Recension: Papuljasi e përkrah idenë për “Maqedoni sllavo-shqiptare”?

КАНАЛ-5-Телевизија-2013-1-crop-resize

Në këtë recension e shqyrtojmë një tekst gazetaresk, i cili është joshur nga konstruksioni i imponuar mediatik, pa mos i zbatuar mekanizmat profesionale dhe etike që do ta mbrojnë medien, redaksinë dhe gazetarin nga shumëfishimi i ngjarjeve, deklaratave dhe veprimeve të pretenduara dhe të cilat ndihmojnë me një ndriçim adekuat që të dallohen psuedongjarjet nga faktet.

КАНАЛ-5---Телевизија-2013-1Linku deri te artikulli origjinal: Papuljasi e përkrah idenë për “Maqedoni sllavo-shqiptare”?

Data dhe koha e publikimit: 04.11.2013 во 15:25, azhurnuar në orën 22:20.

Data e recensionit: 06.11.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Edhe pse media, lajmin e të cilës e recensojmë këtu, me atë që iu referua një medie shqiptare dhe me përfundimin e paqartë në paragrafin e fundit të cilin e paraqesim në tërësi

“Prandaj, hapet pyetja se a ka qenë fjala me të vërtetë për ndonjë propozim konkret apo vetëm është përmendur ky emër, duke e pasur parasysh faktin se zëdhënësi i MPJ-së greke në mënyrë kategorike demantoi se Vasoliakisi ka dhënë propozim”,

megjithatë nuk arrin rezistojë tërësisht tundimit dhe u bë edhe një medi eshumëfishoi debatin publik për gjoja propozimin “sllavo-shqiptar” si shtesë në emrin e vendit.

Hulumtimi njëditor për nevojat e këtij recensioni vërtetoi: Në konferencën për shtyp me rastin e vizitës së Papuljasit në Shqipëri, kryetari grek nuk ka thënë asgjë në lidhje me propozimin e pretenduar “Maqedonia sllavo-shqiptare”. Këtë e verifikuam me përkthimin e fjalimit të kryetarit grek, i cili në tërësi, në video-format është publikuar në publikimin në internet të medies shqiptare me titull “Nishani-Papulias: Hiqni Ligjin e Luftës dhe respektoni Traktatin e Miqësisë (VIDEO)“. Në shiritin kohor të videos me deklaratën e Papuljasit, kryetari grek për çështjet rajonale dhe për Maqedoninë flet prej momentit 05:00 deri në momentin 05:27 dhe thotë:

“E informova z. Nishanin për prioritetet e politikës së jashtme greke dhe veçanërisht për ngjarjet e fundit rreth çështjes qipriote. Poashtu këmbyem mendime për çështjet rajonale. Sa i përket IRJM-së theksova se përpiqem që të gjendet një emër i përhershëm, i pranueshëm për të dyja palët, me përcaktim gjeografik për përdorim të gjithmbarshëm.”

Aq. Dhe asgjë më tepër.

Thamë mos ndoshta Papuljasi propozimin e pretenduar e ka komentuar në ndonjë pyetje të ndonjë gazetari. E verfikikuam edhe këtë me disa kolegë nga Shqipëria që kanë marrë pjesë në ngjarje dhe ata na thanë se pas fjalimit të dy kryetarëve para gazetarëve nuk ka pasur pyetje të gazetarëve. Këtë e vërteton edhe ky portal në internet nga Tirana në raportimin e tij nga takimi Nishani-Papuljas me titull „Një konferencë pa pyetje – Nishani kërkon të hiqet ligji i luftës Papuljas kërkon të drejtat e minoritetit Grek“.

Me këtë vërtetohet se pas fjalimit të dy kryetarëve nuk ka pasur pyetje të gazetarëve me çka bie poshtë mundësia Papuljas ta ketë komentuar propozimin “sllavo-shqiptare” si përgjigje në ndonjë pyetje gazetareske.

Е, tani pse “Shekulli” e ka futur fjalinë se Papuljasi e ka përkrahur iniciativën për “sllavo-maqedonase” është pyetje e madhe. Por, kjo nuk i amneston gazetarët të mos i verifikojnë burimet.

Asnjë medie tjetër shqiptare ose rajonale nuk transmetoi se Papulljasi e ka komentuar propozimin e përmendur dhe të pahijshëm. Deutsche Welle, për shmebull, duke iu referuar Agjencisë telegrafike shqiptare AT, Makfaksit dhe MIA-s, njofton për këtë ngjarje me titullin “Papuljas angazhohet për emër të pranueshëm për të dy vendet“.

Në ndërkohë arriti edhe një demant tjetër, përveç atij të Ministrisë për Punë të Jashtme të Greqisë se një propozim i tillë aspak nuk ekziston, dhe nga аmbasadori i Greqisë në Maqedoni, Haris Lalakos, gjatë takimit të tij me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë dhe atë në pyetje të gazetarit.

Burimet e informatave: Burimi i vetëm të cilit i referohet autori dhe redaksia e tekstit që e recensojmë është gazeta shqiptare “Shekulli”, gjegjësisht botimi i saj elektronik. Media që e publikoi tekstin që e recensojmë në mënyrë adekuate e transmeton pjesën ku media shqiptare e nxjerr përfundimin

“Në këtë mënyrë, Papuljas e përkrahu idenë për emërtimin e Maqedonisë si Maqedonia sllavo shqiptare.”

dhe thekson se kjo është koment i gazetës. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar as të anashkalohet ai koment, e as t’i iket asaj që në bazë të atij komenti të nxirret titull që çon në përfundim. Edhe pse ka shenjë pikëpyetjeje.

Është interesante ta përmendim këtu “tradhëtinë e vetëdijes” së autorit të tekstit dhe të redaksisë, të cilët medien shqiptare të cilës i referohen e quajnë “SHPekulli”, në vend të “Shekulli”.

Përmbajtësia: Nuk ka, për shkak se as gazetari, e as redaksia nuk janë munduar që t’i krahasojnë raportimet e tjera nga ngjarja.

Anshmëria: Edhe ky tekst bën pjesë në listën e atyre produkteve gazetareske që nuk i rezistojnë anshmërisë. Edhe pse autori i tekstit është përpjekur ta neutralizojë pozitën me atë që i referohet raportit të medies shqiptare, siç shohim hulumtimi që është bërë për këtë recension, kjo nuk mjafton për të mbetur i paanshëm. 

Komentimi: Nuk ka, përveç që transmeton një koment që i shkakton të gjitha problemet që janë regjistruar në këtë recension.

Kualiteti i titullit: Edhe ky tekst ky titull që nuk buron nga përmbajtja dhe tezat gazetareske që janë theksuar në tekstin e publikuar. Pyetësori në fund të titullit shpreh një pasiguri për atë që thuhet dhe në vend që ajo pasiguri dhe pavërtetueshmëri të jenë vendimtare që të mos vihet ai titull, autori dhe redaksia nuk i kanë rezistuar euforisë së pabazë që u krijua me këtë konstruksion mediatik se ka pasur propozim që emri i vendit tonë të jetë “Maqedonia sllavo-shqiptare”.

Fotografia: Adekuate, nga ngjarja, gjegjësisht nga takimi Nishani-Papuljas, por pa e theksuar prejardhjen dhe autorësinë e fotografisë.

Përfundimi: Çfarë të përfundojmë përveç se gazetarët ballaaqohen edhe me një sfidë të madhe – t’i njohin konstruksionet mediatike që tentojnë të bëhen pjesë e realitetit ose të krijojnë pseudorealitet. Ky fenomen i komunikimit mediatik nuk është i panjohur dhe ka studime të shumta për të. Në studimin e shkurtër me titull “Prodhimi i pseudongjarjeve dhe simulimi i demokracisë („Proizvodnja pseudodogađaja i simulacija demokracije“) të politologut kroat dr. Angelko Millardoviq, të publikuar në mujoren me punime shkencore të Qendrës për hulumtime politike nga Zagrebi, thuhet:

“Në sferën e politikës, mediat marrin pjesë me simulimin e demokracisë. Në fakt, e simulojnë atë që nuk është. Simulimi i këtillë i demokracisë, vetëvetiu, është pseduongjarje. Fillon në momentin e konstruimit të modeleve të ndryshme të demokracisë  si tërësi të mbyllura simbolike që nuk e pasqyrojnë realitetin, e as që ai mund të ndërtohet mbi to … Pseduongjarjet nuk janë të mundshme pa mediet. Ato, mediat, krijojnë, hiperrealitet paralel.”

Nga ajo që jemi duke e ndjekur kohët e fundit në mediat tona, mund të konstatojmë se koncepti i pseudongjarjeve nënkupton kontruksion të ngjarjeve, raportim reproduktiv për to, si dhe raport i dykuptimtë ndaj realitetit dhe maskim i tij. Konstruksionet mediatike, ose pseudongjarjet, që i hasim gjithnjë e më shumë në mediat në Maqedoni, i lënën nën hije ndodhitë e vërteta. Pseudongjarjet bazohen në inverzion të asaj që është e parëndësishme në diçka që është e rëndësishme dhe të asaj që është e rëndësishme në diçka që është e parëndësishme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.