku vetë do të vlerësojë se në versionin që ka publikuar SÇE ka heshtje të fakteve të theksuara në dokumentin origjinal Raporti i Komisionit Evropian.  Dhe se a bëhet fjalë për lëshim beninjë apo thelbësor i vënë në funksion të krijimit të fotografisë pozitive për kahjen se kah shkon shteti në rrugën kah BE. Kurse, çelësi pikërisht qëndron në të dy linqet e dhëna– teknikë e cila, disi rëndë e thenë “akullin” në  mediumet  e Maqedonisë. Kështu që, qasja dhe mënyra se si është paketuar dhe plasuar ky produkt gazetaresk meriton recension pozitiv.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.