Recension: Pendarovski kapet me falsifikim, LSDM-ja blen përkrahje të rrejshme

FireShot-Screen-Capture-025-falsifikat-crop-resize

Vetë titulli “Pendarovski kapet me falsifikim, LSDM-ja blen përkrahje të rrejshme” flet për karakterin e artikullit – diskreditues, me kualifikime të fuqishme negative. Teksti, në fakt, thotë se përkrahja në Facebook për profilin zyrtar të kandidatit për kryetar të LSDM-së (like) është “pasuruar” duke shtuar “like” nga faqe dhe profile të tjera në Facebook, që paraprakisht nuk kanë pasur lidhje me Stevo Pendarovskin, por, pastaj ato faqe janë riemërtuar dhe janë “ngjitur” me faqen zyrtare të Pendarovskit dhe like-t që kanë qenë aty, janë derdhur në llogarinë e kandidatit të socialdemokratëve.

“Ngjitja” e faqeve, të cilat fillimisht kanë pasur qëllim tjetër, riemërtimi i tyre në faqe për përkrahjen e ndonjë politikani, sipas rregullave të rrjetit social në Facebook, mundëson që “like-t” e mbledhura për përkrahjen e atyre faqeve që fillimisht kanë qenë, të themi për sport, tregti, pop-muzikë ose të ngjashme, të “derdhen” në faqen zyrtare të atij politikani, dhe gjatë kësaj njerëzit që i kanë dhënë “like-t” pa mos qenë të vetëdijshëm se në ndërkohë dhe padëshirë janë bërë përkrahës së tij. Kjo mundësi është shumë reale, por artikulli pohimin e tij mundohet ta ilustrojë me “dëshmi” në formë të “screen-shot”-eve (pamjeve të faqeve të internetit), të cilat nuk e dëshmojnë “falsifikimin”, për shkak se këto fotografi lehtë mund të “përshtaten” me anë të një procedure të thjeshtë në kompjuter, që të paraqesin një situatë joekzistuese! Pohimet e këtilla të pabazuara vështirë mund të kualifikohen ndryshe përveç se si përpjekje për paraqitjen e kandidatit të opozitës për kryetar shteti në dritë negative.

Рецензија: Пендаровски фатен во фалсификат, СДСМ купува лажна поддршкаLinku deri te artikulli origjinal: Pendarovski kapet me falsifikim, LSDM-ja blen përkrahje të rrejshme

Data dhe koha e publikimit: 6.03.2014, 11:17

Data e recensionit: 10.03.2014

Recensues: Јugosllava Dukovska

Artikulli bazohet në fakte, për të cilat pjesërisht mund të vërtetohet se janë jo të sakta, e pjesërisht nuk mund të konstatohet vërtetësia. Në fillim të tekstit thuhet se në kuadër të fushatës së Stevo Pendarovskit, është blerë hapësira në faqen e parë të rrjetit social Facebook dhe se baneri i vendosur atje, të cilin mund ta shohë çdo shfrytëzues veç e veç, ka qenë fushatë e shtrenjtë që ka përjetuar fiasko. Ky pohim është i pabazë, për shkak se nuk ka mënyrë për të kuptuar se fushata e këtillë ka përjetuar fiasko, para se të shihen rezultatet e zgjedhjeve.

Burim i vetëm të cilit i referohet ky artikull janë përmbajtjet nga rrjeti social Facebook, por lexuesi që nuk do të futet në analizë më të thellë të materialit të ofruar nuk do t’i zbulojë lehtë manipulimet e shumta në këtë artikull.

Anshmëria politike që paraqitet në artikull nuk është fshehur, e as që ka përpjekje për qasje të balancuar, kështu që lexuesi, së paku i ka të qarta motivet që qëndrojnë prapa këtij teksti.

Titulli është senzacionalist, përmban kualifikim të rëndë se kandidati presidencial i partisë më të madhe opozitare personalisht ka bërë falsifikim, e majde, edhe sikur të mos lexohet i gjithë teksti, ky pohim ngulitet në memorjen e lexuesit dhe mund të marrë pjesë në krijimin e qëndrimit të tij politik, që është njëra nga metodat e propagandës politike. I gjithë artikulli është ilustruar me screen-shot-e ta faqeve në Facebook, me të cilat lehtë manipulohte. Intervenimi i këtillë lehtë mund të realizohet, atë mund ta shohë vetëm ai që e ka bërë dhe nuk bën ndryshime në faqen e vërtetë, mirëpo, ky truk mund të përdoret si “dëshmi” se diçka është paraqitur në Facebook, edhe pse ajo nuk është e vërtetë.

Përfundimi: Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë janë mejdan për zhvillimin e luftërave politike, dhe gjatë këtyre zgjedhjeve ato nuk e anashkaluan as Maqedoninë. Përveç, zënkave tradicionale të njerëzve me pikëpamje të ndryshme politike, promovimi dhe animi për një opcion politik ose ndonjë tjetër, mundësitë që i ofron Facebook-u mundësojnë keqpërdorime dhe lojëra të pandershme. Një pjesë të tyre i përmend edhe ky artikull. Mirëpo, problemi qëndron në atë që dëshmiev të ofruara “u vjen era trukim”, dhe në vend që ta dëshmojnë keqpërdorimin, ato vetë janë të dyshimta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari