Recension: Në Turqi ka 6 milionë maqedonas!

Ljubomir_Turcija_Makedonci_098-09876090-crop-resize

Maqedonia është vend në të cilin assesi të realizohet regjistrimi i popullsisë, praktikisht që nga pavarësia e saj. Kishte kontraverza rreth regjistrimit të realizuar para 12 e sa viteve dhe akuza se përfundoi me marrëveshje politike, e ai i dyti, i vitit 2011 nuk përfundoi dhe konsiderohet i pasuksesshëm. Mirëpo, edhe pse nuk mund t’i numërojmë maqedonasit në vend, lehtë i numërojmë maqedonasit në vendet e tjera. Që moti – që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, në “transmetim verbal” qarkullon numri se ka 5 milionë edhe atë në vendet tejoqeanike (Аustrali, Kanadë, SHBA) dhe ky numër disi mbijeton në mitet e “kauzës”. Tani, ky tekst flet për pesë milionë të tjerë, të cilët i vendos në Turqi, me nëntitull indikativ „Jemi aq sa jemi”.

Ljubomir_Turcija_Makedonci_098-09876090Linku deri te artikulli origjinal: Во Турција има 6 милиони Македонци!

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2014, 16:06

Data e recensionit: 16.09.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Në Turqi jetojnë ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë maqedonas me prejardhje. Gjenden në të gjitha pjesët e vendit, më së shumti janë të vendosur në pjesën e Egjeut. Edhe pse pjesa më e madhe janë të lindur në Turqi, ndërsa paraardhësit e tyre nga Maqedonia janë shpërngulur para më shumë se një shekulli, ata nuk e harrojnë prejardhjen e tyre. I kultivojnë traditat, zakonet, madje e flasin edhe gjuhën maqedonase dhe me gëzim vijnë në vendlindjen e tyre, thotë kryetari i Lidhjes së maqedonaseve me përkatësi fetare islame, Ismail Bojda. Më së shumti familje maqedonase ka në Manisë, Bursë., Izmir, Karshijaki, Bostanli, ndërsa rreth njëqind mijë banorë me prejardhje maqedonase jetojnë në Stamboll”” – thuhet në hyrje të tekstit të nënshkruar me iniciale, edhe pse është njëra nga pjesët më të mëdha.

 

MATEMATIKË IMPRESIONUESE

Секако дека бројките секогаш треба да се поткрGjithsesi se numrat gjithmonë duhet të mbështeten. Në qoftë se ato nuk udhëhiqen në mënyrë statistikore në vendin nikoqir (e nuk mund të udhëhiqen, për shkak se ata që kanë shkuar atje është dashur të deklarohen si turq autoktonë dhe për atë arsye kërkojnë vend në shtetin amë!) atëherë si është ardhur deri te ai numër. Në tekst thuhet se maqedonas me prejardhje ka ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë, mirëpo në titull është shkruar – gjashtë milionë. Cila është ajo metodë?

Në përgjithësi, një teme serioze i është bërë një qasje senzacionaliste. Si “ligjërues” për temën është marrë Ismail Bojda, i cili në vend është një lloj atasheje i maqedonasve-goranë, i cili fut një matematikë impresionuese, e cila nuk duhet të mbisundojë në një gazetë të përditshme serioze. Por, sikur ka pasur nevojë edhe për insinuata të tilla në vend të dëshmive, dhe fitojmë një temë me numra të fryrë. Në fakt, çka janë ata pesë ose gjashtë milionë – turq me prejardhje që janë shpërngulur, shqiptarë (të gjithë e dijmë se ka edhe të tillë), maqedonas – muslimanë… Me gjasë në gjithë këtë ka edhe pak të vërtetë, mirëpo, edhe qëndrimi i gazetës, veçanërisht nëpërmjet titullit është me kuptim të dyfishtë. Ta themi edhe atë se historianët shqiptarë thonë se 2 milionë shqiptarë me prejardhje janë paraqitur si turq dhe kanë shkuar nga Evropa!

Ai që ka dashur me të vërtetë të vijë deri te tregues më të afërt për këtë temë gjithsesi se ka pasur burime të shumta. Të theksojmë vetëm një (Shpërngulja e “popujve me kulturë turke” dhe çështja e kompensimit) nga autori Vladan Jovanoviq, i cili doli nga Peshçaniku, dhe e gjetëm këtu, ku thuhet, shkurtimisht, për lexuesit që gjithsesi nuk e njohin këtë materie, se shpërngulja e populltatës e cila ka mundur të dëshmojë se është me prejardhje turke në Turqi është bërë dy herë. Njëherë pas luftërave ballkanike dhe krijimit të Mbretërisë SKS, dhe herën e dytë në Jugosllavinë e Titos. Të dyja janë pjesë e politikës për deosmanizimin e Ballkanit të cilën e kanë realizuar të gjitha regjimet e shteteve ballkanike. Për numrin e të shpërngulurve ekzistojnë të dhëna precize, për shkak se Turqia ka qenë shtet i organizuar dhe ai proces ka qenë i kanalizuar në mënyrë të rreptë, ndërsa njerëzit janë numëruar në mënyrë precize dhe për ta pastaj është kërkuar një lloj kompensimi material nga vendi prej ku janë shpërngulur.

Mbretëria e Jugosllavisë me Turqinë ka pasur të nënshkruar Konventë për shpërnguljen e “elementit josllav” (200.ooo njerëz) dhe ka një marrëveshje xhentëllmene ndërmjet Titos dhe shefit të diplomacisë turke Kopryly, në vitin 1953 dhe ai është dashur ta ringjallë Konventën me qëllim të “bashkimit të familjeve të ndara”. Turqia ka regjistruar se atje gjatë dy shpërnguljeve kanë shkuar 470.000 persona. Ky është ai numër me të cilin duhe të manipulohet dhe të polemizohet kur numrat ngriten në katror për shkak të “matematikave” politike të partive të këtushme turke, pastaj partive shqiptare dhe pseudohistorianëve lokalë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.