Recension: Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun

maxim_mk_so-ovoj-status-na-fejsbuk-sergej-varoshlija-ja-shokirashe-javnosta-crop-resize

Lajmi i shkurtër që e recensojmë shkakton huti. Përbëhet prej vetëm dy fjalive, dhe i është dhënë titulli: “Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun”, e si ilustrim është përdorur një “screenshot” nga psotimi i aktorit Toni Mihajllovski” Kështu që, lexuesit nuk mund ta kuptojnë se çfarë postimi “shokues” në Facebook ka bërë stilisti i njohur.

maxim_mk_so-ovoj-status-na-fejsbuk-sergej-varoshlija-ja-shokirashe-javnostaLinku deri te artikulli origjinal: Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2014, 14:07

Data e recensionit: 27.08.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

NJË LAJM I KOPJUAR KEQ

Si burim i vetëm i informatave është theksuar statusi në Facebook. Qëllimi i medias me gjasë ka qenë të informojë se stilisti nëpërmjet profilit të tij në FB u ka dërguar porosi atyre që, gjoja, ka përhapur thashetheme se është i sëmurë. Mirëpo, në vend të statusit të Varoshlisë, është paraqitur porosia në Facеbook e Mihajllovskit deri te ata që e pranuan “sfidën e akullit” që të lagen me kovë me ujë.

Por, në fakt, si ka ndodhur ky gabim?

Më 24 gusht, disa media, disa më herët – e disa më vonë gjatë ditës, i publikuan foto-lajmet për statuset e Varoshlisë dhe të Mihajjlovskit. Në rastin konkret, portali në orën 14:07 e publikoi tekstin që e recensojmë, e tre minuta më herët, gjegjësisht në orën 14:04 e plasoi lajmin për postimin e Mihajllovskit me titull: “Тоni Mihajllovski në Facebook i “dërrmoi” ata që lahen me ujë të akullt”.

Një orë e gjysmë më herët, lajme me tituj identikë u plasuan në një medie tjetër. Edhe atë, lajmi me titull: “Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun” (sipas agregatorit Daily), është publikuar në orën 12:38, ndërsa аrtikulli me titull: “Тоni Mihajllovski në Facebook i “dërrmoi” ata që lahen me ujë të akullt”, në orën 12:35.

Pra, siç mund të vërehet, me gjasë të dyja lajmet janë marrë nga portali i njëjtë, dhe gjatë shpejtimit nuk është ndryshuar ilustrimi, gjegjësisht “screenshot”-i nga profili i Mihajllovskit në Facebook me atë të statusit të Varoshlisë. Që na bën me dije se para nesh kemi një lajm të kopjuar keq.

Dhe siç konstaton me të drejtë lexuesja, me propozimin e së cilës e recensojmë këtë tekst: “Kur vidhet dhe kopjohet, nuk shihet se teksti a përputhet me fotografinë. Me rëndësi është të plasohet informata!”.

Përveç kësaj duhet theksuar se “Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk”, siç është theksuar në leksionin gazetaresk të publikuar në faqet e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.