Recension: Maqedonia në top 8 destinacionet turistike botërore

IDIVIDI  Македонија во топ 8 светски туристички дестинации-crop-resize

Kishte plotësisht të drejtë lexuesi ynë kur kërkoi “trajtim” nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media për përmbajtjen mediatike që është subjekt i këtij recensioni.

“Nuk ka link deri te lajmi origjinal e as informatë për atë se cili portal e ka bërë rangimin dhe në bazë të cilave kritere. Si lexues ndjehem i mashtruar për shkak se harxhova 5 minuta nga koha ime duke menduar se do të lexoj informatë atraktive dhe relevante.”

Përveç asaj se reagimet e lexuesve janë gjithnjë e më të shpeshta kur bëhet fjalë për tekste të këtilla joprofesionale, që flet për atë se kemi publik të emancipuar mediatik, lexuesi ynë ka të drejtë në të gjitha pikat e vërejtjes së tij për këtë tekst.

IDIVIDI  Македонија во топ 8 светски туристички дестинацииLinku deri te artikulli origjinal: Maqedonia në top 8 destinacionet turistike botërore

Data dhe koha e publikimit: 28.06.2014, 11:32

Data e recensionit: 03.07.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Çdokush mund të dyshojë në vërtetësinë e kësaj informate për shkak se ajo nuk i ka referncat elementare që duhet ta vërtetojnë atë: linkun deri te burimi, gjegjësisht krijuesin e kësaj liste të destinacioneve të pretenduara botërore.

Thënë të vërtetën, media që e ka publikuar lajmin, atë e ka marrë nga një portal tjetër, i cili, lajmin e ka marrë ndonjë portal serb në internet. Kjo, përsëri nuk e bën këtë informatë të vërtetë, për shkak se akoma nuk e kemi burimin kryesor.

Ky element thelbësor e bën informatën të anshme, që nuk është karakteristikë e qasjes së matur, objektive, që përkon me qëndrimin profesional gazetaresk.

Që në nenin e parë të Kodit të gazetarëve thuhet:

“Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht për spekulim, kjo duhet të theksohet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.”

Kjo nuk është informatë e cila nuk mund të verifikohet, e as që ka ndonjë arsye të mos publikohet burimi. Përkundrazi, kjo do t’i jepte peshë edhe vërtetësisë së këtij teksti. Kështu, njeriu mund të mendojë gjithçka.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.