Recension: Një e katërta e LSDM-së kundër Stevo Pendarovskit

stevo-pendarovski-kongres-CROP-RESIZE

Nëse nga mëngjesi njihet dita, atëherë edhe nga titulli njihet artikulli. Ky tekst i cili nga vet titulli tregon se diçka nuk është në rregull, gjegjësisht nga fillimi donë ta rrotullojë gjithë ngjarjen. Tekst në të cilin janë shkelur më shumë nene nga Kodeksi i gazetarëve, ndërto edhe neni 13 i cili thotë se gazetari duhet ë bëj dallim në mes fakteve dhe opinionit, në mes lajmit dhe komentit. Këtu, me një këmbëngulje të paparë është bë një gërshetim i komentimit , dëshirës,  qëllimi, tendencë për diçka që është e lehtë të verifikueshme dhe u nënshtrohen fakteve. „ jë e katërta  e LSDM-së kundër Stevo Pendarovskit “  titulli është aq decid dhe në qoftë se ndiqet vetëm një medium njeriu lehtë mund të bie në kurth se informata është e vërtetë. Edhe pse tendenca është e njohur dhe për qëllim të dëmtojnë reputacionin e një opsioni politik, megjithatë, një gjë themelore është lëshuar. Të thuhet se ata janë delegat nga Kongresi.

stevo pendarovski kongres.jpgLinku deri te artikulli origjinal: Një e katërta  e LSDM-së kundër Stevo Pendarovskit

Data dhe koha e publikimit: 05.03.2014, 00.22

Data e recensionit: 05.03.2014

Recensues: Vlado Gjorçev

 

I gjithë teksti bazohet në njerëzit fantazmë …

Nuk ka të dhëna të besueshme në të gjithë tekstin. Nga titulli, dhe nga  paragrafi i parë dhe duke përfunduar me paragrafin e fundit, ekziston një manipulim i përafërt për të vërtetën. Në paragrafin e parë thotë:

Më shumë se 130 anëtarë nga organi më i lartë partisë opozitare LSDM nuk kanë votuar për kandidatin e vetëm për president të partisë më të madhe opozitare, në kongresin e partisë ku është zgjedhur kandidati për president.

Është e vërtetë se shumica e mediumeve kanë raportuar se në Kongres morën pjesë më pak kandidatë nga të ftuarit. Por kjo nuk do të thotë se 130 anëtarë të organit më të lartë nuk knal votuar. Do të ishte korrekte, nëse u shkruheshe se 130 delegatë nuk kanë ardhur në kongres, çka është e kundërta me tezën se nuk kanë votuar.

Çdo pasus është një tregim në vete. Ndërmjet të cilëve edhe këto dy:

Disa nga ata që refuzuan të marrin pjesë në kongres atmosferën e vlerësojnë si nënçmuese.

Me kongresin fundit 16-të LSDM-ja është bërë një nga partitë e pakta në Evropë ku kongresi i partisë përfundon pa shumicë të kandidatëve dhe asnjë votë kundër edhe pa abstenime.

I gjithë teksti, si këto dy pasuse bazohet në njerëz fantazmë, të panjohur, pa iniciale, ose na ruajt Zoti, me emër të plotë. Është plot me gjoja fakte “një nga partitë e pakta në Evropë ku kongresi i partisë përfundoi pa shumicën kandidatëve” për të cilin nuk janë dhënë asnjë link, ose të dhëna  rreth ku dhe kur.

…SI SPEKULIME, INFORMATA TË PAVERIFIKUARA DHE SPINIM TË SË VËRTETËS

Të gjitha burimet, nëse ka janë jo zyrat, anonime, të tipit një pjesë e të dëshpëruarve, një pjeë e anëtarëve … I gjithë teksti bazohet në spekulime. Shumë pak ose as pak nuk ka se për çfarë ishte qëllimi i ngjarjes , në këtë rast Kongresi, por 90% e tekstit është bazuar në spekulime, informata të pa konfirmuara dhe spinim i të vërtetës.

Në masë të madhe rrotullohet e vërteta. Bëhet fjalë për tekst tiofzerie politike, ku keq përdoren disa fakte vetëm për ti keq  një opsioni politik. Ka komentime të integruar me spekulimet të paraqitura nga „rrethe“, të cilët janë vetëm alibi për të dëmtuar reputacionin.

Titulli është dezinforamtë e plotë dhe tendencioz, edhe pse është sensacional dhe tërheq vëmendjen. Fotografia është e përshtatshme me përmbajtjen, por nuk është nënshkruar nga mediumi, as nga ndonjë individ. Ajo ndoshta, është e vetmja gjë e vërtetë në tekst, për shkak se është bë nga vetë ngjarja, pa mos shpërnda spekulime dhe  dezinforamtë.

Ndoshta këto do të jenë tekste të cilët do ti lexojmë në periudhën parazgjedhore. Në bazë të spekulime, pa informata të konfirmuara, shpejtë të pjekur vetëm për një qëllim. Teksti e ka rritur qëllimin – për atë që është dedikuar. Por, përsëri ky është vetëm një nga ato që e helmojnë hapësirën gazetareske dhe paqartësojnë pamjen e lexuesit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.