Recension: “Plenumi i profesorëve” e lëshoni mundësinë për debat për rerformat në arsim

profesori-MTV-09876-098-crop-resize

 

Ky është edhe një tekst në serinë e sulmeve mbi profesorët e bashkuar në “Plenumin e profesorëve” dhe kërkesat e tyre. Me këtë rast, tregimi defokusohet nga qëllimi i vërtetë i kësaj shoqate joformale dhe spinohet që të nënçmohen profesorët dhe kërkesat e tyre. Për këtë kontribuojnë edhe dy profesorë me deklaratat e tyre, mirëpo kontributi nuk e ofron edhe anën tjetër. Kjo veçanërisht nevojitet nëse sulmohet njëra palë . Atëherë duhet t’i jepet mundësi tjetrit që të mbrohet.

profesori MTVLinku deri te artikulli origjinal: “Plenumi i profesorëve” e lëshoni mundësinë për debat për rerformat në arsim

Data dhe koha e publikimit: 07.01.2015, 17:43

Data e recensionit: 09.01.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TEKST-KOMENT

“Prej skandalit deri te trupi publik për “Plenumin e profesorëve” – janë komentet në rrjetet sociale pasi ata publikisht pranuan të marrin pjesë në debatin për ndryshimet në arsimin e lartë, e pas një kohe shumë të shkurtë e ndryshuan mendimin, me arsyetimin se janë hutuar.”

Teksti fillon me një deklaratë që nuk ësht e saktë. Pjesa më e madhe e tekstit është koment ka janë dhënë mendime të cilat nuk janë dëshmuar në tekst. Me këtë rast, nuk ka asnjë “print-screen” nga pohimet në Facebook për sulmet mbi profesorët. Është çështje tjetër se kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe përkundër deklaratave të këtilla, kishte edhe deklarata të kundërta. Kishte njerëz të cilët u jepnin përkrahje dhe i përkrahnin vendimet e tyre. Mirëpo, në tekst nuk janë vënduar edhe mendimet e tyre. Prandaj, nuk mund të thuhet se teksti është objektiv, sepse nuk e ka palën tjetër. Me këtë rast, kontributi nuk është as përmbajtësor sepse nuk janë përfshirë të gjitha palët e interesuara.

“Fillimisht profesorëve që janë kundër reformave u pengonte lokacioni. Pasi u pranua kërkesa e tyre për debat në Parlament, ata megjithatë nuk u paraqitën që t’i ballafaqojnë argumentet e tyre ose të propozojnë ndryshime për përmirësimin e standardeve në arsimin e lartë.”

Teksti edhe më tutje vazhdon si koment, përsëri me pohime paushalle. Edhe këtu e gjithë storja nuk është paraqitur ashtu siç duhet. E para, profesorëve nuk u pengonte lokacioni (defokusim), por ai u ishte imponuar nga qeveria. Pastaj, kryeministri Nikolla Gruevski, erdhi dhe pothuajse me dhunë e ndryshoi lokacionin e debatit. Ky është një spin klasik me defokusim, të cilin dëshiron ta imponojë ky artikull. Kërkesa kryesore e profesorëve, me të cilën ata kërkojnë që fillimisht të tërhiqen ndryshimet e ligjit, që më vonë të debatojnë, aspak nuk është përmendur në artikull. Në të përmenden çështje të parëndësishme, ose më pak të rëndësishme që të zhvendoset vëmendja nga tema.

Pastaj në tekst ka deklarata nga dy profesorë të cilët i akuzojnë kolegët e tyre. Artikulli ka deklarata dhe kjo është mirë. Megjithatë, gazetaria profesionale kërkon, në qoftë se ka akuza, të dëgjohet edhe pala tjetër. Që artikulli, të jetë objektiv dhe përmbajtësor deri në fund, është dashur të merren edhe deklarata nga profesorët që janë kundër ndyshimeve të ligjit për arsim dhe të dëgjohet edhe opinioni i tyre. Kështu, ky është një tekst për të cilin nuk mund të thuhet se është real dhe i sinqertë.

“Ndryshimet në arsimin e lartë parashohin angazhim më të madh rreth publikimit të punimeve shkencore. Profesorët komentuan se ata që nëpër universitet nuk kanë punuar me angazhim të plotë për përmirësimin e kualitetit, tani u është rrezikuar komoditeti, prandaj reformat u duken të vështira.”

Teksti përfundon në mënyrë “epokale”, ashtu edhe siç filloi. Me koment pa bazë. Këtu përsëri vëndohen në një shportë të gjithë profesorët, duke ua vënë në gojë diçka që nuk e kanë thënë. Si mund t’i besohet tezës se “Profesorët komentuan se ata që nëpër universitet nuk kanë punuar me angazhim të plotë për përmirësimin e kualitetit, tani u është rrezikuar komoditeti”. Kush e ka thënë këtë? A është inçizuar? Ku është deklarata e tij? A është thënë kjo me të vërtetë nga ndonjë burim relevant apo i çfarëdoshëm?

Ky artikull nuk i ka respektuar standardet gazetareske. Ai i ngjan një pamfleti politik, që ka për qëllim t’i përçajë profesorët. Kjo gjë tashmë është parë këto ditë, mirëpo nga shërbimi publik më së paku pritet një artikull i këtillë. Para së gjithash, për shkak se është shërbim publik që duhet ta pasqyrojë spektrin e gjerë të mendimeve të publikut dhe të jetë objektiv, për shkak se të gjithë e paguajmë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.