Recension: Përfundimisht fund për serialet turke
Assesi nuk mund ta kuptojmë nevojën e mediumit, lajmin e të cilit e recensojmë, të publikojë lajm dy vjet të vjetër, të japë burim të gabuar (në vend të “Deneshen”, si burim i këtij lajmi të mykur është dhënë “Dnevnik”-u), kurse linku e çon lexuesin deri te burimi i saktë i lajmit, ku shumë qartë shihet data e lajmit, nëntor 2012!? Pse?
Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë informatë me interes të veçantë për publikun, e cila ende mund të jetë aktuale – kuptohet disi. Edhe pse, edhe atëherë bëhet në mënyrë krejtësisht tjetër, të na rikujtojë ndonjë lajm ët vjetër, i cili për ndonjë arsye ende është aktual.
Asgjë nga kjo. Një lajm totalisht i panevojshëm në skenën mediatike dhe vetëm krijon huti.
Linku deri te artikulli origjinal: Përfundimisht fund për serialet turke
Data dhe koha e publikimit: 10.02.2014, 02:00
Data e recensionit: 10.02.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Vërtetësia: Nuk mund të flasim për vërtetësi për një lajm të vjetërsuar. Kjo informatë edhe në kohën kur është publikuar ka qenë vetëm opinion, ose deklaratë, e një përfaqësuesi qeveritar, e cila, dy vjet më vonë nuk ka të bëj me realitetin.
Përveç kësaj, Kodeksi i gazetarëve nga neni i parë, në paragrafin e 2 dhe të 4, thotë:
„Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fsheh të dhëna të rëndësishme dhe të falsifikojë dokumente…
Saktësia e informatës duhet të kontrollohet sa më shumë që është e mundur.“
Marrim guxim të deklarojmë se me një veprim të tillë, gazetari dhe mediumi , të publikojnë lajm dy vjet të vjetër, u vënë në huti lexuesin.
Burimet e informatave: Siç konstatuam në hyrje, autori i informatës dhe mediumi përveç se publikojnë lajm dy vjet të vjetër, japin burim të gabuar – „Dnevnuk“, në vend të „Deneshen“. Skajmërishtë jo profesionale. Për këtë jo profesionalizëm, ky recension do të jetë pa komentim përmbajtjen, anshmëria, komentimi, se a është ky lajm origjinal, si është titulli …
Thjeshtë metodologjia jonë mbaron me notën për mos seriozitetin e gazetares dhe mediumit.
Mund vetëm të përmendim, se në qoftë se bëhet fjalë për lajm aktual, sigurisht se ajo o të trajtohej nga më shumë aspekte, si që është: qasja jokorrekte që demonstron intervenim shtetëror se çfarë do të transmetojnë mediumet … e dyta e i ofendon gratë, duke i apostrofuar ata, në përgjithësi si publik të cilën ministri dëshiron ta mbrojë nga serialet turke …e treta edhe më tej, bëhet fjalë për transmetim jokritik të deklaratës, për të cilën nuk thuhet, ku, pse, pr çfarë arsye jepet, a është në bazë të ndonjë njohurie, se serialet turke shkaktojnë diçka që duhet ti jepet fund ..
Përfundimi: Çfarë të përfundojmë përveç asaj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk meritojnë mediume, të cilët me vetëdije apo pa, i vënë në huti. Prandaj, ndoshta nuk është modeste, me vlerë më të madhe se ky recension del projekti Shërbimi për verifikim të fakteve nga mediumet, për arsye se nuk do ta lë këtë pa mos u vënë re.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari