Recension: Mediat greke i marrin si shembull politikat tona ekonomike

Грчките-медиуми-ги-земаат-за-пример-нашите-економски-политики-crop-resize

 

Titulli i “fryrë” dhe tekst që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me realitetin. Theksohen përfundime të trilluara, të cilat nuk janë të bazuara me asnjë fakt dhe deklaratë. Me një fjalë, autori i këtij teksti prej “mizës ka bërë elefant”.

Грчките медиуми ги земаат за пример нашите економски политикиLinku deri te artikulli origjinal: Mediat greke i marrin si shembull politikat tona ekonomike

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2015

Data e recensionit: 06.03.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Përderisa Greqia lufton që të dalë në fund me buxhetin e zbrazët dhe me gjasë përgatitet për marrje të huasë së re nga kreditorët ndërkombëtarë, Maqedonia e pagoi borxhin e saj, edhe atë 13 muaj më herët, transmeton MIA.

Këtë e shkruajnë sot mediat greke duke lajmëruar për pagesën e parakohshme të borxhit ndaj FMN-së nga ana e autoriteteve të Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë e transmetojnë deklaratën e drejtoreshës së Fondit, Kristin Lagard.”

Mediat greke, gjoja (themi “gjoja”, për shkak se nuk janë cituar, e as nuk janë linkuar, dhe për këtë arsye mund të thuhet se edhe lajmi i transmetuar është i trilluar), e kanë transmetuar lajmin se Maqedonia para kohe e ka paguar borxhin e saj ndaj FMN-së dhe deklaratën e Lagardit ku ajo e ka përshëndetur këtë veprim. Dhe kjo është e tëra. Nga transmetimi i një informate nuk mund të nxirret përfundimi se mediat greke i kanë marrë si shembull politikat ekonomike të Maqedonisë. Kjo për shkak se termi “politika ekonomike”, që është përdorur në titull, është mjaft i gjerë dhe nuk nënkupton vetëm kthim të borxhit.

Këtë lajm e transmetuan edhe disa media boshnjake, mirëpo, megjithatë, autori nuk ka shkruar se ata i marrin si shembull politikat tona ekonomike.

Faktë është se Maqedonia e pagoi borxhin e saj ndaj Fondit para kohhe, mirëpo fakt është edhe ajo se paratë me të cilat Qeveria e pagoi këtë kredi, poashtu janë para nga kreditorët e huaj – eurokambiali. Në fakt, Qeveria vendosoi të paguajë një linjë të lirë kreditore me para nga një burim më i shtrenjtë i financimit.

“Tani ne kemi situatë kur një kredi më e lirë kthehet duke marrë hua me kamatë më të lartë, gjegjësisht nëpërmjet eurokambialit. Domethënë, kredinë që ishte marrë me kamatë të ulët, Qeveria e ktheu duke marrë kredi të re me kamatë më të lartë. Sipas llogaritjeve që i bëra, përqindja efektive e kamatës së eurokambialit të fundit është 5,1%, dhe me një hua të këtillë ne paguam kredi, kamata e së cilës ishte pak më e lartë se 1%, thotë ish-guvernatori Goshev, në një deklaratë për portalin Faktor.”

Prandaj, është e palogjikshme që dikush ta marrë si shembull veprimin e këtillë. Prandaj, lehtë mund të thuhet se autori i këtij teksti ka pasur për qëllim ta manipulojë lexuesin se Qeveria ka bërë një veprim të shkëlqyeshëm, për të cilën gjë edhe Greqia “ia heq kapelën”, vendi me të cilin akoma nuk e kemi zgjidhur kontestin për emrin e vendit tonë, duke mos i prezantuar në tërësi të gjitha faktet që kanë të bëjnë me pagesën e borxhit tonë ndaj FMN-së. Në këtë i kanë ndihmuar edhe mediat e pretenduara greke.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.