Recension: Një djalë nga Shtipi lëndohet nga një diabolë e rastit

FireShot-Screen-Capture-001-КАНАЛ-5-Телевизија-kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID42471-crop-resize

Më mirë është që lajmi të jetë i shkurtër dhe i qartë, se sa të zgjatet me zor, me ç’rast në shesh del mosnjohja elementare e temës për të cilën shkruhet. Lajmi që e recensojmë është me interes publik dhe meriton vëmendje. Titulli shumë qartë tregon se çka ka ndodhur asaj që duhet kushtuar kujdes kur mbahet armë në dorë, në këtë rast pushkë me ajër të ngjeshur. Por, përmbajtja që vijon më tejt mund t’i shqetësojë dhe t’i hutojë qytetarët.

FireShot Screen Capture #001 - 'КАНАЛ 5 - Телевизија' - kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID=42471Linku deri te artikulli origjinal: Një djalë nga Shtipi lëndohet nga një diabolë e rastit

Data dhe koha e publikimit: 22.06.2014, 12:19

Data e recensionit: 23.06.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

KUANTITETI KUNDREJT KUALITETIT

Përmbajtësia e një lajmi ose informate nuk pasurohet me fryrje artificiale, që, kur të pbulikohet, të jetë e madhe për nga forma. Përmbajtja e saj duhet të bazohet në informata të sakta dhe të verifikuara që janë të bazuara në fakte.

Në këtë rast nuk e kemi këtë, ndërsa madhësia është rritur me një informatë të paverifikuar e cila mund të shkaktojë shqetësim te qytetarët se “në vend të trumcakut, shtipjani ka qenë cak i gjuetarit të pakujdesshëm”. Nuk ka dyshim se diabola e pushkës me ajër të ngjeshur ka përfunduar në dorën e shtipjanit, por me asgjë nuk janë konfirmuar dy konstatime: se “dikush ka qenë në gjueti të trumcakëve, por ka gjuajtur një djalë” dhe se autori i kësaj vepre është një “gjuetar i pakujdesshëm”.

 

FAJTORË KUJDESTARË

Nuk është e drejtë që për çdo incident me armë menjëherë të bëhet me gisht drejt gjuetarëve. Në këtë mënyrë stigmatizohet një kategori e tërë e qytetarëve – gjuetarëve, “si të pakujdesshëm dhe të rrezikshëm për mjedisin”.
Është paushall konstatimi se “gjuetari i pakujdesshëm akoma nuk është identifikuar”. Nëse nuk është identifikuar, prej ku e dijmë se bëhet fjalë për gjuetar. Lajmi nuk i referohet asnjë burimi që thotë se ai që ka gjuajtur ka qenë gjuetar. Gjuetarët, sipas ligjit, ne gjuajnë me pushka me ajër të ngjeshur dhe në përgjithësi armët i posedojnë në mënyrë ligjore. Kjo ka mundur të verifikohet në Rregulloren për llojet armëve që mund të blehen.

Ngjarja shfrytëzohet edhe që të aktualizohet problemi i përgjithshëm me lëndimet e shpeshta me armë. Kjo mund të jetë një përmbajtje legjitime e lajmit, por me këtë rast duhet të kihet kujdes që formulimet të jenë precize dhe në kontekst. Aftësia për të vrarë e armëve me ajër të ngjeshur (pneumatike) dhe armëve të zjarrit nuk mund të barazohen dhe të vendosen në kontekst të njëjtë. “Rasti me djaloshin e lënduar, përsëri, pas disa vitesh, e aktualizon problemin me përdorimin e armëve të zjarrit në ambient të banuar (qytet)”.

Kjo asocon dhe mund t’i shqetësojë lexuesit se “armët përdoren në ambient të banuar (qytet)”. Nëse qëllimi ka qenë që të hapet tema më e gjerë rreth përdorimit të armëve, është dashur të sqarohet se sipas ligjit, përveç personave zyrtarë, të gjithë të tjerët e kanë të ndaluar të mbajnë armë në vende publike (Ligji për armë). Nga ana tjetër, fatkeqësitë dhe lëndimet me armë, më shpesh ndodhin nga ana e personave që armën e mbajnë në mënyrë ilegale.

Dhe në fund, fotografia është tepër shqetësuese, për shkak se është paraqitur një pushkë snajperike me kalibër të madh e cila nuk mund të krahasohet me një pushkë me ajër të ngjeshur me të cilën “gjatë trajtimit të plagës mejkët kanë konstatuar se pacienti 28 vjeçar ka marrë lëndim të lehtë trupor, të shkaktuar nga diabola, gjegjësisht municion standard për pushkë me ajër të ngjeshur”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.