Recension: Ohri parajsë për prostitutet shqiptare

Reportazhi që është publikuar në një gazetë të një vendi fqinj, e pjesë të të cilit janë publikuar nga mediat në Maqedoni, përmban disa elemente që janë arsye për recension të artikullit. Përveç qëllimi të qartë për të pasur një titull senzacional, teksti përmban edhe elemente diskriminuese të natyrës nacionale dhe sociale. Për një kategori sociale është përdorur termi “prostitute” me qëllim që të nënçmohet personaliteti i tyre, në vend të shprehjes tashmë të miratuar korrekte “punëtore seskuale”. Në vend që të informojë, teksti alarmon në mënyrë të njëanshme për gjendjen konkrete.

Рецензија: Охрид рај за албанските проститутки Linku deri te artikulli origjinal: Оhri parajsë për prostitutat shqiptare

Data dhe koha e publikimit: 20.08.2013, 11:34

Data e recensionit: 26.08.2013

Recenzues: Тoni Dimkov

Vërtetësia: Vërtetësia e fakteve kryesisht varet nga pikëpamja e gazetarit  që e zbaton hulumtimin. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vërtetësi në konstatimet e tij, por se konstatimet janë përdorur me qëllime tendencioze. Vërtetësia e fakteve mund të vërtetohet pjesërisht, por nuk mund të përcaktohet vërtetësia e konstatimeve të fituara nga burimet anonime. Në kërkimin e të vërtetës gazetari është ndalur në shkallën e parë, pa mos pasur për qëllim ta zgjerojë temën dhe t’i gjurmojë arsyet për gjendjen konkrete.

Burimi i informatave: Teksti kryesor i reportazhit është i bazuar në deklarata nga burime anonime. Gazetari shfrytëzon të dhëna edhe nga raporti i MPB-së së Maqedonisë, me qëllim që ta konfirmojë vërtetësinë e gjendjes konkrete. Për shkak se bëhet fjalë për reportazh, me vërejtjet dhe supozimet e tij, gazetari bëhet burim i informatave.

Përmbajtësia: Në përmbajtjen e artikullit, hulumtimi i gazetarit mbetet vetëm në një kategori etnike pa mos tentuar që temën ta përfshijë nga më shumë anë. Madje edhe me këtë qasje, tema është përpunuar nga aspekti i pasojave pa mos u zbuluar shkaqet për gjendjen konkrete. Në artikull aspak nuk janë marrë parasysh pyetjet hulumtuese që do t’i zbulojnë shkaqet për të cilat vajzat punojnë si punëtore seksuale, e as mënyra se si janë gjetur në situatën e dhënë, por vetëm jepen deklaratat e klientëve “të dëshpëruar”. Vajzat me përkatësi tjetër etnike aspak nuk janë në interes të hulumtimit të gazetarit.

Anshmëria: E gjithë vëmendja në tekst është kthyer te pjesëtaret e një përkatësie etnike. Edhe pse në artikull përmenden edhe nacionalitete të tjera, fokusi i hulumtimit është i orientuar vetëm te pjesëtaret e nacionalitetit të cilit i përket gazetari. Në atë mënyrë është përjashtuar mundësia që për problemin të bisedohet në suaza ndërkombëtare.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në mediat e Maqedonisë, teksti është përcjellë me fragmente nga reportazhi që është bërë nga një gazetar i huaj. Teksti është publikuar në një gazetë të një vendi fqinj. Versioni maqedonas nuk ofron të dhënë precize për atë se a është publikuar reportazhi në tërësi ose janë marrë vetëm pjesë nga i gjithë teksti. Është publikuar emri i gazetës, por jo edhe emri i gazetarit që e ka bërë reportazhin.

Kualiteti i titullit: Me përdorimin e emrit të qendrës së njohur turistike, dhe veprimet që gjoja bëhen atje, bëhet e qartë se qëllimi i titullit është të shkaktojë senzacion. Leximi i kujdesshëm i tekstit tregon se veprimet e përmendura nuk bëhen vetëm në Ohër, por në rajonin më të gjerë të Ohrit. Nëse kihet parasysh se toponimet që janë përmendur në artikull janë më afër Strugës, atëherë bëhet e qartë se emri i Ohrit është përdorur me qëllim që teksti të tërheqë më tepër vëmendje. Sa i përket fjalorit terminologjik, titulli në shqip, që më pas është përkyther në maqedonisht, është “Ohri – parajsë për prostitucion të vajzave shqiptare” që është më korrekt se sa versioni maqedonas “Ohri parajsë për prostituta shqiptare”. Gjithsesi, të dy titujt e bartin dezinformatën se gjendja ka të bëjë vetëm me qytetin e Ohrit.

Fotografia: Artikulli është i shoqëruar me një fotografi për të cilën nuk është theksuar se autori. Në fotografi janë paraqitur dy vajza, të  cilat dikujt do të duheshte t’i duken si punëtore seksuale. Specifika e tematikës që shqyrtohet në artikull çon drejt një diskrecioni, por në këtë rast është e qartë se fotografia e përdorur që do të duhej të asoconte, por në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është e lidhur me tekstin e publikuar.

Gjuha e urrejtjes: Në deklaratat e bashkëbiseduesve dhe në interesin e gazetarëve vërehen dy lloje të diskriminimit. Para së gjithash, profesioni me të cilin merren vajza nga e gjithë bota është vendosur në korniza të ngushta etnike. Sipas deklaratave të dëshmitarëve anonimë, nga njëra anë bëhet diskriminim i punëtoreve seksuale në bazë të përkatësisë së tyre atnike, ndërsa nga ana tjetër nënvlerësohen shkaqet sociale që çojnë në marrjen e vajzave me prostitucion. Në vend që të hulumtohen burimet dhe shkaqet për gjendjen e dhënë, në tekst vetëm përcillen deklaratat e klientëve “të hutuar” të shërbimeve seksuale.

Përfundimi: Lehtë mund të vihet te përfundimi se pse një gazetar i huaj është nisur të gjejë “prostitute” nga vendi i tij “të punësuara” në një vend tjetër. Edhe pse nuk është korrekte, por janë të pritshme edhe reagimet “e habitura” të klientëve që i kanë shfrytëzuar shërbimet e punëtoreve seksuale.

Njëri nga rolet e gazetarëve në shoqëri është të punojnë në avancimin e të drejtave të njeriut. Kur tashmë është marrë vendim që të publikohen tekste të këtij lloji, domosdoshmërisht duhet të përdoret terminologjia korrekte.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari