Recension: Numërimi deri në apokalipsë CNN: Një asteroid me fuqi prej 20 bombash atomike do ta godasë Tokën më 21 mars?!

Apokalipsa-0987-009988-crop-resize

Tekst për t’u çuditur. Si në mënyrë fantastike të frikësohet populli deri në koc dhe gjithë ditën të dridhet se a do të shpëtojë. Gjithsesi, ata që pak më tepër dijnë për këto “teori” vetëm do të qeshen, por detyra e gazetarit nuk ushtrohet vetëm për një rreth të zgjedhur njerëzish, por duhet supozuar se tekstin mund ta lexojnë të gjithë njerëzit e moshës prej 7 deri në 77 vjet.

E çka do të supozojë ndonjë pensionist nga Pllasnica, kur nipi i tij do t’ia lexojë titullin “Numërimi deri në apokalipsë CNN: Një asteroid me fuqi prej 20 bombash atomike do ta godasë Tokën më 21 mars?!”

Mundemi edhe ne sikurse teksti, vetëm të supozojmë, por me siguri themi se tekstet e këtilla janë jashtë të gjitha rregullave të etikës dhe të sjelljes gazetareske.

ApokalipsaLinku deri te artikulli origjinal: “Numërimi deri në apokalipsë CNN: Një asteroid me fuqi prej 20 bombash atomike do ta godasë Tokën më 21 mars?!” 

Data dhe koha e publikimit: 19.03.2014, 15:35

Data e recensionit: 21.03.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

I GJITHË TEKSTI ËSHTË MANIPULIM

Tashmë u pa se gjithçka ka qenë e pavërtetë. Përndryshe, sot nuk do ta recensonim këtë tekst, e as që do të ishte me rëndësi. Manipulimi fillon që nga titulli. Ai madje është përforcuar me rrjet mediatik të kalibrit botëror që ta përforcojë vërtetësinë.

Për dy ditë një asteroid do ta godasë Tokën, paralajmërojnë bloguesit anembanë botës. Gjithë këtë e nxit edhe më tepër informata të cilën e ka publikuar CNN-i, gjegjësisht një raport i Rojtersit i vitit 2003, ku është dhënë paralajmërimi se një asteroid gjigant mund ta godasë planetin tonë në vitin 2014.

Atëherë e kanë ditur edhe datën e saktë, e ajo është 21.3.2014.

Ky është paragrafi të cilit ne duhet t’i besojmë.

Për burimet të informatës janë marrë disa blogues, por nuk ka as link e as diçka tjetër të besueshme deri te to.

Nëse mund të konsiderohet si përmbajtësi ajo që detalisht është përshkruar se si Toka do të shkatërrohet në qindra miliona pjesë dhe çka do të ishte sikur të ishte, atëheë teksti është përplot me detaje.

Nëse mund të besohet, në qoftë se vjen deri te goditja e asteroidit me emër “2003 QQ47” ai do të ketë fuqi sikur tokën ta godisnin 20 bomba sikurse ajo që është hedhur në Hiroshimë. Ekspertët të cilët atëherë e publikuan këtë informatë, thonë se asteroidët siç është “2003 QQ47” janë pjesë shkëmbinjsh që kanë mbetur nga formimi i sistemit diellor para 4.5 miliardë vitesh.

Gjithsesi se tallemi. Teksti nga këndvështrimi i sotëm gjithsesi se është qesharak, por gjatë dy ditëve të fundit besojmë se për shumë vetë nuk ka qenë ashtu.

 

QËLLIMI KA QENË TË RRITET LEXUESHMËRIA

Nuk bëhet fjalë për anshmëri, por për qëllim që të rritet lexueshmëria. Megjithatë, nuk mund të të kuptohet rezonimi që të fitohet ndonjë klik më tepër në llogari të shqetësimit të popullatës. Kjo nuk lejohet, e poashtu është edhe jashtë të gjitha normave morale.

Nuk dihet çka është komentim, e çka ka thënë dikush. Nuk ka asnjë link, e as burim se prej ku vijnë informatat. Edhe pse në titull është përdorur emri i CNN-it, nuk ka as video prej atje, e as link që do të çonte deri te ndonjë tekst i këtij rrjeti mediatik.

Titulli është frikësues prej fillimit deri në fund. Ky është një shembull se si nuk duhet të jetë titulli i një teksti të këtillë, edhe sikur qëllimi të kishte qenë për të qenë senzacionalist.

Fotografia shërben vetëm sa për ilustrim.

Tekste të këtilla ka pasur edhe më parë, e me siguri do të ketë edhe në të ardhmen. Por duhet të përpiqemi që sa më pak t’i plasojmë te publiku. Pse njerëzit të shqetësohen pa nevojë. Ky nuk është qëllimi i gazetarisë, e cila duhet të informojë, e jo to dezinformojë dhe të frikësojë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.