Recension: Prilepasi kapet me heroinë
Shembull klasik i fotografisë që nuk është zgjedhur si duhet, për të cilën nuk mund të thuhet se duhet vetëm ta ilustrojë informatën se është kapur një prilepas me heroinë. Në tekst thuhet se policia e ka gjetur drogën të groposur në oborrin e të denoncuarit, ndërsa në fotografi kemi një person që është kapur se si bart drogë të fshehur në veshjet e brendshme. Kjo fotografi është aq karakteristike dhe ka të bëjë me ndonjë rast dhe person konkret, dhe nuk mund të shërbejë si fotografi “e përgjithshme” që do të mund të përdorej në situata të këtilla.
Për ilustrimin e tekstit, media ka mundur të vendosë ndonjë fotografi nga arkivi, ku do të shihej ndonjë drogë e konfiskuar, por jo një fotografi të këtillë eksplicite nga ndonjë rast tjetër karakteristik, me çka vihet në pikëpyetje serioziteti i medias dhe sensi i nevojshëm se duhet menduar gjatë zgjedhjes së fotografisë para se të “ngjitet” fotografia e parë që do të gjendet në kërkuesin e internetit. Në rastin më të keq, është dashur të shkruhet: fotografi nga arkivi, edhe pse edhe në atë rast ky veprim nuk mund të arsyetohet plotësisht. Zgjedhja e fotografisë joadekuate, në mënyrë të panevojshme shkakton reagim për lajmin që është transmetuar në mënyrë maksimalisht korrekte nga organi kompetent i ndjekjes – prokuroria.
Linku deri ta artikulli origjinal: Prilepasi kapet me heroinë
Dat dhe koha e publikimit: 9.10.2013
Data e recensionit: 11.10.2013
Recensues: Sashe Dimovski
Vërtetësia: Informata është e vërtetë, është transmetuar në mënyrë korrekte, me iniciale të personit të dyshuar, që realisht thënë, rrallë herë haset në media kohët e fundit.
Burimet e informatave: Burime të përmendura janë policia dhe prokuroria lokale në Prilep, siç mund edhe të përfundohet nga vetë përmbajtja e informatës së plasuar.
Përmbajtësia: Informata është gjithëpërfshirëse, nuk është e ngarkuar me detaje të panevojshme, nuk lëshohet në komentim ose shpalosjen e detajeve nga jeta personale dhe private e të arrestuarit, përveç të dhënës se është dënuar edhe më parë, që është në kontekst të gjithë ngjarjes.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi ka autor, i cili është nënshkruar me iniciale, ndërsa portali thekson se lajmi është marrë nga një gazetë ditore, me atë që fotografinë e ka zgjedhur kjo medie, e jo gazeta ditore, ku ka fotografi tjetër si ilustrim, e cila dukshëm dallon nga ajo ku është paraqitur një burrë i arrestuar që ka fshehur drogë në veshjet e brendshme, e jo në oborr siç thuhet në informatë.
Kualiteti i titullit: Përgjigjet me përmbajtjen e lajmit, informues, pa qasjen e panevojshme senzacionaliste.
Fotografia: Fotografia është çështja kontestuese në gjithë këtë tregim, për të cilën edhe në fillim thamë se është zgjedhur pa mos u menduar mirë, se ka të bëjë me ngjarje dhe person tjetër, që mund të shihet nga ajo që është paraqitur, nuk theksohet se është fotografi autoriale, kështu që humbet kuptimi i publikimit të saj. Nuk mund të gjendet arsyetim se pse kjo fotografi është vënë si ilustrim. Ajo mund të shkaktojë edhe komente të ndryshme ndaj të dyshuarit, për shkak se lexuesit nga rrethi i tij lajmin mund ta “lexojnë” nëpërmjet fotografisë, e pastaj ajo të transmetohet se është kapur duke kontrabanduar ose se ka fshehur drogë në brekë!
Përfundimi: Zgjedhja e fotografisë padyshim është po aq e rëndësishme sa edhe vetë informata dhe saktësia e saj. Në këtë rast, kur informata është transmetuar nga institucioni kompetent, fotografia e zgjedhur pa kujdes për ilustrimin e tekstit e tërhoqi vëmendjen tonë për recension, prandaj, duhet të potencojmë se mediat elektronike, portalet dhe gazetat duhet të mbajnë llogari edhe për fotografinë, e cila është sa gjysma e informatës. Mjafton të keni fotografi ose inçizim të mirë që vetëvetiu do të flasë dhe atëherë nuk duhet shumë tekst, por kur duhet të ilustroni me fotografi që do ta mbështesë tekstin, atëherë ajo duhet të zgjidhet me kujdes, që të mos e prishë përshtypjen e përgjithshme, siç ka ndodhur në këtë rast.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari