Recension: MPB-ja franceze paralajmëroi takim ndërmjet Fabiusit dhe Poposkit në Paris

Француското-МНР-ја-најави-средбата-меѓу-Фабиус-и-Попоски-во-Париз-Сител-Телевизија-crop-resize

Lajmi i agjencisë MIA për takimin e paralajmëruar të ministrit maqedonas për punë të brendshme, Nikolla Poposki me kolegun e tij francez këtu është transmetuar, kryesisht duke i plotësuar standradet e nevojshme gazetareske. Por, gjatë kësaj janë bërë edhe gabime. I pari, që bie në sy, për shkak se gjendet në fjalinë hyrëse dhe kryesore të lajmit, është se si zëdhënës i MPJ-së franceze ëshë theksuar Kej d’Orsej, që, në fakt, është lokacioni në Paris ku gjendet ky institucion. Kej d’Orsej është metonim për këtë ministri franceze, ngjashëm sikurse emri Pentagon, gjegjësisht selia e Ministrisë për mbrojtje të SHBA-ve shpesh përdoret si zëvendësim për emrin e plotë të këtij institucioni. Me këtë rast, po të shihet lajmi origjinal i MIA-s për këtë ngjarje, mund të konstatohet se agjencia shtetërore informative këtë metonim e shfrytëzon në mënyrë të drejtë, për dallim nga ky lajm.

Gabimi i dytë është përdorimi i emrin Bërdo, për lokacionin Bërdo në Kranj të Sllovenisë, ku paradokohësh kishte një samit rajonal të ministrave të vendeve anëtare të BE-së. Edhe në lajmin origjinal edhe në atë të transmetuarin bëhet fajë për samitin “nga Bërdoja” ose “në Bërdo”, pa e përmendur në këtë rast se bëhet fjalë për lokacion që gjerësisht është i njohur si Bërdo në Kranj, ku gjendet kështjella Bërdo dhe qendra e kongreseve. Edhe pse, në shikim të parë, përdorimi i emrit të shkurtuar do të mund të arysetohej si metonim, zakonisht takimet dhe samitet e rëndësishme në media megjithatë, emërtohen sipas lokacionit gjeografik që në këtë rast ka logjikë, edhe për shkak të faktit se në Slloveni ka së paku tre lokacione gjeografike me emrin Bërdo (përveç Bërdos në Kranj, ka edhe Bërdo në Shentjur dhe Bërdo në Nova Goricë), kështu që dallimi sipas afërsisë së vendbanimit më të madh ose komunës duket i logjikshëm.

Француското МНР ја најави средбата меѓу Фабиус и Попоски во Париз - Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: MPB-ja franceze paralajmëroi takim ndërmjet Fabiusit dhe Poposkit në Paris

Data dhe koha e publikimit: 23.11.2013, 15:49

Data e recensionit: 26.11.2013

Recensuese: Јugosllava Dukovska

Vërtetësia: Informata bazohet në fakte dhe nuk vihet në dyshim kredibiliteti i pohimeve, me përjashtim të deklaratës së gabuar se për takimin e ministrit maqedonas dhe atij francez, agjencinë MIA e ka informuar zëdhënësi i ministrisë, “Quai d’Orsay“.

Përmbajtësia: Është plotësuar niveli i nevojshëm i gjithëpërfshirjes.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Informata është lajm i përpunuar i MIA-s.

Kualiteti i titullit: Edhe pse është i gjatë dhe sqarues, megjithatë titulli është i gjatë dhe i ngarkuar me një detal të panevojshëm – se takimin e ka paralajmëruar MPJ-ja franceze.

Përfundimi: Transmetimi i lajmeve të agjencive është detyrë relativisht e lehtë për çdo medie – lajmi është përcjellë, informata është përgatitur dhe duhet vetëm me vëmendje të lexohet, eventualisht të shkurtohet ose të bëhet një përmbledhje dhe – është e gatshme për t’u plasuar. Megjithatë, edhe për këtë punë, sikurse edhe për çdo tjetër, duhet pasur njohuri jo vetëm nga problematika që trajtohet, por edhe një nivel të caktuar të dijes, që shpesh njihet si “kulturë e përgjithshme”. Termi “kulturë e përgjithshme”, në fakt edhe vetë tregon se bëhet fjalë për një sasi të njohurive që e posedon një shtresë e gjerë e shoqërisë, gjegjësisht një pjesë e madhe e publikut të cilit i drejtohen mediet, kështu që gabimet banale të tipit “zotëri Kej d’Orsej” pa dyshim se do të ndikojnë në autoritetin e tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.