Recension: Një vajzë mezi shpëtoi kokën nga qentë

Девојка едвај спаси жива глава од кучиња Вечер-crop-resize

 

Duke e lexuar këtë artikull, lexuesi shumë lehtë mund të hutohet se teksti a është rezultat i shikimit të ndonjë filmi artistik, ëndërre ose ngjarja që përshkruhet në të ka ndodhur me të vërtetë. Teksti nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirejs, në të nuk ka asnjë burim, që e bën të padenjë dhe mund të vlerësohet si tregim klasik për fëmijë.

Девојка едвај спаси жива глава од кучиња ВечерTitulli i artikullit të analizuar: Një vajzë mezi shpëtoi kokën nga qentë

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2014, 08:27

Data e recensionitе: 23.12.2014

Recensuese: Аna Anastasovska

“Sot herët në mëngjes rreth orës 6 e 15 minuta, në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, është sulmuar një vajzë e moshës 21 vjeçare nga tre qenë endacakë.”

Këto janë faktet e vetme që jan theksuar në tekst, që nuk mjafton për t’u përcaktuar saktësia e tytre. Detyraë e gazetarit është që kur të vijë deri te ndonjë informatë, atë ta verifikojë, e pastaj të arrijë deri te sa më shumë detaje, siç është bërë këtu, prej ku supozojmë se është marrë lajmi.

Ndoshta dikush ka dëgjuar ose ka lexuar se ndonjë vajzë është sulmuar nga qentë endacakë në lagjen Aerodrom të Shkupit, mirëpo askush nuk është munduar që ta gjejë vajzën, të marrë deklaratë prej saj, ose për ngjarjen të marrë konfirmim nga MPB-ja nëse rasti ka qenë i paraqitur atje, ose nga ndonjë organ apor person tjetër zyrtar. Kjo e bën një artikull.

Pasiqë nuk është bërë asnjë përpjekje që të arrihet deri te më tepër detaje në lidhje me ngjarjen, ka mundur thjeshtë të vendoset një link deri te versioni origjinal i këtij teksti dhe në atë mënyrë artikulli do të kishte dozë vërtetësie. Kështu, nga njëra anë do të arysetohej dembellëku, ndërsa nga ana tjetër, do të plotësohej dëshira e lexuesit për të qenë informuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.