Recension: MEGASKANDAL: Zaevët qëndrojnë pas aferës me trangujt helmues

nntt-crop-resize

Problemi kryesor në këtë tekst është ajo se në momentin e publikimit të tij nuk ka konfirmim se firmat për të cilat detajisht elaborohet se janë të familjes Zaev, se në fakt janë edhe firmat që janë të përziera në rastin me perimet që janë trajtuar kimikisht mbi nivelin e lejuar. Janë identifikuar Inspektorati shtetëror për bujqësi dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari si organe kompetente ta vërtetojnë këtë informatë dhe është mirë që prej tyre kërkohet reagim, por, megjithatë, nuk është marrë konfirmim. Në këtë rast portali shfrytëzon çertifikata nga Regjistri qendror, që janë burim i saktë për pronësinë e kompanive në Maqedoni, por nuk e plotëson minimumin e vërtetësisë për atë se mu firmat për të cilat elaborohet në tekst janë ato që janë përfshirë në prodhimin dhe eksportin e trangujve. Prandaj edhe parashtrohet pyetja për transparencën nga ana e institucioneve dhe pse ato nuk zbulojnë para publikut se cilat janë firmat që kanë qenë të përfshira në biznesin me trangujt. Kjo është e dhënë me interes publik.

nnttLinku deri te artikulli origjinal:  Recension: MEGASKANDAL: Zaevët qëndrojnë pas aferës me trangujt helmues

Data dhe koha e publikimit: 15.11.2013; 13:49:22

Data e recensionit: 15.11.2013

Recensues: Mirosllava Burns

Vërtetësia: Edhe pse autori është përpjekur që të marrë konfirmim nga institucionet relevante për atë se firmat për të cilat thotë se janë në pronësi të Zaevëve dhe për të cilën gjë paraqet dëshmi, se janë firmat që janë prodhuese të trangujve, megjithatë, kjo informatë kyçe mungon në tekst. Dëshmohet me dokumente se struktura pronësore e dy firmave është e lidhur me familjen Zaev, por jo edhe ajo se ato firma janë të lidhura me prodhimin dhe eksportin e perimeve.

Burimet e informatave: Burimi zyrtar i informatave janë çertifikatat nga Regjistri qendror, ndërsa pretentimdet e tjera në tekst bazohen në njoftime nga burime anonime dhe jozyrtare.

Përmbajtësia: Artikulli është përmbajtësor në aspekt të pronësisë së dy firmave, por, megjithatë, nuk është i plotë për shkak se nuk ka bazë të mjaftueshem të informatave se ato firma janë të përziera në rastin me trangujt që janë trajtuar kimikisht mbi nivelin e lejuar. Pozitive është ajo se, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale janë fshehur numrat amë të pronarëve nga çertifikatat e Regjistrit qendror.

Anshmëria: Мund të parnadjehet se prapavija politike e Zaevit është shkak inicial për atë që në fokusin e vëmendjes është lidhja e tij familjare me ata për të cilët autori thotë se janë pronarë të kompanive. Kjo mund të shihet nga komenti:

“Kjo mega aferë e cila e tronditi vendin, por edhe Ballkanin, e sjelljen e rrezikshme dhe skandaloze të Zaevëve. Puna e këtillë në bujqësi e rrezikon shëndetin dhe sigurinë e njerëzve dhe i jep goditje të rëndë imixhit të vendit dhe bujqësisë maqedonase.”

Komentimi: Komenti duhet jetë i ndarë në mënyrë të qartë nga informata, gjegjësisht lajmi. Autori e gjeneralizon sjelljen e Zaevëve si të rrezikshme dhe skandaloze edhe përkundër asaj se mungon vërtetimi kryesor se mu firmat e përmendura janë të lidhura me eksportin e perimeve.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Тeksti është krijuar në mënyrë burimore në redaksi dhe nuk është plagjiaturë. Prapa tij, sipas nënshkrimit, qëndron redaksia.

Kualiteti i titullit: Titulli përmban dozë senzacionalizmi për shkak të fjalës “megaskandal”. Fitohet përshtypja se autori përpiqet ta paraqesë si megaskandal pronësinë e firmave nga personat fizikë, e jo vetë problemin, gjegjësisht faktin se ekzistojnë kornishone që përmbajnë sasi më të madhe të pesticideve se sa që është paraparë.

Fotografia: Fotografitë janë adekuate dhe jotendencioze dhe pretendojnë ta ilustrojnë eksportin, si dhe çertifikatat nga Regjistri qendror. Теksti përmban dokumente ku respektohet Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, gjegjësisht janë fshehur numrat amë të personave që lidhen me firmat.

Përfundimi: Теksti do të ishte i plotë sikur autori të merrte edhe konfirmim se firmat, “pemën pronësore” të të cilave e elaboron, janë po ato që janë të lidhura me prodhimin dhe eksportin e perimeve. Pa këtë informatë, vihet në pikëpyetje ajo se sa institucionet janë transparente. Teksti përmban kualifikime të gazetarit, gjegjësisht komente që janë mendim personal dhe nuk janë të bazuara në asgjë argumentim, si, për shembull, deklarata se bujqësia në Maqedoni ka rejting të keq për shkak të Zaevëve. Në burime jozyrtare bazohen edhe deklaratat, vërtetësia e të cilave në tekst është shumë e rëndësishme, si për shembull, ajo se perimet janë trajtuar me kemikate pesë herë më shumë se sa që është e lejuar, si dhe ajo se vetë kemikati aspak nuk ka qenë i dedikuar për llojin e perimes për të cilën flitet në tekst. Këto janë informata senzitive, të cilat nëse nuk verifikohen mirë nga më tepër burime, mund të shkaktojnë panik te popullata.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.