Recension: Në rrethin e Tetovës: Një amerikan e hulumton bombarduesin e rrëzuar amerikan

FireShot-Screen-Capture-bombarder-crop-resize

Reportazhi për kërkimin e mbetjeve nga bombarduesi i rrëzuar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore në rrethin e Tetovës dhe tregimi që lidhet me atë ngjarje dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në të, paraqet një freskim të vërtetë në hapësirën edhe ashtu monotone mediatike në Maqedoni. Përveç që bëhet fjalë për zhanr të reportazhit, që shumëë rall hset në faqet e gazetave të shtypura, tema është përpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Reportazhi është përplot me të dhëna interesante, deklarata të njohësve të çështjes, fotografi ekskluzive, është përmbledhur bukur dhe është i lehtë për t’u lexuar. Është e qartë përpjekja e autorit, që është dhënë vetëm me inicale, që temën ta hulumtojë në mënyrë të detajuar, kështu që produkti final veçohet në detin e produkteve të paqarta dhe joorigjinale në aspekt të zhanrit, me të cilat gjithnjë e më shumë mbushen faqet e mediave elektronike dhe të shtypura.

Рецензија:ВО ТЕТОВСКО: Американец го истражува срушениот американски бомбардерLinku deri te artikulli origjinal: Në rrethin e Tetovës: Një amerikan e hulumton bombarduesin e rrëzuar amerikan

Data dhe koha e publikimit:  17.01.2014, 9:19

Data e recensionit: 18.01.2014

Recensuese: Јugosllava Dukovska

Vërtetësia: Faktet që janë dhënë në këtë reportazh janë prezantuar në mënyrë solide, të mbështetura me deklarata të njohësve të ngjarjes, dëshmi, fotografi autentike nga pilotët amerikanë, nga hulumtimet në vendin e ngjarjes, sendet e gjetura nga aeroplani.

Burimet e informatave: Pohimet janë mbështetur se deklarata të detajuara dhe dëshmi të më tepër burimeve relevante.

Anshmëria: Një produkt i balancuar dhe i përmbyllur në mënyrë të mirë.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Portali e vazhdon praktikën e publikimit të teksteve të nënshkruaa autoriale, edhe pse vetëm me iniciale.

Kualiteti i titullit: НTitulli nuk është atraktiv, por vetëm në mënyrë korrekte informon për temën e reportazhit.

Fotografia: Ilustrimet me fotografitë e vjetra, si dhe inçizimet nga hulumtimet në lokacionin ku ka rënë bombarduesi amerikan, janë njëri nga argumentet më të fuqishme të këtij reportazhi. Ato me siguri do ta mbajnë vëmendjen e lexuesit.

Заклучок: Edhe pse vlen si një nga zhanret më atraktive gazetareske, reportazhi autentik (feature story) pothuajse edhe nuk ekziston në mediat e Maqedonisë ose, temat përpunohen në mënyrë gjysmake ose jokualitative. Dhe përderisa në botë ky zhanr është më i lexuar, më i shikuar dhe më i shpërblyer, te ne sikur është në zhduje e sipër. Aftësia për të bërë një reportazh të mirë është në mënyrë të suksesshme, me fjalë dhe fotografi ta vendosësh lexuesin në vendin e ngjarjes, ta përshkruash ngjarjen, t’i ringjallësh ndjenjat, Mu për këtë, reportazhet e këtilla ia vlen të përmenden dhe të shërbejnë si shembull dhe inspirim, që të përkujtojnë se si duhet të duket një produkt gazetaresk kur respektohen standardet gazetareske. Bëhet fjalë për një zhanr atraktiv dhe shumë të lexuar, prandaj redaksitë, edhe përkundër vështirësive financiare, duhet të ndajnë njerëz dhe resurse që ato të realizohen më shpesh.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.