Recension: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike?

Македонците-од-Флорида-Како-Заев-спие-мирно-09876-098-crop-resize

 

Ajo që është kontestuese në këtë tekst është ajo se, cila është kjo Shoqatë dhe cilët janë ata maqedonas që janë anëtarë të saj. Artikulli është politikisht i anshëm dhe ka për qëllim ta sulmojë dhe ta nxijë LSDM-në opozitare, e veçanërisht liderin e partisë Zoran Zaev.

Македонците од Флорида  Како Заев спие мирно кога знае дека ја кодошел македонштината за ситни политички поениLinku deri te artikulli origjinal: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike?

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2015

Data e recensionit: 11.02.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Shoqata e qytetarëve “Dielli maqedonas” nga Tampa, Floridë, shpreh shqetësim për shkak të ndodhive në Maqedoni dhe i jep përkrahje kryeministrit në, siç thuhet në letrën e tyre, luftën kundër spiunëve, tradhtarëve dhe atyre që duan ta shohin Maqedoninë të copëtuar.

Në qoftë se kërkohet nëpër internet do të shihet se për këtë shoqatë nuk ka asnjë informatë, as kur është formuar, e as se kush janë anëtarë të saj. Kjo nuk mund të kuptohet as në këtë artikull. Kjo shoqatë për herë të parë përmendet në një medie të Maqedonisë pikërisht tani, pasi kryeministri Nikolla Gruevski doli me aferën “Grushtshteti”, në të cilën e akuzoi liderin e opozitës Zoran Zaev se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja sekrete. Edhe pse procedura gjyqësore për këtë rast akoma nuk është hapur në Maqedoni dhe asgjë nuk është dëshmuar deri tani. menjëherë me reagime për “tradhëti” dhe nxirje të Zaevit u paraqitën shumë shoqata nga diaspora, në mesin e të cilave edhe Shoqata e maqedonasve nga Tampa, Floridë.

Duke e pasur parasysh faktin se nuk janë ofruat të dhëna konkrete për këtë shoqatë, parashtrohet pyetja se a ekziston ajo, apo ndoshta është trilluar ose është formuar me shpejtësi që publiku të manipulohet politikisht dhe të pështyhet mbi opozitën.

Në letrën e dërguar nga kjo shoqatë shihet qartë përkrahja për VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, që e bën tekstin politikisht të anshëm. Është e paqartë se pje kjo shoqatë nuk është paraqitur deri tani me reagim për ngjarje të tjera në vend, siç ishte për shembull “e hëna e zetë”, kur më 24.12.2012 nga Kuvendi u larguan deputetët opozitarë dhe opozita atëherë akuzoi se “filloi fundi i demokracisë në vend”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.