Recension: MAQEDONIA NË OSKAR: Filmat zgjidhen pa kritere

Mendimi subjektiv i anëtarëve të Komisionit ka qenë vendimtar për mosdërgimin e asnjë filmi nga Maqedonia në garën për “Oskar”, komentojnë punëtorët e filmit. Asnjë nga katër anëtarët e Komisionit nacional, që dje sollën vendim të mos dërgohet asnjëri  nga dy filmat e Maqedonisë si kandidat për “Oskar”, nuk dëshirojnë zyrtarisht ta komentojnë këtë vendim.

Kjo është hyrje në temë – nominimi nga Maqedonia për shpërblimin Oskar. Arritja më e madhe e tekstit, i cili mirë i shqyrton mekanizmat për përzgjedhje të filmave vendorë, është që tregon se edhe deri tani ajo trambolinë është vendosur rastësisht dhe sipas shijes së dikujt në organin e SHPFM-së që në momentin e caktuar e ka pasur atë privilegj.

МАКЕДОНИЈА НА ОСКАР: Филмовите се избираат без критериуми

Linku deri te artikulli origjinal: MAQEDONIA NË OSKAR: Filmat zgjidhen pa kritere

Data dhe koha e publikimit: 20.09.2013

Data e recensionit: 20.09.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Nuk ka dyshim se dita e fundit e punës së javës së tretë të shtatorit kaloi mu në shenjën e mosshkuarjes sonë në nominimin për Oskar, edhe pse ka pasur dy filma që kanë qenë në konkurrencë. Temat e nxehta në kulturë edhe atë në kulturën e lartë, te ne me dekada shmangen ,e ata që merren me të nuk dëshirojnë t’i hidhërojnë krijuesit dhe kjo është një e vërtetë e vjetër sa edhe vetë vendi. Është mirë që portali është hapur tërësisht për tregimin e ditës, me shumë detaje nga ndërtesa që gjendet në rrugën “8 marsi”, që përndryshe është e mbuluar nga heshtja.

Në tekst, ndoshta (apo edhe sipas të gjitha gjasave) nuk gjendet e vërteta, ose nuk është e plotë, por lexuesi mund të kënaqet me begatinë e fakteve të ofruara dhe deklarateve individuale. Poasaçërisht me rëndësi është fakti se këtu nuk ka përfaqësues të filmit të dytë që ka qenë në konkurrencë (“Ballkani nuk është i vdekur”) i Aleksandar Poposkit, por kjo nuk dëmton shumë vërtetësinë, për shkak se ai film nuk u vendos për të shfaqur edhe një vit pas promovimit të tij.

Burimet e informatave: Тeksti shfrytëzon më tepër burime dhe përdor formë të drejtpërdrejtë që te ne është, pothuajse, dukuri e rrallë. Ai i ka kontaktuar pothuajse të gjitha palët e interesuara në një botë shumë mendjemadhe dhe e ka bërë publike se si dhe pse është refuzuar filmi “Dhoma me piano” për t’u promovuar në “Oskar”, me qëndrimin, mendimin ose sqarimin e personave relevantë. Kjo formë, kushtimisht, e një “ankete” gradualisht na i zbulon të gjithë faktorët e një mekanizmi “për të shkuar në Hollywood”, për të cilin as që e kemi ditur se ekziston.

Teksti i është shmangur qasjes bardhë-e zi dhe ka shkuar përtej transmetimit të dy komunikatave të palëve të interesuara në këtë konflikt.

Përmbajtësia: Përmbajtësia gjithsesi është pjesa më e vlefshme e artikullit, për shkak se kemi shumë informata për gjëra të cilat, pjesërisht, ndodhin prapa katër mureve (për shembull, kush si ka votuar) dhe ajo që është edhe më me rëndësi, me zbulimin e formulës e cila lehtë na sqaron disa vendime, eventualisht, të çuditshme, rreth nominimeve në të kaluarën.

Anshmëria: Autori i artikullit zbulon se gjatë zgjedhjes së filmit nga Maqedonia për “Oskar”, në fakt nuk ka as kritere të përafërta, as procedurë të përcaktuar për zgjedhje dhe se kështu ka qenë gjithmonë, edhe pse ka pasur inictiativë për miratimin e tyre. Mbajtja për atë “parmak” i ka mundësuar autorit të artikullit që të mor rrokulliset drejt “shtratit” të ndonjërës nga palët e interesuara. Përndryshe, në këtë rast, nuk ka konkurrencë klasike ndërmjet dy filmave, siç ndoshta mund të mendohet, por ndërmjet atyre që konsiderojnë se vepra e cila u shfaq për herë të parë në një festival të madh (Festivalin e vëllezërve Manaki) meriton të shkojë përtej oqeanit ose jo?!

Origjinaliteti/Plagjiatura: Përdorimi i inicialeve nga ana e autorit të tekstit është një nga anët e dobëta të këtij artikulli, i cili padyshim është autorial. Shihet se inicialet nuk përputhen me asnjë autor që është vendosur në impresumin e portalit, që le përshtypjen se bëhet fjalë për një përpjekje që identiteti i autorit për një pjesë të publikut të kulturës, para së gjithash, publikut të filmit, të fshehet. Kjo është e panevojshme, për shkak se për një pjesë të individëve që janë pyetur për ta shkruar tekstin, autori gjithsesi është i njohur!

Kualiteti i titullit: Titulli është shumë i redukuar, por njëkohësisht “i gjerë”, kështu që pothuajse edhe nuk ka nevojë për mbititull ose nëntitull!

Fotografia: Në tekst janë shfrytëzuar tre fotografi dhe një video-klip reklamues, kështu që ai është mjaft ilustrues, por nuk ka asnjë fotografi nga “pala tjetër”, që përsëri është dobësi e cila e prish përshtypjen e përgjithshme.

Përfundimi: Ky tekst është një nga kontributet e rralla nga fusha e kulturës së lartë, ku në mënyrë të hapur futet në botën e “makinerisë” kreative, edhe pse autori ka treguar një dozë të oportunizmit personal në preazntimin e dallueshmërisë së tij të plotë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari