Recension: Për pesë pije në Shkup do të paguani sa për një pije në Oslo

За пет пијачки во Скопје ќе платите како за една во Осло-crop-resizeProblemi me këtë artikull është titullli. Do të ishte shumë mirë sikur të dhënat statisitikore të mund të interpretohen kaq lehtë dhe nga të gjitha kategoritë e çmimeve të mund të nxirren çmime komparative të “pijeve”, siç thuhet në titull, mirëpo nuk është ashtu. Problem tjetër është ngarkesa tepër e madhe e tekstit me numra.

За пет пијачки во Скопје ќе платите како за една во ОслоLinku deri te artikulli origjinal: Për pesë pije në Shkup do të paguani sa për një pije në Oslo

Data dhe koha e publikimit: 24.06.2014

Data e recensionit: 25.06.2014

Recensues: Vlladimir Petreski

Përveç në titull, artikulli nuk ka problem me vërtetësinë, e as me burimet e informatave. Bëhet fjalë për njoftim të Eurostatit për lëvizjen e çmimeve në vendet evropiane. Një nga problemet e këtij teksti janë numrat, të cilat lexuesi assesi nuk mund t’i ndjekë, e lëre më t’i mbajë mend. Në verzionin e artikullit në ueb, në 42 rreshta tekst ka 31 numra. Kjo është e tepërt.  Kur gazetari ballafaqohet me shumë numra, ai duhet të jetë shumë selektiv. Në atë rast përmenden ato numra që janë të rëndësishme dhe të cilat veçohen nga trendet e zakonshme. Për shembull, nuk ka nevojë të publikohen numrat që tregojnë se vendet në veri të kontinentit janë më të shtrenjta se ato të Ballkanit. Kjo dihet. Mund të theksohet ndonjë shembull që do ta ilustrojë madhësinë e dallimit që të fitohet pasqyrë për të dhe kjo mjafton. Pastaj, kur bëhet fjalë për elektronikën vendore, dihet se mimet e këtyre produkteve janë ndërkombëtare, dhe, edhe pse ato nuk janë gjithkund plotësisht të njëjta sikurse çmimet me shumicë të naftës, megjithatë, ato janë të ngjashme dhe diapazoni i tyre është rreth 20 për qind. Gjegjësisht ato rrotullohen ndërmjet 90 dhe 110 për qind të mesatares. Kështu që, për këtë kategori të produkteve nuk ka nevojë të shkohet në detaje.

Sidoqoftë, gjithmonë kur ballafaqohemi me shumë numra ose të dhëna, instikti inicial nuk duhet të jetë që të thuhet sa më shumë, por të ekonomizohet, ose, nëse të dhënat konsiderohen si shumë të rëndësishme, ato duhet të ndahen në dy ose më shumë artikuj.

Në këtë artikull origjinal, problemi kryesor është titulli. Thjesht, pohimi se pijet në Shkup janë pesë herë më të lira se sa në Oslo është problematik. Këtë nuk e thonë të dhënat e Eurostatit. Ky term i zgjedhur në mënyrë të pafat, “pije” nuk përmendet askund dhe është pikëpyetje se a është analizuar si i tillë në ndonjë kategori. Ai është shumë i papërcaktuar dhe mund t’i takojë cilësdo qoftë nga këto tre kategori, për shembull: ushqime dhe pije, hotelet dhe restorane ose duhan dhe alkool. Teksti nuk na tregon asgjë për cilën kategori bëhet fjalë dhe në cilën kategori bëjnë pjesë “pijet”. Por, kjo nuk është me rëndësi. “pijet” me siguri janë shumë më të shtrenjta në Oslo se sa në Shkup, së paku në aspekt nominal – në para, por nga këto të dhëna, teoretikisht ato mund të kushtojnë edhe shumë më lirë se sa në Oslo, ose shumë më shtrenjtë, ose të kenë çmim të njëjtë ose të ngjashëm, por ne këtë nga këto të dhëna nuk mund ta kuptojmë. Shkaku është i thjeshtë – ato ndoshta janë pjesë e ndonjë kategorie tjetër dhe ne këtu i dijmë çmimet e gjithë kategorisë, që i përfshin çmimet e një sërë produktesh (Eurostati i mat çmimet e gjithsej 2.400 produkteve), por nuk i dijmë çmimet e produkteve të veçanta në kuadër të kategorive. Prandaj, nuk e dijmë se si janë çmimet e “pijeve” në Shkup dhe në Oslo.

Poashtu nuk duhet lënë anash as faktin se këto të dhëna, këtu nuk u tregojnë çmimet në valuta, kështu që nëpërmjet shndërrimit të thjeshtë nuk fitohet raporti ndërmjet çmimeve. Eurostati shfrytëzon një valutë artificiale që nuk ekziston, krijimi i së cilës është i domosdoshëm që të fitohet krahasim kualitativ. Ajo valutë quhet Purchasing Power Standard (PPS) dhe shkaku për përdorimin e saj është që të ruhet pariteti i fuqisë blerëse (PPP- Purchasing Power Parity). Këtu nuk mund të bëjmë sqarime më të detajuara se çka do të thotë kjo, por mjafton të thuhet se e gjithë kjo edhe më tej e prish raportin e çmimeve të “pijeve” në Shkup dhe në Oslo në këto të dhëna.

Shikuar në përgjithësi, përveç të dhënave nga Eurostati, lexuesit e portalit në komentet kanë vërejtur mirë se kur do të merret parasysh pariteti i fuqisë blerëse, krahasimet e këtilla nuk janë të rëndësishme, me ç’rast ata theksojnë se rrogat në Oslo janë shumë më të mëdha se sa ato në Shkup.

Krahasimet e simplifikuara dhe jo të sakta nuk kryejnë punë. Të dhënat duhet të lexohen ashtu siç janë prezantuar, e jo ashtu siç na duket neve se duhet të prezantohen. Nuk mundet çmimet e një kategorie të tërë produktesh, që mund të jenë dhjetëra ose qindra në numër, të barazohen me çmimin e një produkti, i cili ndoshta edhe nuk është pjesë e asaj kategorie. Kjo thjesht nuk bëhet ashtu. Pa marrë parasysh se qasja e tillë mund të na japë titull atraktiv.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.