Recension: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen

dnevnik_mk_default_asp_ItemID9F55CA4B-crop-resize

Problemi me qentë në mjediste urbane është trajtuar disa herë nga mediat, por asnjëherë nuk fituam një pasqyrë të qartë për të – çka, si dhe me cilat dispoziat ose ligjje është rregulluar kjo materie. Në tekstin që e recensojmë, autori e ka përpunuar mirë këtë temë, duke iu përmbajtur udhëzimeve të cilat para do kohësh i publikuam në leksionet gazetareske se si duhet të duket një tekst i pajisur. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme për shkak të së cilës ky tekst ka miratuar recension pozitiv. Ka disa dhe to shkojmë me radhë.

FireShot Screen Capture #072 - 'Kучето, опасно или не, на улица мора да биде врзано' - www_dnevnik_mk_default_asp_ItemID=9F55CA4B Linku deri te artikulli origjinal: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2013,  09:30

Data e recensionit: 06.12.2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia:  Asnjë fjali në tekst nuk zgjon dyshim në vërtetësinë e tij, për shkak se është bazuar në burime, deklarata të institucionit kompetent ose ekspertëve individualë.

Burimet e informatave: Ka disa burime të informatave, u referohet dispozitave ligjore dhe është biseduar me ekspertë.

Përmbajtësia: Теksti e ka të zhvilluar mirë bllokun e titullit, me mbititull, titull dhe nëntittull, të cilat janë harmonizuar ndërmjet tyre dhe në shikim të parë e paraqesin përmbajtjen që vijon. Pastaj teksti është i ndarë me nëntituj që mundësojnë lexuesi menjëherë të përcaktohet se përmbajtja e ofruar a është në fushën e tij të interesin ose jo. “Regjistri i qenve të rrezikshëm”,  “Për lëshimin e manarit dënim prej 150 eurosh”, “Nuk ka më cirk me kafshë”, “Sivjet janë kafshuar 871 qytetarë”. Secili nga këto blloqe është përmbajtësor dhe paraqet një tërësi në vete.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është vepër origjinale me emër dhe mbiemër të plotë të autorit.

Kualiteti i titullit: Titulli është shumë i qartë, preciz, relativisht i shkurtër dhe komunikon mirë me mbititullin dhe nëntitullin.

Fotografia: Fotografia është zgjedhur mirë, “e gjallë”, dinamike, është inkuadruar në mënyrë të shkëlqyeshme në përmbajtjen e tekstit dhe mungon vetëm nënshkrimi i autorit ose prej ku është marrë.

Përfundimi: Ajo që vazhdimisht mungon si temë në media janë tregimet për jetën e njeriut të zakonshëm dhe tregimet që ndërlidhen me të. Autori ka zgjedhur një temë aktuale urbane-komunale që ka të bëjë me qentë. Ka dalë nga stereotipi “kush i helmon qentë”, “qentë endacakë sulmojnë njerëz”… dhe duke e njohur mirë problemin ka bërë një storje hulumtuese, duke iu referuar zgjidhjeve aktuale dhe atyre të reja ligjore (në formë të propozim-ligjeve), si dhe ka mjaft deklarata dhe komente të ekspertëve për këtë problematikë. Në këtë mënyrë është pasuruar përmbajtja dhe është prezantuar një pasqyrë autentike, e qartë dhe precize e problemit, duke propozuar edhe zgjidhje.

Ajo që rrallë ndodh në artikujt gazetareskë është përfshirja e disa kategorive të lexuesve të cilët i tërheq tema e përmendur. Janë respektuar të gjitha parimet dhe vlerat etike që i parasheh kodi i gazetarëve të Maqedonisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.