Recension: Lum Putini me këtë fuqi!

Блазе си му на Путин со ваква моќ Вечер-crop-resize

 

Bëhet fjalë për një foto-lajm nga ushtrimet ushtarake të të armatë ruse në Kaliningrad, pikën më perëndimore të Federatës ruse. Është shfrytëzuar një informatë e cila ka qenë në dispozicion në “Reuters” dhe e cila përmban të dhëna të zakonshme për numrin e pjesëmarrësve dhe për mjetet (armët) që kanë qenë pjesë e demonstrimit të fuqisë ushtarake dhe të efikasitetit të armatës. Me këtë rast, redaksia ka vënë një titull të atillë, të cilin nuk do ta merrte guximin ta vendoste as ndonjë gazetë “patriotike” në vendin ku është realizuar ushtrimi.

Блазе си му на Путин со ваква моќ ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Lum Putini me këtë fuqi!

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2014, 11:58

Data e recensionit: 17.12.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Kryetari rus Vlladimir Putin ka urdhëruar që në fillim të këtij muaji të mbahet ushtrim i jashtëzakonshëm ushtarak në perëndim të vendit. Ushtrimi është realizuar prej 5 deri më 10 dhjetor, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në njoftim thuhet se ushtrimi i jashtëzakonshëm në të cilin kanë marrë pjesë 9.000 ushtarë dhe mbi 55 anije luftarake, është realizuar që të testohet gatishmëria luftarake e ushrisë në Kaliningra, zonë e cila kufizohet me anëtaret e NATO-s, Lituaninë dhe Poloninë.”

Sikurse edhe çdo agjenci profesionale “Reuters”-i nuk do t’i lejonte vetes që të raportojë nga një ushtrim ushtarak ashtu që do të sugjeronte ndonjë superioritet ushtarak (të kujt do qoftë. Teksti është mjaft profesional, mirëpo redaksia e të përditshmes ka lejuar që të japë një përfundim në bazë të një analize joekzistuese të sugjerojë, dhe kjo është e qartë, superioritet ushtarak tëdikujt, e para së gjitash të Moskës. Domethënë, që të konstatojë se dikush ka superioritet ushtarak, duhe të jepet ndonjë përshkrim se prej ku vjen mënyrë e të menduarit (fuqia ushtarake e kundërshtarit të paramenduar).

Në titull madje ka edhe një dozë të “kënaqësisë”, e cila është e palejuar për një të përditshme me traditë, për shkak se e kemi edhe mbititullin “Të gatshëm për luftë”. Kjo, para së gjithash, duket si nxitje ushtarake! Pasqyra e raporteve të tjera (siç transmeton lajmi i “Reuters”-it) është dukshëm më i matur. Gjithsesi, ka edhe shembuj, më të këqinj ku sugjerohet se dikush madje ka qenë edhe në vendin e ngjarjes! Me të vërtetë, në portalin e lartëpërmendur kemi të bashkangjitur edhe një video-lajm nga televizioni propagandues “Russia Today”, në kohëzgjatje prej dy minuta e gjysmë, me çka kompletohet animi i pafshehur.

Të përkujtojmë se politika zyrtare e vendit tonë është që të bëhemi anëtare të NATO-s, e ne tashmë marrim pjesë në operacionet trajnuese-operative të Aleancsë me “ushtri të gjallë” tashmë një kohë të gjatë. Nëse ka ndryshime në këtë politikë, me siguri publiku meriton të informohet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.