Recension: Opozita pa kapacitet demokratik, presioni i fuqishëm ia ndryshoi mendjen Buralievës

Buralieva-0987609800-09800-crop-resize

Në këtë tekst është përzier shapi dhe sheqeri. Shtrembërohet e vërteta, keq interpretohen deklaratat dhe sulmohen gazetarët. Prandaj edhe sot gjendet këtu për recension. Sepse sipas Kodit të gazetarëve:

Gazetarët kanë rolin të transmetojnë informacione, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektiv dhe të saktë.

Dhe:

Neni 16. Gazetari do të ruajë autoritetin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

BuralievaLinku deri te artikulli origjinal: Оpozita pa kapacitet demokratik, presioni i fuqishëm ia ndryshoi mendjen Buralievës

Data dhe koha e publikimit: 18.06.2014, 11:36

Data e recensionit: 19.06.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

LINÇIM VERBAL

Statusi në Facebook me të vërtetë ekziston. Dhe me të vërtetë ka sulme. Këtu mbetet dilema morale se a do të publikohet i gjithë sulmi, fjalë për fjale, ose jo. Për shkak se sulmet në Facebook mund të kalojnë edhe në diskriminim, nënçmim, e bile edhe linçim verbal.

Burimi i informatës është Facebook-u, i cili kohët e fundit u bë “dëshmitari” i vetëm, nëse jo edhe kyç, i ngjarjeve. Përveç asaj që është transmetuar i gjithë statusi, teksti në mënyrë joprecize përzien disa gjëra. Përmend gazetarë, gjithsesi duke i përpjekur që t’i sulmojë:

Njëri nga përkrahësit më të fuqishëm mediatikë të LSDM-së, gazetari Borjan Jovanovski, pas këtij vendimi të Buralievës, në profilin e tij shkroi:

“Lidhja e LSDM-së me politikën kadrvoike të #buralievës është po aq qesharake sa lidhje e VMRO-së me estetikën#sk2014“.

 

PREJ KU FRYN ERA

Teksti është i anshëm dhe shihet qëllimi. Edhe pse i tërë teksti është, në fakt, koment, dy paragrafet e fundit janë momenti më i qartë për atë se pse ekziston teksti. Me to dëshmohet se nuk ka qenë i rëndësishëm tregimi i fillimit, por se qëllimi ka qenë të nxirret përfundim i këtij lloji:

Presioni i këtillë i ashpër ndaj Buralievës, që e detyroi ta ndryshojë vendimin e saj e tregon kapacitetin jodemokratik të LSDM-së, kundrejt të gjitha deklaratave të partisë më të madhe opozitare.

Njohësit e rrethanave thonë se situata në LSDM me dorëheqjet është komike dhe se ndryshimi i përditshëm i mendimit jepë një fotografi të personaliteteve që nuk janë stabilë në qëndrimet e tyre, e pretendojnë të vijnë në pushtet dhe ta udhëheqin shtetin.

Me këtë shihet se prej ku fryn era. Tekstet e këtilla tashmë nuk dihet se prej nga vijnë dhe se a janë origjinalë. Shumë media që i mbrojnë interesat e qeverisë e kanë këtë tekst. Dhe çdokund është i njëjtë ose identik.

Titulli është dezinformatë, spin klasik, ndërsa fotografia është vënë vetëm sa për ilustrim. Spini shihet që në titull, ndërsa motivi në dy paragrafet e fundit. Me këtë kompletohet teksti që ka për qëllim të pështyjë, pa mbajtur fare llogari, për rregullat dhe standardet gazetare. E pse do të mbahej? Nuk është teksti i parë i këtillë! Nuk do të jetë as i fundit! Mos ka ndryshuar diçka? Jo!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.