Recension: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë
Bëhet fjalë për një artikull tendencioz ku prej një njoftimi të zakonshëm është përpiluar një informatë kritikuese, dhe është vënë në funksion të zënkës politike. Ideja për ta paraqitur kryetarin e Komunës Qendër në dritë të zezë shihet që në fillim të tekstit.
Linku deri te artikulli origjinal: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë
Data dhe koha e publikimit: 19.11.2014, 13:27
Data e recensionit: 26.11.2014
Recensues: Оlivera Vojnovska
KRITIKA
Artikulli fillon me koment dhe një dozë të dukshme ironie:
“Zhernovski e ndryshoi taktikën. Deri tani vetëm ankohej, e prej tani, vendosi të padisë.”
Faktikisht, teksti ka vendosur që ta kritikojë, e bile edhe ta tallë krytearin e komunës Qendër, për shkak se ai ka vendosur të padisë për shpifje Jakimovski për shkak të pretendimeve të tij në një intervistë të publikuar në një medie. Me këtë që në fillim zbulohen motivet që nuk janë gazetareske, por kanë një sasi të konsiderueshme të ngjyrës politike.
E në të njëjtën mënyrë është intonuar edhe përfundimi i tekstit, ku Zhernovski lidhet me incidentit që ka ndodhur para dy javlsh vitesh në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Karposhit (12.11.2014). Kjo, poashtu, tregon se shkresa e kryetarit të komunës Qendër nuk është transmetuar që të informohet publiku, por që të sulmohet ai.
ЕТIKETIMI
Në këtë informatë të shkurtër shihet edhe dëshira për t’i etiketuar mediat që nuk janë në vijë të njëjtë me pushtetin. Në fakt, në tekst krejtësisht pa nevojë është përdorur formulimi:
“(…) thuhet në njoftimin e Zhernovskit të cilin e transmetojnë mediat e SOROS-it.”
Është e qartë se njoftimin e këtillë, kryetari i komunës Qendër e ka dërguar deri te të gjitha mediat, e kjo mund të shihet edhe nga artikujt në këtë temë që janë publikuar atë ditë (19.11.2014). Mirëpo, dikush ka bërë vlerësim të gabuar dhe ka vendosur edhe në këtë mënyrë të prishë këtë informatë të shkurtër, ku pika e vetme e ndritshme është titulli: “Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë” dhe fotografitë që janë zgjedhur në mënyrë korrekte.
E çka tjetër të thuhet për këtë produkt jokualitativ gazetaresk ku kanë dështuar parimet që janë standard në profesionin gazetaresk. Kështu, në pesëmbëdhjetë rreshta janë shkelur më tepër nene (13,14 dhe 16) të Kodit gazetaresk, në mesin e të cilave edhe preambula, ku është theksuar në mënyrë precize se gazetarët kanë rol të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Mirëpo, edhe se gjatë transmetimit të informatave, do t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale dhe se do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.(13)
Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike. (14)
Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij. (16)”
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari