Recension: Në autobusë – me kërcënime dhe shantazhe në tribunën e Gruevskit – pjesëmarrja e detyrueshme!

03162015-CentarNews-Vo-avto-crop-resize

 

Një informatë teknike që ka të bëjë me organizimin e tribunës partiake të VMRO-DPMNE-së i është nënshtruar sfidës që të bëhet diçka më tepër, mirëpo ajo më tepër nuk është në përputhje me standardet profesionale gazetareske dhe nga ai aspekt autori dhe media kanë shkaktuar problem.

Në erën e një oferte totale mediatike, e cila, përveç mediave tradicionale, është maksimalizuar me informatat që janë në dispozicion të shfrytëzuesve nëpër platformat mediatike në internet në të gjitha format, zgjedhja është me të vërtetë e bollshme. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se kjo zgjedhje nuk ka rregulla. Në leksionin “Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk”, kolegu Sashe Dimovski, qartë bën me dije se:

Mediat mund të publikojnë të dhëna personale ose fotografi të personaliteteve publike vetëm nëse dëshmojnë se interesi publik ka mbisunduar mbi atë privat. Çdo marrje tjetër e të dhënave, në pjesën më të madhe të fotografive nga rrjetet sociale, nuk është e lejuar dhe dënohet. Vetëshërbimi i gazetarëve me fotografi të huaja, pa leje, është në kundërshtim me ligjin.

Ky citim, si pjesë e leksionit, është shumë i qartë se në çfarë prizme duhet të shihet shfrytëzimi i përmbajtjeve nga rrjetet sociale. Edhe pse në tekstin që e recensojmë, nuk ballafaqohemi me shkelje të vrazhdë të rregullave të parapara me Kodin e gazetarëve ose të dispozitave ligjore të ligjeve të ndryshme që e rregullojnë këtë materie, ky recension e potencon vijën e hollë nëpër të cilën ecin mediat dhe punëtorët mediatikë.

03162015-CentarNews-Vo-avtoLinku deri te artikulli origjinal: Në autobusë – me kërcënime dhe shantazhe në tribunën e Gruevskit – pjesëmarrja e detyrueshme!

Data dhe koha e publikimit: 15.03.2015, 10:58

Data e recensionit: 17.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Madje edhe sikur ta marrim njërin “printscreen”, ai ku është e qartë se bëhet fjalë për porosi për një komitet rrethi të partisë që e organizoi tubimin, kjo nuk mund të merret si mëkat, sepse, megjithatë, bën pjesë në komunikimin e zakonshëm dhe të pritur të strukturave partiake me anëtarësinë e tyre.

Dy porositë e tjera “të huazuara” nga “vetëshërbimi i rrjeteve sociale”, kanë një element problematik për shkak se theksojnë se “për të punësuarit shkuarja është e detyrueshme”. Të dhënat për “pronarët” e këtyre porosive janë mjegulluar që të mbrohet media nga akuza eventuale për “ndërhyrje” në privatësi, mirëpo detyra e gazetarit nuk është dashur të përfundojë këtu. Gjithsesi, sipas parimit të “palës së dytë”, do të ishte shumë më profesionale sikur të kishim ndonjë deklaratë në lidhje me këto “rekomandime”, mirëpo…

Poashtu, thënë të vërtetën, duhet pranuar se në “printscreen”-en e publikuara nuk mund të shohim kërcënime dhe shantazhe, dhe sipas kësaj, bie në ujë titulli i këtij teksti. Për shkak se titujt janë vitrina e teksteve gazetareske, duhet të konstatojmë se vitrina e kësah përmbajtjeje mediatike nuk përkon me “produktet” e “shitores”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.