Recension: Nga dëbora e madhe, Vuçiqi shpëtoi një shqiptar të vogël nga Prizreni

02042014-Vucic-spasuva-Dnev-crop-resize

Edhe në titullin e lajmit gazetaresk që e recensojmë, edhe në fjalinë e parë më të rëndësishme sipas rregullave gazetareske, mediumi që e transmeton këtë lajm e thekson përkatësinë etnike të fëmijës që ka qenë i shpëtuar nga një politikan i lartë serb. Nëse lajmet gazetareske, përveç informatave, dërgojnë mesazhe, pyesim pse është aq e rëndësishme mesazhi për përkatësinë etnike të fëmijës? Pse?

Tentoni ta lexoni lajmin edhe një herë me atë që do ta injoroni përkatësinë etnike të fëmijës së shpëtuar dhe familjes së tij. Ose nxini ato vende me ngjyrë. Nëse e bëni këtë, do ta shihni se asgjë nuk ka ndryshuar: ende keni lajm për veprim njerëzor të një personi, i cili në këtë rast është politikan i njohur.

Por këtu, në kufirin midis informacionit i cili ka elemente me interes publik dhe përdorimit PR-it, disi sikurse mbizotëron vlera për një PR informacion, ku si tillë e kanë marrë dhe raportuar shumë mediume në rajon.

Por le të shohim nëse kjo është kështu dhe nëse mediume kanë mekanizma mbrojtëse të manipulimit nga PR ekspertët.  

02042014-Vucic-spasuva-DnevLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Nga dëbora e madhe, Vuçiqi shpëtoi një shqiptar të vogël nga Prizreni

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2014, 14:18

Data e recensionit: 04.022014

RecensuesZoran Bojarovski 

Vërtetësia: Nuk ka dyshim se ky lajm është i vërtetë. Në mediumet tjera rajonale ka edh video që e konfirmon. Edhe atë video e televizionit shtetëror të Serbisë. Ajo çfarë e bën këtë lajm temë të për analizë është nevoja e atyre që e gjenerojnë dhe atyre që e publikojnë për vënë theksin se djali i shpëtuar është shqiptar.

Një procedurë e tillë, të ndahet nga ajo që mendojnë se duhet të jetë në plan të parë, të krijohet një realitet tjetër nga ajo objektivja, është veprim e spinerëve dhe mekanizmave të tyre për marrëdhëniet me publikun.

Nuk duam të besojmë kjo është PR kurth, por deklarata e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të politikanit, heroi në këtë histori, lë të kuptohet se kurth ka pasur, sa do që të tingëllojnë naive deklarata, nëse ekziston ndonjë këshilltarët politikë naiv:

„Më vonë kuptuam se bëhet fjalë për një familje shqiptare nga Prizreni. Siç na thanë kanë udhëtuar nga Austria për në Kosovë.”

Kur më „vonë kanë kuptuar”, pse kanë pasur nevojë ta theksojnë këtë? Pikërisht për atë, gazetarët dhe mediumet duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga PR ekspertët.

Përveç kësaj, shumë e thjeshtë – vetëm duhet të aplikohen principet bazike kodekseve gazetareske ose rregullat e veçante kur janë në pyetje disa tema specifike si që janë rregullat pr raportim për diversitete, konflikte, etj.

Përveç nëse mediumi vet, në mënyrë vullnetare, është pajtuar ta pranojë lojën e PR qendrave. Mirëpo, ajo më nuk është më gazetari, është temë tjetër.

Burimet e informatave: Duke pasur parasysh, se lajmin që e recensojmë është marrë, mgjithatë, ne theksojmë se nuk do ta kishte marrë këtë dimension etik të informacionit të pasaktë nëse autori dhe bordi editorial e kishin pavarësinë e nevojshme nga burimi menjëhershëm i lajmit apo nga ato për të cilat është raportuar. Mbase, kështu thotë edhe njëri nga principet e Qendrës për praktikë të në gazetari Pew në SHBA “Manuali për etikën në gazetari” (T. Çausidis dhe Z. Bojarovski, SHGM 2012)

„Pavarësia është parakusht thelbësor i gazetarisë, baza për kredibilitetin gazetaresk. Pavarësia e mendimit dhe shpirtit, së bashku me pozitën gazetareske të neutralitetit, është fokusi parimeve në gazetari.”

Parimi i ardhshëm i praktikave të mira gazetareske shpjegon këtë qëndrim dhe thotë:

Gazetarët kanë për detyrë të ushqejë këtë pozicion dhe të mos keqpërdorin për qëllime personale apo qëllime të paligjshme komerciale kompanisë mediale.”

Nëse një medium merr ndonjë lajm, me një procedurë të tillë nuk do të thotë se t merren gabimet e burimit. Kjo situatë është edhe më lehtë: distancimi mundëson një qasje racionale ku mund të njihen gabimet dhe të përpunohet lajmi në një mënyrë standarde dhe objektive. Kjo nuk është e ndaluar.

Përkundrazi, është e dëshirueshme!

Përmbajtësia: Paragrafi i parë i nenit 8 nga Kodeksi i gazetarëve:

„mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, fatkeqësive natyrore, luftë, tragjedi familjare, sëmundje, procese gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga sensacionalizmi.”

Për fat të keq autorët e këtij artikull, si dhe mediumi që botoi në mënyrë të tillë nuk janë të udhëzuar nga ky rregull etik.

“Përmbajtja”e regjistruar, përkatësia etnike, as pak nuk është e rëndësishme. Përkundrazi, paraqet dimension i cili aspak nuk është në interes publik. Ajo është se ndonjë politikan së pari ka shpëtuar një shqiptar, e më pas një fëmijë, ka për qëllim të theksojë “cilësinë” e politikanit për llogari të sterotipeve dhe ndjenjave që një shoqëri i kultivon ndaj një shoqërie tjetër etnike apo ndaj përkatësve të saj. Veçanërisht në atmosferë para zgjedhore, që na shty të vlerësojmë anshmërinë e lajmit që e recensojmë.

Anshmëria: Kurthi i shkathtë PR në të cilin kanë rënë të gjithë mediumet, që e publikuan në këtë mënyrë këtë lajm, ndoshta edhe pa dashur dhe pa mos qenë të vetëdijshëm për të , ia kanë ngjitur etiketën për anshmëri.

Sidoqoftë, vetëm disa fjalë le të vlerësojnë aktin e këtij politikaninë këtë histori. Cila është procedura më e përshtatshme për një politikan i cili menaxhon resurset e një vendi, kur është fjala për fatkeqësi natyrore dhe veprimeve emergjente? Çfarë është më racionale për të menaxhuar operacion e shpëtimit nga një qendër nga ku pasqyrë për situatën në përgjithësi apo të angazhohet vetë aksion të rrezikshëm, që gjithmonë mund të mos jetë e suksesshme? Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Pyetja është për të zgjidhje. Zgjedhja e mënyrës së parë është procedurë e vërtetuar për raste të tilla, kurse zgjedhja e dytë ka një qëllim tjetër – promovim të afiniteteve personale.

Kualiteti i titullit: Siç konstatuam në hyrje të këtij recensioni, titulli ka theks të elementit të panevojshëm, e cila gjithë lajmit i jep një dimension të dyshimtë etik.

Fotografia: Fotografi autentike e marrë nga një fragment i ngrirë i video, por mediumi që e publikon lajmin dhe foton nuk e shpjegon atë, as e tregojë burimin e fotos.

Përfundimi: Gazetarët vazhdimisht duhet të ushtojnë ndërgjegjen dhe ndjenjën e tyre për mirën dhe për të keqen. Çdo gazetar duhet të posedojë përgjegjësi etike personale – busull të vete morale, për të njohur dallimet për informata të vlefshme mediale dhe konstruksionet PR të servuara.

Një rekomandim i Qendrës për praktikë të mirë në gazetarinë Pew –SHBA në “Manualin për etikë në gazetari”, thekson rolin e personelit të redaksisë në këtë drejtim dhe thotë:

Mediumet duhet të nxisin pavarësinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes së mendimit dhe të inkurajon gazetarët për të bërë atë.“

Stereotipet janë armiq të gazetarisë së mirë. Këtë shumë mirë e dinë PR ekspertët. Pra, gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shpëtoj prej tyre. Ose në mënyrë maksimale të mbrohen me metodologjinë objektive gazetareske.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.