Recension: Një menaxher i njohur nga Shkupi dhe një henbollist kapen duke bërë tradhëti bashkëshortore me dy motra

dve-sestri-0987650980907-crop-resize

Ky tekst është spekulim prej fillimi e deri në fund. E që të jetë i vërtetë ose që të besohet ajo që është shkruar, duhet të ketë një sërë elementesh. Teksti nuk i ka ato dhe prandaj bën pjesë në kategorinë e lajmeve të pavërteta.

dve sestriLinku deri te artikulli i recensuar: Një menaxher i njohur nga Shkupi dhe një henbollist kapen duke bërë tradhëti bashkëshortore me dy motra

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2014, 11:59

Data e recensionit: 05.10.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PA BURIME

Ky është tekst shkruar në bazë të spekulimit ose sipas parimit”më the – të thash”. Thashethemet aspak nuk i nevojiten gazetarisë. Artikulli nuk ka as burim, por gjithë tregimin, gjoja e paska e shkruar “gjyshja Milica”, përndryshe fqinje e figurave të përmendura. Dhe sikur në një film Hollywood-i, ka ngatërresë dhe zgjidhje të rastit dhe e gjithë kjo është tërheqëse për lexim dhe për kënaqje të apetiteve të atyre lexuesve  që duan thashetheme, por kjo nuk mund të quhet gazetari. Zakonisht, muhabetet e fqinjve me kafe, më tepër do t’i ngjanin vendit ku duhet të tregohen këto ngjarje se sa në media.

“Një menaxher i njohur dhe një hendbollist i popullarizuar dje janë gjetur në situatë të vështirë, kur e dashura e menaxherit ka hyrë në banesë dhe i ka kapur dy shokët se si zbaviten në krevat me dy motra nga Nishi, të angazhuara si vallëzuese te ne. Vajza xheloze në gjendje afekti është munduar t’ia këpusë organet gjenitale, mirëpo menaxheri i pafat mezi se ka arritur ta shpëtojë shokun e tij.”

Në tekt, për këtë paragraf, i cili përndryshe e paraqet gjithë tregimin, bukur thuhet se është si në film holivudi. Që tregimi të jetë edhe më bindës, përmendet edhe rruga ku, gjoja, paska ndodhur ngjarja:

“Dola nga korridori për shkak se dëgjova zhurmë, shtyrje, përplasje dyersh, deklaroi për portalin tonë gjyshja 74 vjeçare, Milica, fqinja më e afërt e “çifteve fatale”…”

Një çështje tjetër simptomatike në këtë tregim është gjyshja Milica. Është normale që në çdo banesë të ketë ndonjë gjyshe. Mirëpo, këtu parashtrohet pyetja se sa gjyshja sheh hendboll që të mund të konfirmojë saktë se për cilin henbollist dhe cilin menaxher bëhet fjalë. Shumë simptomatike është që gjyshja t’i njohë të gjithë hendbollistët, si dhe detajet e gjithë ngjarjes. Për shembull, “gjyshja Milica” e di se vajzat qenkan nga Nishi, e dika se janë vallëzuese, e di se qenka dashnore të figurave të përmendura, d.m.th. di gjithçka.

Dhe si çdo tregim me thashetheme, dhe kjo me siguri e tërheq vëmendjen e lexuesve. Supozojmë se i gjithë publiku sportiv i hendbollit me gojë të hapur pret t’i kuptojë emrat e aktorëve. Prandaj edhe ky tekst e bën atë që është – e pashembullt për një medie. Ndoshta është për në kafene, për muhabet me fqinjët, për në pazar ndoshta është në rregull, mirëpo assesi për në medie, madje edhe sikur ngjarja të ishte plotësisht e vërtetë. Çdo njeri, veçanërisht person publik, ka të drejtë për jetë intime, e cila duhet t’i mbrohet. Megjithatë, në rastin “gjyshja Milica” i zbuloi. Ky tekst nuk mund të quhet i vërtetë, për shkak se nuk ka burime, nuk ka tregues të tjerë që do ta konfirmonin tregimin. Si do qoftë, edhe një tregim-thashetheme që do të shkaktojë vëmendjen e publikut, mirëpo ashtu siç u paraqit, ashtu edhe do të harrohet – shpejt.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari