Recension: Panik në degën e LSDM-së në Strugë

ep-struga-0987009988-crop-resize

Të gjendet zhanri i këtij artikulli më të vërtetë është shumë rëndë, por me siguri mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për zhanr informativ, për arsye se nuk jep përgjigje në pesë pyetjet gazetareske.

epLinku deri te artikulli origjinalPanik në degën e LSDM-së në Strugë

Data dhe koha e publikimit30.03.2014, 18:30

Data e recensionit31.03.2014

RecensuesМirosllava Burns

Vërtetësia e fakteve është e pamundur të verifikohet për arsye se mungojnë. Toni i anshmërisë që ndjek këtë produkt mediatik, lë përshtypje se funksioni bazë nuk që është që të informojë, por të spekulojë:

Pasi VMRO-DPMNE i publikoi listat për deputetë në pesë njësi zgjedhore, ku qartë shihet se Struga fiton tre deputet në kombinim fitues, panik në LSDM-Strugë, shkruan Struga Pres.

Formulimi “panik në LSDM” është aq i përgjithshëm dhe amorf, abstrakt dhe i pa definuar, sa që është e pa mundur të verifikohet vërtetësia. Kush ka qenë në panik? Çfarë paniku? Ky formulim lë përshtypje të pa seriozitetit dhe nuk ka përcaktim të përafërt, kështu që lexuesi nuk do ta ketë të qartë kush është në panik, për të cilën gjë në tekst nuk jepet ndonjë arsye e fortë për ta besuar.

Vetëm një nga kategoritë e panjohura në këtë tekst janë burimet e informatave. Nuk ka deklarata, dhe as tentime të vihet kontakt me dikë nga ato që menduar kur është shkruar teksti. Si tentim i pasuksesshëm për distancim është thënë link i një mediumi tjetër.

Për veç qëndrimeve, përshtypjeve dhe pohime të pa verifikuara, ky tekst nuk prezanton asnjë novitet. Pa sigurinë e përkrahin edhe fjalitë konfuze. P.sh.:

Edhe pse LSDM Strugë fitoi vetëm një vend në parlament nga njësia 5 edhe atë në vend diskutabil të 5-të, sot në strugë vinë Zaev dhe Sheqerinska me mision që të qetësojë anëtarësinë. LSDM – Strugë kanë qenë të befasuar nga një tentim i tillë, e cila definitivisht e vë Strugën në krye të agjendës.

Nga kjo është mjaft e qartë se si kjo degë e partisë politike “fiton vende deputetësh”. Në vargun e formulimeve jo logjike përfshihet edhe kjo “LSDM Strugë kanë qenë të befasuar”. Për arsye se LSDM – Strugë nuk prezantohet si subjekt që ka anëtarët dhe udhëheqësin, por si diçka abstrakte, në mënyrë shtesë krijon panik.

Nga secili paragraf i këtij produkti mediatik shkëlqeu anshmëria  forcuar edhe nga retorika që përzien anshmërinë religjioze me politikën dhe vënë një parti në një pozitë më të mirë  nga një tjetër për arsye të përkatësisë fetare të kandidatëve në listë.

Me vënien e një kandidati për deputet nga maqedonasit-mysliman nga ana e VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë edhe një goditje, nëse dihet se LSDM nuk kanë menduar që në listën e tyre në njësinë e 5-të të përkrahin maqedonasit-mysliman.

Kjo nuk është e lejueshme sipas kodeksit gazetaresk, ku thotë:

Gazetari me vetëdije nuk do të krijoj apo përpunojë informacione që vënë në rrezik drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxis dhunë, diskriminim në bazë (nacionale, religjioze, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientim seksual, politk…).

Ku në të njëjtin kosh vihen edhe gjyshet edhe bretkosat, dhe bëhen analogji të cilat nuk i përshtaten realitetit dhe japin përshtypje të provokimeve fitohet fjalia në vazhdim:

Zaev dhe Sheqerinska sot  duhet të ju përgjigjen  disa pyetjeve të struganëve edhe pse para 10 viteve ishin protagonistët kryesor për bojkot të referendumit në Strugë me moton “Disa pyetje nuk meritojnë përgjigje”.

Titulli si paralajmërim asaj që vinë, nuk është, nuk arsyetohet. Nuk është e qartë kush është në panik, pse është në panik dhe nuk as edhe deklaratë që do të qartësonte këtë.

Në paragrafin e parë deri në fund të tekstit, bëhet e qartë se nuk iu përmbahet normativave të gazetarisë në aspekt të publikimit të fakteve në zhuranlizimin modern, që të ndahen faktet nga opinionet dhe lajmi nga komentet.

Në fund mbetet të përfundojmë me nenin 14 të Kodeksit të gazetarëve:

Raportimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.